Posts

Showing posts from January, 2013

Hoxhe Nasredini

Image
Rabini çifut, prifti i krishterë dhe Nasradin Hoxha Një ditë Nasradin Hoxha kishte ftuar një rabin dhe një prift për darkë dhe për të biseduar me njëri-tjetërin. Kur po bisedonin Nasradini sjell një tavë të madhe me bakllava, që dukej se ishte përgatitur mirë, dhe shumë e shijshme. Ai e vuri në mes të sofrës dhe iu tha bujrum mysafirëve, mirëpo rabini mbajti frymën fort ngriti dorën lart dhe i tha dy të tjerëve: -Unë jam përfaqësuesi i popullit të zgjedhur nga Zoti në tokë, prandaj më takon mua ta haj bakllavanë, e juve s’keni për të ngrën asnjë thërrime! -Jezu Krishti vdiq për mua në kryq, për të larë gjynahet e mia; unë e besoj atë e ju nuk e besoni, kështu që mua më takon ta hajë të gjithë bakllavanë e t’iu lej juve vetëm thërrimet... Vazhduan të zihen, se kush do ta hante bakllavanë, e më në fund ranë dakord që të bien të flenë, e më pas kush do ta shohë pejgamberin e vet në ëndërr: ai edhe do ta hajë bakllavanë. Pasi u zgjuan në mëngjes dhe i lanë sytë rabini i

Shitesja me leter zumpare

Image
Shitësja e pasjellshme me letër –zumpare Në kohën e regjimit monist një shitëse kinkalerie (mallrat të imta, si shkrepse, brisqe e lapsa) ishte bërë problem në ndërmarrjen e tregtimit për sjellje të dobëta me klientët. Politika e Partisë ishte që t’ua krijonte kushtet maksimalisht klasës punëtore dhe të mos mungonte gjë nëpër dyqane, prandaj edhe ua kishin ndaluar shitësve të thonin për ndonjë mall, që nuk e kemi apo mungon. Kështu drejtori i ndërmarrjes shkon te kjo shitësja dhe fillon t’i flasë se si duhet të sillet e t’i shërbejë klientëve: -Shiko këtu, me klientin duhet të sillesh mirë dhe t’i thuash mirëseerdhe ti e para, se kështu na mëson Partia. P.sh., nëse një klient të kërkon çakmak dhe ti nuk ke, mos i thuaj që nuk kam, por thuaji kemi shkrepse, dhe buzëqeshi klientit. Kështu... ja unë po rri këtu anash dhe ti shërbeji klientit të parë që do të vijë, mirë?.... – Hyn një burrë në dyqan dhe shitësja i buzëqesh e i thotë: -Urdhëroni more shok, mirë se keni a