Posts

Showing posts from 2012

Dalliu dhe komunistet

Image
Hafiz Dalliu sipas një bashkëkohësi Nga Roald A. HYSA Ja se si e përshkruan poeti dhe bashkëkohësi Ibrahim Hasnaji punën e Hafiz Dalliut dhe paralajmërimet që i bëri ai popullit tiranas dhe atij shqiptar asokohe. Gjithashtu ai përshkruan edhe shpirtin rezistent të Hafiz Dalliut dhe opozitarizmin e tij që e bëri të përfundojë nëpër burgje, sepse e deshi të vërtetën dhe këtë vend, saqë askush nuk mundi t’ia mbyllë gojën atij. “Mbas ardhjes në fuqi të pushtetit ateist-komunist, Hafizin, ashtu si të gjithë vargun e pafund të patriotëve të ndershëm –e burgosën dhe e torturuan me akuzën e dhimbshme dhe të turpshme “Armik i Popullit”. Hafiz Ibrahim Dalliu pati një meritë të madhe, sepse evidentoi shpirtin e madh demokratik e paqedashës të tiranasve autentikë, në kundërshti me pushtetin ateist-komunist, që i mohoi vlerat e popullit të këtij qyteti. Akuza kryesore që i vihej Hafizit ishte se në dhjetorin e vitit 1918 kishte shkruar në poemën “Grenzat e kuqe të Tiranës”

Turqia dhe Shqiperia

Image
Roli i Turqisë në Ballkan, Shqipëria e Madhe dhe lajmet e sajuara Roald A. Hysa ( Nuk mjafton dëshira e mirë për të ndryshuar relitetin e për të bërë bashkimin e trojeve shqiptare. Të gjithë cituam njëri-tjetrin dhe asnjëri nuk citonte burime zyrtare normale për një lajm të zakonshëm, sado i rëndësishëm mund të ishte ai. ) Shqipërinë e Madhe, të Bashkuar, Natyrale etj., të gjithë e duam, dhe të gjithë do të jepnim gjithçka për ta arritur atë. Veçse nuk duhet të harrojmë diçka: Ajo që është arritur deri tashti prej të gjithë Shqiptarëve ka ardhur si rezultat i luftës dhe i konflikteve tejet të mëdha dhe me pasoja të rënda në fund. Dy luftëra ballkanike, ndarja e hidhur me Perandorinë Osmane dhe mbarimi i Luftës së Parë Botërore nuk bënë gjë tjetër veçse lanë në fuqi Shqipërinë londineze. U desh të derdhej gjak në Kosovë, që Kosova me shumë mund të merrte pavarësinë. Gjak populli i pafajshëm dhe luftëtarësh, të cilët luftuan me gjithë shpirt. Vështirë se mund të ar

ISMAIL QEMAL BEJ VLORA

Image
Devijimi i imazheve të figurave kombëtare Ismail Qemal bej Vlora në posterat e Pavarësisë dhe të festimeve në kuadrin e 100 vjetorit na paraqitet si një perëndimor i thekur. Tashmë dihet se pushtetet e ndryshme kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë me imazhe të ndryshme në favor të propagandës së tyre zyrtare. Ndërkaq regjimi komunist që shkoi i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e abuzimit, sidomos me armiqtë e regjimit, të cilëve jo vetëm ua fshiu emrat nga historia zyrtare, por edhe fotot e tyre ua hoqi nga muzetë e librat e historisë, duke retushuar gjithçka rregullisht, sa herë që zbuloheshin dhe asgjësoheshin grupet armiqësore. Është shumë e njohur në ambientet e ndryshme studimore letraro-historike skema bardhë e zi e trajtimit të problemeve. Minus – viti 1944; çdo gjë para këtij viti ishte e zezë, vetëm një dritë e vogël xixëllonte, ajo e Partisë Komuniste me shokun Enver Hoxha në krye; plus + viti 1944; fillonin vitet e lumtura të ndërtimit socialist dhe ndriçonte

