Posts

Showing posts from February, 2013

Kupa “Vllazërimi”

Image
11 vite më parë revista JEHONA nr. 5 2001 U zhvillua në kryeqytet Kupa “Vllazërimi” Në datat 15-16 shtator 2001 u zhvillua në kryeqytet në Pallatin e Lojërave “Fahrie Hoti”, Kupa “Vllazërimi” për minifutboll midis xhamiave të Tiranës. Në këtë turne dyditor morën pjesë skuadrat e 8 xhamive, ndërmjet tyre edhe ajo që përfaqësonte Komunitetin Musliman, ndërsa të tjerat ishin ato të xhamisë së Tabakëve, Xhyrës, Kokonozit, Dine Hoxhës, Kombinatit, Kamzës dhe El Bakir e Mënikut. Ky aktivitet u bë me qëllimin për t’i bashkuar zemrat e të rinjve, ta njohin njëri-tjetrin nëpërmjet veprimtarive të tilla të përbashkëta e të vllazërohen. Kjo veprimtari rinore u organizua nga Komuniteti Musliman, Sektori i Rinisë në bashkëpunim me shoqatat rinore “Horizonti dhe Kultura”, PIM dhe Jehona. Të gjithë pjesëmarrësit e kishin marrë seriozisht këtë veprimtari dhe kjo u pa edhe në ndeshjet e para eleminatore ku u vu re një lojë e fortë, me shpirt luftarak dhe korrekte. Menjëherë pas hapjes së k

Sefer Daja

Image
Sefer Daja, agjitatori komunist dhe Nata e mirë Sefer Daja ka qenë një nga figurat më të mirënjohura të Tiranës së viteve 1960-1970. Ai ka qenë një bejtexhi me aftësi thumbuese, e sidomos ndaj atyre që tregoheshin mendjemëdhenj me atë pak pushtet që kishin. Për arsye të ndryshme ai përfundoi si punonjës i banjove publike deri sa vdiq. Mirëpo ka mbetur në kujtesën e të gjithë bashkëkohësve si bejtexhi thumbues e hazër-xhevap. Një agjitator i regjimit komunist kundër zakoneve prapanike, sic njiheshin asokohe të gjitha traditat popullore, dhe që thjesht merrte rrogën në Komitetin Qendror të Partisë shkoi një ditë në mëngjes për të urinuar të banjot ku punonte Sefer Daja. Mbrëmja e asaj dite ishte Natë e Mirë, por për kohën kur flitej ishin të ndaluara nga regjimi jo vetëm festat fetare si Bajram e Pashkë, Netë të mira, Ramazani, por edhe vetë feja. Nuk mund të përmendje asnjë festë fetare, mbasi quheshe i prapambetur, por edhe mund të dënoheshe po të merreshe me to. Ky agji

Besimet e Muselmanve

Image
Besimet e muselmanve Hafiz Ibrahim Dalliu rahmet paste Dini Islam Dini Islami i dëlirët  nji kanun i Perëndishëm Që me ândjet t’vet në t’mirët I shtynë mentarët e mrrishëm Ndër gjithë fenat dini islami  i ndërmjetshëm e mâ i ploti Dhe i natyrshëm, çue ma s’mrami Fort i pëlqyshëm ke Zoti Për s’tepri âsht i mbarueshëm Sa të lavdohet i ka hije Dy jetat i shkon lumnushëm Ai që e mban fije për fije Pra ata janë Muselmana Që i besojnë Resulull-llahut I besojnë dhe ata të tana Që i ka prue ai prej All-llahut Sheshit Islam ata njihen Që binë m’shehadet me gojë Bâjnë dhe pes farzet që dihen E nuk i lanë pa nevojë. Me kto bashkë ata numrohen Që dunë m’e mbajtë gjithnji besën Ke Zoti nuk ç‘kujdesohen Dhe prej tij s’e hjekin shpresën Kush ndoj gjâ t’fesë t’a mohojë Ose t’a çnderojë me fjalë Kush Islam mos t’a numrojë Se ai prej dinit ka dalë. Shtyllat e Imanit Besova  Zotn e Mâdhnueshëm, Engjëjt, dhe libra

