Posts

Showing posts from November, 2009

TRI POEZI

Image
Poezi nga Allaman Hysa Keto tri poezi jane krijuar nga babai im Allaman Hysa, dy i perkasin vitit te larget 1952 dhe njera vitit 1975. Keto babai im (rahmet paste) i ka krijuar dhe per here te pare i ka shkruar ne fund te vitit 1990, kur filluan te fryjne per here te pare Flladet Demokratike. Ato kane nje gjuhe te thjeshte dhe shprehin revolte ndaj nje realiteti te ndertuar artificialisht me force. Per mendimin tim keto TRI POEZI permbledhin nje realitet te dhimbshem 50-vjecar te te gjithe shqiptareve dhe deshirat e tyre te ndrydhura. Ne perkujtim te BABAIT po i ribotoj per te disaten here ne blogun tim personal. Me keto vargje dhe shume te tjera te shkruara prej tij une fitova dashurine per poezine dhe njekohesisht keto poezi shpesh na frymezuan per ta urryer realitetin e krijuar. Roald A. HYSA Faraon Me shpat’lla rob’rish qindrami, U ngrit Keopsi në shkreti, Me urdhër mbreti shekullor. U ngrit dhe vdekja si askurr’, Një skllav rrëmbente për çdo gur. Blatim për

Profeti Muhamed

Image
Muhamedi a.s. dhe jeta e tij ( Personazhi historik me biografinë më të detajuar dhe që ka pasur ndikimin më të madh në të gjithë historinë e njerëzimit ) Për Muhamedin është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet edhe gjatë kësaj kohe që u shkruan këto radhë modeste për të Dërguarin e fundit të Zotit, Muhamed ibn Abdullahun a.s. Është një nga personazhet historike, që i diktoi njerëzimit idetë, mendimet dhe e shtriu influencën e tij shpirtërore në një hapësirë gjeografike bukur të madhe duke nisur nga Maroku e përfundon në Malajzi e deri në Ishujt Filipine. Të shkruash për figurën e tij nuk arrin asnjë herë që ta shterosh nga fillimi deri në fund dhe të japësh një mendim të plotë për jetën e tij por edhe pa e trajtuar nuk mund ta linim dhe jam munduar ta kap nga disa këndvështrime kryesore me të cilat ndikimi i tij vazhdon të ndihet edhe sot në ditët tona pas rreth 1.400 vjetësh që Ai është larguar nga kjo botë dhe ka ndërruar jetë. Jeta e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Zotit qof

Tirana

Image
Ndryshimet e hapësirës urbane të Tiranës (1925-1965) ( Shndërrimi i Tiranës nga një qytet mesjetar musliman në kryeqytetin e Shqipërisë moderne ) Në kohën e shpalljes së Tiranës kryeqytet provizor nga Kongresi i Lushnjes, Tirana asokohe ishte një qytet i vogël me 11,000 banorë. Megjithatë përfundimisht Tirana vendoset si kryeqytet nga parlamenti shqiptar në dhjetor të vitit 1925. Kështu dy janë periudhat kryesore të shndërrimit të hapësirës urbane të Tiranës dhe këto janë të lidhura me zhvillimet historiko-politike të saj. Shndërrimet urbanistike të Tiranës mund t’i ndajmë në dy faza kohore, të dallueshme historikisht dhe politikisht. Periudha e parë i përket ngritjes dhe stabilizimit të monarkisë së Ahmet Zogut dhe viteve të Luftës së Dytë Botërore 1925 e deri më 1945, ndërsa periudha e dytë i përket pas luftës në vitet 1945 e më tej, kur ndryshon përsëri pamjen qendra e Tiranës. Tirana i përket një qyteti ku jeta kryesore ekonomike zhvillohe

HAFIZ ALI

Image
Hafiz Ali Korça – (1873-1956) Patriot dhe aktivist i shquar islam Ka lindur në Korçë më 5 prill 1873, i biri i Iljaz Efendiut figurë e njohur në qytet, po ashtu edhe si familje intelektuale e fetare. Në ato momente qyteti i Korçës ishte bërë epiqendër e lëvizjes kombëtare por edhe ku ishte përqëndruar propaganda antishqiptare fanariote greke. Vetëm në zonën Berat-Korçë në atë kohë numëroheshin 126 shkolla greke të të gjitha profileve. Pikërisht për këtë edhe veprimtaria e rilindasve të asaj kohe u përqëndrua në Korçë. Në një kohë të tillë me shumë trazira lindi edhe Hafiz Ali Korça. Në familje merr një edukatë të shëndoshë dhe qysh në moshën dymbëdhjetë vjeç arrin të mësojë përmendësh Kuranin duke u bërë hafiz, kështu edhe i hapet atij rruga drejt dijeve të pafundme të Islamit. Vazhdon shkollën e mesme (idadijen) po në Korçë, ku edhe e zotëron mirë turqishten dhe frëngjishten, që e ndihmon të njohi më vonë edhe kulturën perëndimore. Studimet e larta universitare i kryen në

Publicistike

Image
Disa tituj të shkrimeve që do t’i gjeni më poshtë për t’i lexuar dhe që janë botuar nëpër gazeta e revista të ndryshme: ü Vlerat e xhamisë si institucion shpirtëror e social për shqiptarët ü Tendencat globalizuese panevropiane dhe logjika e pushtetit ü Shteti i parë nacionalist shqiptar dhe historia moderne ü Ndryshimi i strukturës konfesionale ndër shqiptarët ü Mbulesa e Femrës Muslimane dhe ligjet që abuzohen vazhdimisht ü Feja në shoqërinë bashkëkohore ü Shoqëria shqiptare e tranzicionit Vlerat e xhamisë si institucion shpirtëror e social për shqiptarët Roald A. Hysa ( Nga Namazgjaja e Tiranës e deri tek Bajrakli Xhamia e Prizrenit historia e këtij vendi ka heshtur për rolin e posaçëm dhe shumë të rëndësishëm që kanë luajtur këto institucione. Vendosja e përfundimtare e kufijve pas Luftës së Dytë Botërore dhe Lufta e Ftohtë më pas ndikuan në fshehjen e së vërtetës .) Xhamia është një nga institucionet më të vyera të Islamit dhe jo vetëm nga