Posts

Showing posts from April, 2012

Nënat e sulltanëve osmanë

Image
Nënat e sulltanëve osmanë Përpara pak ditësh pasi publikova një tabelë mbi Valide Sulltanat e Perandorisë Osmane, ku shumë veta u ngatërruan dhe kujtuan se po flisja për sulltanët osmanë. Për të shmangur keqkuptimet dhe njëkohësisht për të bërë sqarime të mëtejshme po ju jap një material të shkurtër mbi Valide Sulltanat- Nënat e Sulltanëve, që sunduan në një hapësirë prej tre kontinentesh, dhe krijuan një model shteti shumë-etnik, shumë-fetar dhe që pati shumë suksese në politikat e brendshme dhe të jashtme, duke iu imponuar Evropës, Azisë dhe Afrikës. Nga 33 nëna sulltanësh vetëm 6 prej tyre janë turke, një mendohet të jetë e tillë, ndërsa të gjitha të tjerat janë të kombësive të ndryshme evropiane, ku nga të fundit është edhe Shqiptarja SOFIA e njohur me emrin e saj zyrtar Gjyl-Xhemal ose e thënë në shqip: Shumë e Bukura. Kjo tregon për tolerancën dhe harmoninë fetare dhe etnike që mbizotëronte përgjatë sundimit osman. Valide Sulltana - Nëna Mbretëreshë, titull i lar

Namazgjaja

Image
Namazgjaja Vendndodhja : Rruga e Elbasanit (përbri Kuvendit të Shqipërisë), Jug-Lindje. Mesi i shek. XIX Një nga vendet më karakteristike të shek. XIX është edhe rregullimi i Namazgjasë nga Ahmet Bej Toptani, i biri i Abdurrahman Toptanit [1] . Namazgjaja gjendet sot e kufizuar me rrugën e Elbasanit, rrugës së Kuvendit të Shqipërisë, bulevardit Zhan d’Ark dhe Shtëpisë së Oficerëve, me një sipërfaqe trualli rreth 4,000 m 2 . Me rregullimin e rrugës së Elbasanit dhe zgjerimin e saj, kjo sipërfaqe është pakësuar në rreth 2800 m 2 . Namazgjaja është e vendosur në juglindje të Sheshit Skënderbej. Ky shesh i gjelbëruar u rrethua me mure guri dhe me selvi karakteristike, ku disa prej tyre kanë mbijetuar edhe sot. Ky vend iu përkushtua faljeve të dy bajrameve, të Ramazanit dhe të Kurbanit, gjithashtu u përdor edhe për mbledhje të ndryshme të qytetarëve tiranas, të cilët mblidheshin zakonisht të Rrapi i Tabakëve në fillim të rrugës Ali Demi [2] . Kështu, veç ndërtesave të buku

Telegram i Hafiz Sherif Langut

Image
H. Sherif Langu dhe një grup qeveritarësh të lartë dalë para Kryeministrisë Tiranë, Eqerem Bej Vlora, Lef Nosi, Dhimitër Berati, Ali Asllani, Rexhep Mitrovica etj. Telegrami i dërguem nga Kryetari i Komunitetit Musliman Shqiptar Kryqit Kuq Ndërkombëtar rreth bombardimit të Pejës Zotnisë së Tij Presidentit Kryqit Kuq Ndërkombëtar BERNË Ngjarjet e luftës së tashmë dhe pasojat e saj tragjike mbi popullin Shqiptar, më kanë shtyrë t’i drejtohem, me cilësinë t’eme si Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipnis, Institutit të lartë humanitar të kryesuem prej Zotnisë s’Uaj, me lutje që të keni mirësinë t’ua njoftoni përmbajtjen e këtij telegrami autoriteteve kompetente aleate, Qendrave të Gjysmë-Hënës së Kuqe Turke, Egjyptase, Persiane, Irakjane dhe Indiane si dhe Komitetit Panarab. Dy ngjarje tragjike e kanë goditur në kohët e fundit vendin t’em: 1) Bombardimi tragjik i Pejës shkaktoi më 13 gusht ‘944 një numër të madh viktimash, të cilat, simbas vërtetimeve më të f