Posts

Showing posts from February, 2012

Nacional-komunizmi dhe abuzimi me imazhet

Image
Roald A. Hysa. Tashmë dihet se pushtetet e ndryshme kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë me imazhe të ndryshme në favor të propagandës së tyre zyrtare. Ndërkaq regjimi komunist që shkoi i ka tejkaluar të gjithë kufijtë e abuzimit, sidomos me armiqtë e regjimit, të cilëve jo vetëm ua fshiu emrat nga historia zyrtare, por edhe fotot e tyre ua hoqi nga muze të e librat e historisë, duke retushuar gjithçka rregullisht, sa herë që zbuloheshin dhe asgjësoheshin grupet armiqësore. Është shumë e njohur në ambientet e ndryshme studimore letraro-historike skema bardhë e zi e trajtimit të problemeve. Minus – viti 1944; çdo gjë para këtij viti ishte e zezë, vetëm një dritë e vogël xixëllonte, ajo e Partisë Komuniste me shokun Enver Hoxha në krye; plus + viti 1944; fillonin vitet e lumtura të ndërtimit socialist dhe ndriçonte dielli socialist i Partisë së Punës. Shumë e varfër si skemë, por shumë efikase në shkatërrimin e shoqërisë dhe të kundërshtarëve, sepse ishte shumë e thjeshtë në da

Batanija e ngrohtë e Gencit

Image
Dikur në kohën e regjimit monist në Shqipëri ishte një familje prej katër anëtarësh, ku gjyshi ishte më i vjetri dhe kishte shumë vite që kishte dalë në pension. Mosha e shtyrë dhe sëmundjet e kishin bërë që të ishte barrë për nusen e djalit të vet, e cila i bënte shërbim. Edhe djali i vet mundohej ta ndihmonte të atin kur vinte nga puna, po ashtu edhe nipçja i vogël Genci, që sapo i kishte mbushur 9 vjeç. Pas një farë kohe nusja e djalit nga lodhja e tepërt filloi t’i kërkonte burrit të vet, që ta çonin babën në azilin e pleqve. Normalisht burri i saj, nuk pranoi që ta çonte me duart e veta babën në azilin e pleqve, sepse e dinte që baba i vet, që e kishte rritur me aq shumë mundime do të pësonte një goditje të rëndë psikologjike. Megjithatë gruaja e tij nuk iu nda dhe pasi e mërziti burrin e vet për 9 muaj rresht për ditë, duke i kërkuar ta hiqte plakun nga shtëpia ia doli ta bindte bashkëshortin, që ta çonin plakun në Azil me justifikimin, se atje do të kishte një shërbim m