Posts

Showing posts from August, 2012

Konsumerizmi

Image
Konsumi dhe realiteti shqiptar përballë agjërimit Konsumerizmi është ai lloj rendi social dhe ekonomik që nxit blerjen e të mirave materiale dhe shërbimeve të ndryshme në sasi të mëdha. Ky lloj rendi u pa të ngrihej pas mesit të shek. XX nëpërmjet procesit të globalizimit dhe të zhdukjes së kufijve kombëtarë. Shpesh ky lloj termi i referohet edhe lëvizjes për mbrojtjen e konsumatorit dhe presupozon pesha të sakta, sasitë e përzierjeve, datat e kadencës, cilësi e lartë e produkteve etj. Në ekonomi konsumerizmi i referohet atyre politikave ekonomike, të cilat e vendosin theksin kryesor te konsumi. Në një sens abstrakt është besimi, që përzgjedhja e lirë e konsumatorit duhet të diktojë strukturën ekonomike të shoqërisë. Termi konsumerizm u përdor për herë të parë në vitin 1915 dhe i referohej “mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të konsumatorit” (Oxford English Dictionar), por po ashtu në këtë artikull termi konsumerizm i referohet edhe kuptimit të përdorur për herë t