Posts

Showing posts from May, 2010

Burmali Xhamia

Image
Burmali xhamia dhe realiteti i shqiptarëve ( Shqiptarët në Maqedoni vazhdojnë të jenë të përjashtuar nga jeta qytetare dhe planet e zhvillimit. Burmali Xhamia është ende një ëndërr për ta dhe tashmë është prekur i gjithë komuniteti shqiptar me mosdhënien e lejes për rindërtimin e Burmali Xhamisë .) Video-prezantimi i projektit “Shkupi 2014” i paraqitur nga Komuna Qendër e Shkupit, ku parashikohet vendosja e ndërtesës së administratës së qytetit në vendin ku dikur ka ekzistuar Xhamia Burmali ka nxitur shumë reagime. Nga Këshilli për rindërtimin e Xhamisë Burmali thonë se video-prezantimi i projektit ishte një mesazh i zymtë për qytetarët, meqë aty nuk është përfshirë asnjë kulturë dhe civilizim që nuk është maqedonas dhe ortodoks. Ishte pikërisht ky projekt që sjell në vëmendjen tonë një realitet krejtësisht të hidhur që po përjetojnë Shqiptarët në tre qytete shumë të rëndësishme për Ballkanin dhe për harmoninë e tij. Shqiptarët në tre qytete shumë të rëndësishme ku jetojnë at

Bejte

Image
Bejte alla tirone per grevistat e urise rrofte facebooku per me nga e me u qa... Edvin Cami Kot nuk thojshin se façizmi osht si hallvë me shumë sheqer, se nështi qi dul freshizmi, ina bo t’gjithe zeher. Si u rrika pa byftek, pa salc kosi, pa bërxollë! Po s'i patëm kto për drekë, M'darkë s'un pimë as kokakolë. Për Zot, pula kot na binë, se ballistat s'i dumë hiç! Si ta rrxojmë kshu qeverinë pa bakllavë, shalqi e fiq? Na plotsoni çdo kërkesë, se do t'i lojmë çadrat bosh! S'shtyhet greva me fërgesë! Po s'pat ujë, na bini kos! Artan Loku Hyni greva ditn e katër gjasme gjenja oshtë rënu skon torb burrat lujn teatër po na rrikan ne pa rru Po na bojnë sikur s'kon hongër njoni shtri tjetri galiç n'mes tavlinës sallatë me trongëll rreth pjates sallom salçiç Morali modh aty mrena jena mo të fortë se kurrë thotë shegushja me dy krena që e nez zjermin me shurrë... Hyni greva n'pestën ditë i ka ra për 5 Maj siç e kena pas traditë nëpër çadra m