Posts

Showing posts from October, 2012

Bota muslimane...

Image
Bota Muslimane i kërkon OKB-së ta deklarojë islamofobinë si krim Nga Ferhan Ikbal Abu Dabi: Bota mund të jetë një vend i paqshëm për t’u jetuar vetëm kur një qenie njerëzore respekton ndjenjat e tjetrit dhe i lejon atij të zgjedhi lirisht stilin e jetesës, besimin, praktikat dhe fenë e tij pa u bërë i rrezikshëm për asnjërin. Këto këndvështrime janë shprehur nga dijetarët muslimanë, ndërsa theksojnë rëndësinë e tolerancës në një shoqëri, ku si rrjedhojë e një filmi blasfemik anti-islam, i cili lëndoi ndjenjat e muslimanëve dhe ata protestuan fuqimisht kundër tij në të gjithë globin. Ata thonë se toleranca dhe respekti i feve të tjera do të ndalonte kësi ngjarjesh të dhimbshme. Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se çfarë kuptimi ka realisht fjala “Liri e Shprehjes”. Liria e shprehjes nuk lejon ndokënd të sulmojë çdolloj feje apo personat e shenjtë të ndonjë feje në veçanti. Nëse ndokush vepron kështu ai do të ndizte një situatë, e cila do të bëhej e pakontrollueshme,

Nasredin Hoxha

Image
Një pyetje e vështirë për Nasradin Hoxhën Disa të rinj për t’ia bërë të vështirë jetën Nasredin Hoxhës i bëjnë një pyetje tendencioze. Por edhe hoxhë Nasredini nuk është më i pakët për përgjigjet e shpejta, të sakta dhe ato që iu vinin mbas festes njerëzve të tillë: - Selam hoxhë Nasredini… - Alejkum selam djem. - A mundemi me të bërë një pyetje? - Qysh jo bre bij!... - A lejohet me hangër bukë në banjë, ku ndyjmë hoxhë? - Po bre, mundesh, nuk ka gjë, veç mos dil duke u përtypur nga banja, se do të kujtojnë se je duke hangër diçka tjetër…