Posts

Showing posts from February, 2010

Nje vit pas ngjarjeve ne Gaza nuk ka ndryshuar gje...

Image
Kur Izraeli i përzuri palestinezët: Po sikur të kishin qenë San Diego dhe Tihuana? Randall Kuhn* Janar 2009 Në prag të pushtimit të Gazës nga Izraeli ministri izraelit i mbrojtjes Ehud Barak bëri këtë analogji: “Mendoni pak rreth asaj çka mund të ndodhte sikur raketat të ishin lëshuar për shtatë vjet nga Tihuana e Meksikës drejt San Diegos në Kaliforni (SHBA).”. Brenda pak orësh politikanë dhe ekspertë amerikanë e imituan krahasimin e Barakut pothuajse fjalë për fjalë. Në fakt në këtë lojë më 9 janar u përfshinë edhe Lideri i Maxhorancës së Kongresit Steni Hojer dhe Lideri i Pakicës së Kongresit kryetari Erik Kantor, të cilët nxorën një opinion të përbashkët ku thuhej: “Amerika nuk do të gjente qetësi, nëse terroristët do të lëshonin raketa nëpërmjet kufijve tonë për në Teksas apo Montana.” Por le të shohim nëse klasa jonë politike dhe ekspertët mund ta përsërisin papagallçe këtë lloj analogjie. Mendoni pak se çfarë mund të ndodhte sikur San Diego të përzinte pjesën më të