Posts

Showing posts from April, 2010

Don Kcira

Image
Muslimanët, nacionalistët, ateistët dhe don Anton Kçira ( Deklaratat e Kçirës u mbrojtën vetëm nga disa ekstremistë të krishterë, por hasën në zemërimin e gjerë të shqiptarëve. Falja “e vonuar” e Kçirës nuk e justifikon atë, por nxjerr në pah një realitet të hidhur, ku ka dorë edhe nga nacionalizmi ekstrem .) Deklaratat e don Anton Kçirës një prifti katolik që ushtron veprimtarinë e tij misionare në SHBA kanë shqetësuar pa përjashtim të gjithë komunitetet shqiptare kudo ku ato ndodhen. Pa dyshim ai që është prekur më tepër në ndjenjat e veta është komuniteti i muslimanëve shqiptarë pa përjashtim se ku ata ndodhen apo jetojnë. Normalisht deklaratat e këtij prifti jezuit nuk janë të lehta për t’u kapërdirë për më tepër që jehona e vrasjeve masive në Kosovë e Bosnje Hercegovinë me urdhër të Sllobodan Millosheviçit nuk është shuar ende. Për pasojë edhe plagët e mijëra njerëzve e familjeve në të dy vendet akoma kullojnë gjak dhe sytë e shumë nënave, baballarëve e fëmijëve kul