KURIOZITETE MBI ARIN

Image
Ari ne formen e lingotave depozitohet ne banka te posacme, duke garantuar ekonomine e nje vendi. Ar bruto ne formen e "pepitave", sic njihej nga minatoret... 20 fakte që nuk i dinim për  arin... Është metali më i çmuar dhe të gjitha shtetet e botës e kanë përdorur gjithmonë për këmbimet valutore. Sasitë e rezervave të tij bëjnë ndryshimin midis një ekonomie të fuqishme dhe të dobët. Shpeshherë është bërë mollë sherri dhe ka krijuar konflikte. Për të është derdhur gjak dhe ka shkaktuar lakmi të pafundme. Të gjithë e duan dhe e ëndërrojnë. Ari. Kallëpet e   tij janë kthyer në simbolin e pasurisë dhe të pushtetit. Për sundimtarët e antikitetit, diktaturat e deri tek demokracitë e sotme liberale është shndërruar në armën më të fortë dhe e kanë përdorur për të gjitha qëllimet e mundshme. Ka qenë gjithmonë benzina që ushqente motorët e zhvillimit dhe pesha e tij shpeshherë ka qenë më e rëndë se ç’duket dhe ka vendosur fatin e shumë luftërave, duke bërë që shigjeta e

Dalliu dhe Amerika

Image
Patriotizmi i Hafiz Dalliut dhe politika ndërkombëtare Ajo që sot është linja zyrtare e Shtetit Shqiptar, miqësia me SHBA dhe përkrahja e tyre e fuqishme për Shqiptarët, rreshtimi përkrah politikës së këtij Shtetit të fuqishëm dhe fuqizimi i këtij shteti është paraparë me kohë nga i mirënjohuri Hafiz Ibrahim Dalliu, gazetar dhe patriot i shquar tiranas në vargjet e tij në poemën satirike “Grenxat e kuqe të Tiranës”. Dikush e ka pyetur Hafiz Dalliun për gjendjen politike ndërkombëtare të asaj kohe të turbullt dhe ai me shumë zgjuarësi i është përgjigjur me këto vargje, duke na treguar kështu se ka qenë një njeri largpamës e vizionar, patriot që e donte shumë atdheun e vet. Gjithashtu ai vëren rolin që duhet të marrë diaspora shqiptare e Shteteve të Bashkuara. Po i riprodhojmë besnikërisht vargjet e Hafiz Dalliut, ashtu sipas gjuhës së kohës kur ai e ka shkruar këtë satirë: Në qoftë se vjen paqi n’kët dhe’ Vjen vetëm nga Bota e Re, Veç nga Shtetet e Bashkueme, Vjen

Tre Kryebashkiake te Tiranes

Image
Tre hoxhallarë të shquar dhe njëkohësisht tre kryebashkiakë të kryeqytetit shqiptar Tiranës Roald A. HYSA Shumë njerëz sot do të habiteshin, por ja që kjo gjë është një fakt. Në periudhën e parë të Shtetit Indipendent Shqiptar 1920-1939 Tiranën e kanë drejtuar jo pak, por tre hoxhallarë të shquar si kryebashkiakë. Ata jo vetëm që e kanë drejtuar Tiranën si kryebashkiakë, por edhe kanë dhënë një kontribut të gjerë në jetën sociale dhe publike të Tiranës. Ata janë Zyber efendiu , që e drejtoi Tiranën në vitet e turbullta 1913-1914, kohë kur armiqtë e këtij kombi serbo-malazezët ishin turrur nga veriu dhe grekët nga jugu për ta shkatërruar Pavarësinë e Shqipërisë të shpallur në Vlorë. Ismail efendi Ndroqi, që e drejtoi Tiranën gjatë viteve 1917-1922, një nga kryebashkiakët më jetëgjatë gjatë Shtetit Indipendent e deri në vitin 1945, kohë kur regjimi komunist filloi t’i largojë me dhunë hoxhallarët nga jeta politike dhe publike. Djali tij është dr. Shefqet Ndroqi një nga

