Posts

Showing posts from 2011

Faktori shqiptar

Image
Faktori kombëtar dhe shqiptarët në fund të dekadës së parë të mijëvjeçarit të ri Roald A. Hysa Ndarjet politike ndërkombëtare ndikuan ndjeshëm tek shqiptarët në këtë gjysëm shekulli që kaloi. Ato e fraksionuan më tepër identitetin e tyre kombëtar dhe i vendosën ata përpara zgjedhjeve të detyruara politike. Ishin pikërisht këto zgjedhje të detyruara nga ideologjitë politike dhe kufijtë politikë ato që sollën dëmtimin e mëtejshëm të identitetit kombëtar. Në mesin e shekullit të kaluar shqiptarët u ndanë në tre entitete të ndryshme politike, ku secili prej tyre paraqiste nga një problem më vete. Shteti i ri shqiptar që po ngrihej brenda kufijve londinezë i bazuar në ideologjinë bolshevike kishte problemet e veta të brendshme për legjitimimin e  pushtetit të ri që po ndërtohej. Atyre iu desh të ballafaqoheshin shumë shpejt me masakrat në jug të trojeve etnike shqiptare dhe me shpërnguljet masive të popullsisë myslimane çame, e cila tashmë u përzu përfundimisht nga shovin

Figura te shquara

Image
Figura te shquara muslimane me kontribute te ndjeshme ne shoqerine shqiptare 1.        Muhamet Kyçyku - (1784-1844) 2.        Hoxha Hasan Tahsini (1812-1881) 3.        Haxhi Ymer Prizreni (1826-1886) 4.        Daut Boriçi - (1825-1896) 5.        Mulla Haxhi Zeka   ( 1832   -   1902 ) 6.        Sami Frashëri  - ( 1850 - 1904 ) 7.        Tahir Efendi Lluka - (1822-1908) 8.        Mehmet Alia (Llukaj) - (1850-1912) 9.        Kadri Gjata - (1865-1912) 10.    Hoxhë Muglica - (1856-1915) 11.    Rexhep Voka (1847-1917) 12.    Mytesim Këlliçi – (1866-1924) 13.    Mulla Rasim Selmani- Zapodi (1867-1924) 14.    Hafiz Vildan Faik Dibra - (?-1925) 15.    Hoxha Kadri Prishtina - (1878-1925) 16.    Zyber efendi Hallulli – (1842-1927) 17.    Hoxhë Hasan Vogli - (1870-1928) 18.    Haxhi Ali Elbasani - (?-1928) 19.    Hafiz Ali Podgorica (1855-1929) 20.    Mulla Hysen Shehri (1832-1931) 21.    Qamil Bala (1884-1933) 22.    Haxhi Sulejman Laçi - (1856-1937) 23.    Hysni Dalliu (1

NACIONALIZMI

Image
Shfaqja e nacionalizmit evropian dhe ndikimi i tij te Shqiptarët Nacionalizmi shqiptar është një shfaqje relativisht e vonët dhe historiku i tij shkon rreth 135 vjet, ku ai është i lidhur ngushtësisht me historikun e nacionalizmit në përgjithësi dhe zhvillimet politiko-ushtarake të shek. XIX-XX. Si fillim do të flasim shkurtimisht për lindjen e nacionalizmit në Evropë, zhvillimet e tij historike dhe disa qasje të studiuesve për ta periodizuar atë, pasojat ekstreme në Evropën e shek. XX, si dhe fillimet në trevat shqiptare e më pas ndryshimet e pësuara në bazë të rrethanave historiko-politike. Nacionalizmi si ideologji përfshin një kuptim shumë të gjerë dhe do të duheshin libra për ta shpjeguar atë, por si ideologji ajo përfshin territorin ku është vendosur dhe popullsinë autoktone të tij të formuar në bazë të një identiteti kulturor e trashëgiminë popullore e fetare të një populli. Për herë të parë si term u përdor nga filozofi gjerman Johan Gotfrid Herder, por u përdor gjerësisht në

Analiza

Image
QENDRA ISLAME-PRISHTINË Shkruan: Lulzim Susuri Të gjithë jemi të vetëdijshëm çfarë po ndodhë në shtetin tonë të ri të Kosovës. Ndodhitë dhe çudirat tek ne nuk kanë të sosur por ajo që kam për qëllim në këtë temë janë pakënaqësitë dhe kërkesat e besimtarëve që po i shprehin nëpër rrugë duke kërkuar ndërtimin sa më të shpejtë të Qendrës Islame dëshirë kjo dhe kërkesë e kahmotshme e besimtarëve me në krye institucionin e tyre që i përfaqëson, pra Bashkësinë Islame të Republikës së Kosovës. Në Xhumanë e kaluar me datën 24/06/2011 edhe pse nuk ishte rasti i parë që besimtarët shprehën pakënaqësinë e tyre mirëpo atë ditë protesta pati një jehonë më ndryshe nga herët e tjera dhe në bazë të shumë analizave rezultoi se ishte protestë e cila morri një notë më të veçantë dhe u pa me sy më ndryshe nga të gjithë njerëzit. Si qeveria nga njëra anë, ashtu edhe nga Bashkësia Islame nga ana tjetër me demantimin e tij që i bëri zotëri mr. Naim Tërnava (Myftiu i Kosovës) njërit nga përf