Posts

Showing posts from November, 2011

NACIONALIZMI

Image
Shfaqja e nacionalizmit evropian dhe ndikimi i tij te Shqiptarët Nacionalizmi shqiptar është një shfaqje relativisht e vonët dhe historiku i tij shkon rreth 135 vjet, ku ai është i lidhur ngushtësisht me historikun e nacionalizmit në përgjithësi dhe zhvillimet politiko-ushtarake të shek. XIX-XX. Si fillim do të flasim shkurtimisht për lindjen e nacionalizmit në Evropë, zhvillimet e tij historike dhe disa qasje të studiuesve për ta periodizuar atë, pasojat ekstreme në Evropën e shek. XX, si dhe fillimet në trevat shqiptare e më pas ndryshimet e pësuara në bazë të rrethanave historiko-politike. Nacionalizmi si ideologji përfshin një kuptim shumë të gjerë dhe do të duheshin libra për ta shpjeguar atë, por si ideologji ajo përfshin territorin ku është vendosur dhe popullsinë autoktone të tij të formuar në bazë të një identiteti kulturor e trashëgiminë popullore e fetare të një populli. Për herë të parë si term u përdor nga filozofi gjerman Johan Gotfrid Herder, por u përdor gjerësisht në