GAZETA DAJTI

Image
Hafiz DALLIU me trupin mesimor te Normales se Elbasanit. Arsimi ka qene vazhdimisht ne qender te vemendjes se gazetes "DAJTI" Reklame mbi pullen emetuar me rastin e fluturimit te pare civil brenda vendit. Hafiz Dalliu & Gazeta Dajti "...Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë..." - Hafiz Ibrahim Dalliu. Dalja e gazetës Dajti ka qenë një ngjarje e rëndësishme për kohën. Kjo gazetë  ka luajtur një rol të ndjeshëm asokohe, duke u përpjekur të sjelli një zë të ri të fuqishëm në ato momente vështirësish politike për shtetin e sapokrijuar shqiptar. Hafiz Dalliu është një ndër ato figura patriotësh tiranas të pastudiuara ende dhe të panjohura siç duhet nga pikëpamja e veprimtarisë së tij politiko-atdhetare. Hafizi është një nga ata burra që luftuan “me pushkë e penë për mëmëdhenë”. Ai e shkriu jetën e tij që ta ndriçonte popullin dhe atdheun

Kafe Turke

Image
Kultura e kafesë në Perandorinë Osmane dhe më gjerë * Fjala arabe “kahwa” në origjinë tregonte një lloj pije të prodhuar me lëngun e disa farave, që konsumohej si një lëng i kuq i errët, i cili kur pihej provokonte efekte eksituese e stimuluese, saqë përdorej si ilaç. Sot kjo fjalë e arabishtes tregon saktësisht kafenë që përdorim ne. Nga termi “Kahwa” u kalua në fjalën turke “Kahve” dhe nëpërmjet një tkurrje progresive të kuptimit në fjalën “kafe”. Ky derivat është kundërshtuar nga ata që e mbështesin prejardhjen e termit kafe nga emri i rajonit në të cilin kjo bimë rritet masivisht në mënyrë spontane, Kaffa, në Etiopinë jug-perëndimore. Bima e Kafes përfshin rreth 90 specie pemësh të vogla e shkurresh të familjes Rubiacee, dhe vetëm disa prej tyre kultivohen për të prodhuar kokrrat e kafes. Nga llojet më të mirënjohura dhe më të vyerat është Moka Arabica, e cila parapëlqehet shumë nga konsumatorët e rregullt të kafesë. Stambolli u njoh me kafenë nga

Barcaleta me polic

Image
Polici dhe djali Një djalë i vogël sa herë që e shikonte policin e lagjes së vet i thërriste “O japrak, o japrak”,- për ta tallur dhe ia doli ta mërziste policin e shkretë. Një ditë polici u mërzit keq me djaloshin e vogël dhe e kap, i jep disa shuplaka në fytyrë sa i mbetën gishtat e dorës së policit shenjë në fytyrë. -Tashti do më lejë rehat,- mendoi polici dhe i shfryu i kënaqur djaloshit. Të nesërmen kur e pa djaloshin që po i vinte përballë, po e shihte gjithë inat i fryrë si gjel dhe i kaloi pranë duke e shikuar vëngër... sapo kaloi djaloshi i bërtiti përsëri me sa zë kishte e me tallje: -O gjethe rrushi me oriz, o gjethe rrushi me oriz,- pa iu trembur policit, ndërsa polici gjithë tangërllëk ia ktheu djaloshit: -Mblidhe, mblidhe, po ta mbajti.... ëhë, mblidhe, mblidhe....

Kurbani i Bajramit ne Shqiperi

Image
Bajrami i Kurbanit dhe debatet mbi datën ROALD A. HYSA ( Shumë veta ngritën pyetjen kësaj radhe “Kur është Bajram?”, por nuk ishte ky thelbi i vërtetë për të cilin u shqetësuan njerëzit. Në fakt mungesa e unifikimit të datës nxorri në pah probleme të tjera të gjeneruara edhe nga dy qendrat më autoritative të botës muslimane. Asnjë nuk u përpoq t’i kthehej thelbit të kësaj pyetje ashtu si i takon !)* Edhe një herë në pak vite u ngatërruam me festën e Bajramit të Kurbanit, si dhe për nisjen e muajit të Madhnueshëm të Ramazanit. Rëndom palët në konflikt ishin të ashtuquajturit “Turq” dhe “Arabë”. Ky është një rast i përsëritur, i cili nuk shfaqet për herë të parë përpara të gjithë muslimanëve, si dhe përpara dijetarëve muslimanë, të cilët e kanë barrën kryesore të zgjidhjes së këtyre meseleve. Por këto fjalë dhe mesele janë sqaruar tashmë me kohë, po ashtu edhe për rastin tonë hoxhallarë me emër u shprehën rreth vendimit të marrë nga KMSH për fillimin e ceremonialit t