Posts

Showing posts from September, 2012

Profeti ishte i dhembshur me umetin

Image
DUAJA E PEJGAMBERIT, sal-lalahu alejhi ue selem, PËR UMETIN DHE TË QARËT E TIJ NGA DHEMBSURIA PËR TA Abdullah Ibën Amër ibën Asi na përcjell, se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e lexoi Fjalën e Allahut, që tregon për Ibrahimin, alejhi selam, ku thuhet:   “Zoti im! Ata vërtet i shmangin (nga rruga e drejtë) shumë njerëz. E kush më respekton mua, ai është i imi (në fe), e kush më kundërshton mua, atëherë Ti je që fal dhe që mëshiron.”   (Ibrahim: 36), kurse Isa, alejhi selam, ka thënë : “Nëse i dënon ata, në të vërtetë ata janë robërit e Tu, e nëse ua fal atyre, Ti je i Gjithëfuqishmi, i Urti.”  (Maide: 118). Atëherë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ngriti duart e tij dhe u lut: “O Zot, umeti im, umeti im...” dhe pastaj filloi të qajë. Allahu pastaj tha: “O Xhibril, shko tek Muhamedi dhe pyete pse qan,- edhe pse Allahu është i Gjithëdijshëm për të. Xhibrili erdhi dhe e pyeti. Pastaj i tregoi Allahut edhe pse Ai e dinte shkakun. Zoti ja ktheu: “O Xhibri

Islamofobia dhe presionet

Image
Bota muslimane nën presionin e qarqeve islamofobike sërish ( Një film krejtësisht i trilluar me nxitje të qarta islamofobike kuptohet që nuk synon të vërtetën, por reagimin e ashpër të botës muslimane. Vazhdimisht gishti mediatik është ngritur ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit të Islamit, e fatkeqësisht kësaj i kanë shërbyer ndjenjat euforike të disa muslimanëve .) Një film krejtësisht i sajuar dhe i trilluar me akuza të rreme mbi Profetin Muhamed alejhi selam dhe muslimanët si terrorista e vrasës ordinerë ka ngjallur zemërimin e të gjithë botës muslimane. Reagimet kanë qenë tejet të ashpra madje edhe kanë kaluar në ekstrem, ku janë sulmuar ambasadat amerikane në disa vende muslimane pa qenë ato përgjegjësit e drejtpërdrejt të këtij filmi irritues e fyes ndaj profetit tonë të dashur alejhi selam. Fatkeqësisht vrasja e diplomatëve amerikanë në Benghazi ka përkuar edhe me përkujtimet e 11 shtatorit dhe kështu duke krijuar konotacione negative e për pasojë duke e rritu

Resul-Allahu

Image
Muhamedi, figura më unikale e historisë njerëzore Hyrje Për Muhamedin është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet edhe gjatë kësaj kohe që po shkruaj këto radhë modeste për të Dërguarin e fundit të Zotit, Muhamed ibn Abdullahun a.s.. Në këtë varg temash përreth Islamit nuk kisha se si të mos shkruaja disa mendime rreth jetës së njeriut që i diktoi njerëzimit idetë, mendimet dhe e shtriu influencën e tij shpirtërore në një hapësirë gjeografike bukur të madhe që nis nga Maroku e përfundon në Malajzi e deri në Ishujt Filipine. Të shkruash për figurën e tij nuk arrin asnjë herë që ta shterosh nga fillimi deri në fund dhe të japësh një mendim të plotë për jetën e tij por edhe pa e trajtuar nuk mund ta linim dhe jam munduar ta kap nga disa këndvështrime kryesore me të cilat ndikimi i tij vazhdon të ndihet edhe sot në ditët tona pas rreth 1.350 vjetësh që Ai është ndarë nga kjo botë dhe ka ndërruar jetë. Jeta e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) është më e sakt

DEBATET

Image
Debatet në internet dhe pasojat Roald A. HYSA Mungesa e etikës dhe e qëndrimit konstruktiv është një nga të metat themelore e debateve të brendshme, por në veçanti e atyre që po zhvillohen në internet. Facebook-u, listat e e-mailave dhe blogjet e ndryshme e kanë rritur shpejtësinë e transmetimit të informacionit dhe të komunikimit publik, por etika e komunikimit ka mangësi të theksuara. Mungesa e thelluar e mirëkuptimit dhe e tolerancës gjatë diskutimit dhe debatit është një nga defektet kryesore që vërehet. Kjo gjendje me solli ndërmend mexhliset e hershme, kur njerëzit e dijes (qoftë nxënës apo dijetarë, apo hoxhallarë) mblidheshin dhe garonin, se kush mund te ishte më i zoti në të shprehurit e mendimit të tij në lidhje me temën që diskutohej dhe arritja e rezultateve pozitive në përfundim të tyre. Me këtë desha të them se këto lloj mexhlisesh na mungojnë krejtësisht këtu në hapësirën tonë. Por një problem tejet i ndjeshëm së fundmi janë debatet që hapen në e-mail