Posts

Showing posts from June, 2012

HIXHRI

Image
Kalendari HIXHRI Hixhri, është mënyra e llogaritjes së vitit sipas muajit hënor dhe merr shkas nga ngjarja e Hixhretit-Shpërnguljes së Profetit Muhamed alejhi selam. Kalendari bazohet në llogaritjet hënore dhe fillon me kohën kur Pejgamberi alejhi selam emigroi nga Meka në Medine dhe i pari që e futi në përdorim këtë Kalendar ishte Omer Ibn Hatabi, kalifi i dytë i drejtë. Kalendari hixhri nis më 16 qershor 622. Viti hixhri ka 12 muaj me nga 29 ose 30 ditë, dhe zakonisht zgjat 354 ditë, dhe muajt hënorë nuk përkojnë me muajt diellorë për çdo vit, por me rotacion që zgjat 32 vite e gjysmë, pra Ramazani qëllon me një muaj diellor përkatës një herë në 32 vite e gjysmë. Aktualisht ndër shtetet që e aplikojnë zyrtarisht këtë lloj kalendari është Arabia Saudite, por shtete të tilla si Egjipti, Jordania dhe Siria i përdorin të dy kalendarët atë hixhri dhe gregorian. Muajt e kalendarit hixhri janë: 1) Muharrem, 2) Safar, 3) Rabi al-Aual, 4) Rabi al-Thani, 5) Xhumaada al-Aual, 6) Xhu

Shqiponja

Image
Histori e shqiponjës dy-krerëshe Roald A. Hysa Shqiponja është një nga simbolet totemike më të përdorura nga shumë popuj dhe perandori. Ajo është përdorur qysh nga preritë e Amerikës Veriore, duke qenë objekt adhurimi për indianët vendas deri në malet e Andeve, ku Inkasit i kanë përdorur pendët e shqiponjës, dhe akoma i përdorin në ato vende, si monedhë shkëmbimi. Te popujt nomadë ka qenë objekt identifikimi dhe adhurimi. Shqiponja amerikane sot është një nga shpendët, që ruhet si objekt i rëndësisë kombëtare nga Qeveria e SHBA-së. Shqiponja romake ka qenë simbol i legjioneve romake, duke u përhapur në tre kontinente Evropë, Afrikë e Azi. Edhe te popujt e Azisë ka qenë i përhapur ky simbol, madje edhe sot e kësaj dite, për kazakët është sport kombëtar gjahu me shqiponja të stërvitura. Interesimi ynë ndalet tek shqiponja dy-krerëshe dhe simbolika e saj. Shqiponja dy-krerëshe është një simbol tejet i zakonshëm në heraldikë dhe në veksikologji (disiplina që merren me studi