Meditim

Image
Një meditim i shkurtër Roald A. HYSA Në ndriçimin e hënës dhe në dritën e diellit, o Zot, Ti na ke dhënë argumentet e tua. Për çdo ditë që kalon me hënën që ndryshon na ke dhënë argumentet e tua. Në të gjithë këtë natyrë që ke krijuar, aty i ke vendosur argumentet për ata që e mendojnë. Në zogjtë shumëngjyrësh, në kafshët e gjithfarllojshme, duke nisur qysh nga më të voglat e deri te më të mëdhatë e me milionat e llojeve që ke krijuar. Gjithsesi ato janë një sfidë, qoftë edhe një mizë e vogël është një sfidë e vazhdueshme për ata që e mohojnë; e një mrekulli tjetër për ne. Një zog i vogël gdhihet i uritur e ngryset në darkë i ushqyer e i ngopur pa iu dashur të derdhi djersë, vetëm në sajë të rriskut tënd. Sekush të falenderon sipas asaj që ia ke caktuar o Zot, por secili i pakët është në atë falenderim sado që të mundohet të bëjë më tepër. O Zot i Gjithësisë, Madhnia Yte nuk ka fund, e trondit njeriun me pafundësinë e saj dhe vështrimi i tij kthehet i molisur nga

Palestina

Image
Palestina dhe fillimi i erës islame   Rozher Garodi Në 638 e.r., kur muslimanët hynë në Palestinë, ishte “një pushtim i lehtë” siç e përshkruan historiani arab Baladhuri. Ishte një çlirim sepse nuk ishin arabët që po vinin, por Islami. Arabët kishin qenë aty për më tepër se tre mijë vjet: Amoritët, Kananitët e të tjerë me origjinë dhe kishin migruar nga Gadishulli Arabik. Në 638-ën një valë e re migrantësh prej Arabie solli Islamin. Muslimanët nuk e konsiderojnë Islamin si një besim midis të tjerëve, por si përmbushjen e mesazhit hyjnor tashmë të zbuluar. Në Librin e Zbulesës të Islamit ne lexojmë urdhërin që pason: “Thuaj: Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj që na u zbrit neve edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Isakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që u është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorëzuar”. (Kurani, 3:84).

Spitalet Islame

Image
SPITALET ISLAME     Spitalet janë një nga arritjet më të mëdha të Shoqërisë Islame Mesjetare. Nuk mund të vendosësh një lidhje midis zhvillimit të spitaleve islame dhe lehtësimeve të ofruara nga disa manastire të krishtere të hershme bashkëkohëse për të sëmurët dhe të varfërit, të papërcaktuara mirë. Qartësisht, sidoqoftë, spitalet mesjetare islame ishin institucione më të përpunuara, me një radhë më të gjerë funksionesh. Në Islam përgjithësisht ka një moral të veçantë për ta trajtuar të sëmurin dhe gjendjen e tij financiare. Spitalet janë institucione gjerësisht laike, shumë prej tyre të hapur për të gjithë, femra e meshkuj, civilë dhe ushtarakë, të rritur e fëmijë, të pasur e të varfër, myslimanë e jomyslimanë. Ato tentojnë të jenë të mëdhej, struktura qytetare.     Spitalet islame shërbenin për qëllime të ndryshme: si qendër trajtimi shëndetësor, shtëpi pushimi për ata që shtroheshin nga sëmundjet dhe aksidentet, azil për të çmendurit, dhe si shtëpi pushimi që jepte nd

Islami dhe kalifati

Image
Politika në të kaluarën historike të Islamit Roald A. Hysa Hyrje Politika është një element i pandarë i të kaluarës Islame por nuk mund ta pohojmë këtë për ditët e sotme për vetë rrethanat dhe kushtet që po përjetojnë vendet Islame. Ajo gjithmonë ka qenë shoqëruese e Islamit për vetë faktin se ai nuk është thjesht një fe por është edhe një sistem jetese, edhe një sistem social, edhe një sistem drejtimi politik. Megjithë tentativat për ta ndarë Islamin nga politika dhe për të ndërtuar një analogji ordinere me të krishterët, kjo nuk ka vend kur bie fjala për Islamin dhe të kaluarën e tij. Të gjithë ato që e sulmuan kalifatin dhe kërkuan domosdoshmërisht shkatërrimin e tij, kërkuan dhe u imponuan me anën e kësaj fryme. Shteti është shtet dhe feja është ajo që merret me shpirtin e individit. “Jepi Cezarit atë që është e Cezarit”. Kjo thënie e Jezu Krishtit në Bibël u transformua në kredo për ndarjen e Kishës nga Shteti në të gjitha vendet perëndimore, të cilat patën arsye