Posts

Showing posts from July, 2012

SKEMA

Image
Skema tradicionale e komunikimit të imamëve shqiptarë* Roald A. Hysa Në këtë trajtesë të shkurtër do të mundohem të sjell në vëmendjen tuaj skemat e komunikimit të disa aktorëve me këtë shoqëri. Por përpara se të shohim atë çka po ndodh sot me shoqërinë shqiptare, le të hedhim një sy mbi traditën e krijuar më parë nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë, si një nga aktorët përgjegjës të jetës fetare në vend, por edhe nga aktorë të tjerë. Për këtë do të sillja në vëmendjen tuaj disa fakte nga e shkuara, ku megjithëse në fillesat e veta, stafi i KMSH-së – qoftë në periudhën e Shtetit Indipendent, qoftë edhe gjatë periudhës së Luftës II Botërore – i shfrytëzoi në maksimum ato pak mundësi teknologjike që kishte për të mbajtur gjallë sadopak frymën e dashurisë ndaj fesë dhe atdheut. Fillimisht si shembuj praktikë mund të sjell dy gazeta të drejtuara nga patrioti i shquar H. Ibrahim Dalliu: Gazetat XHOKA dhe DAJTI. Nga shfletimi i tyre kuptohet qartë interesi i publikut të asaj

Krimet e Asadit

Image
Ka edhe më keq... (Historia është mësuesi më i mirë,ky është një nga mesazhet që ne duhet ta kemi gjithnjë parasysh. Diktatorët e kuq i kanë lyer vazhdimisht duart me gjakun e popullit të vet. Kështu rasti i Beshar Asadit në Siri është një konfirmim. Ai është kthyer tashmë në “katilin e popullit të vet”.) Diku nga mesi i viteve 1980 më kishte bërë përshtypje shumë historia e popullit tonë, që e kishte çarë rrugën e vet të historisë me shpatë në dorë. Pasqyrimi më i mirë i saj ishte rezistenca kundër turkut barbar, që vinte nga Azia. Një nga emrat që më kishte bërë përshtypje dhe akoma më bën edhe sot ishte ai i Himarës. Emri Himarë u bë subjekt i një tregimit tim mbi luftën me turqit, edhe për arsyen se unë i dhashë karar, që ky emër të zbërthehej në Hi – Mbarë, binte b-ja dhe dilte Himarë, pra gjithandej hi e zjarr. Zjarr dhe nota të thella tragjizmi e përshkruan tregimin tim, i cili sot më tepër do të bënte përshtypje për notat e larta tragjike në tetë-oktavë, se sa