Posts

Showing posts from March, 2013

Xhamia e Et'hem beut

Image
Xhamia e Et’hem Beut po vuan Pak histori për xhaminë simbol të kryeqytetit të të gjithë shqiptarëve Xhamia e Et’hem Beut, është një nga xhamitë kryesore dhe domethënëse të Botës Islame Shqiptare, u themeluar prej Mulla Beut nga Petrela rreth fundit të shekullit XVIII. Mbi derën e parë të xhamisë edhe sot e kësaj dite gjendet një rrasë në të cilën vërtetohet që kjo xhami u ndërtua nga Mulla Beu, një njeri i pasur tiranas, i cili me qëllim bamirësie i hodhi themelet e para të kësaj Xhamie më 1791. Mulla Beu arriti të mbarojë edhe cepat e kubesë së kësaj xhamie. I ndjeri, nuk mundi të përjetonte zbukurimet dhe peisazhet në këtë xhami, pasi ndërroi jete më 1807. Falë Allahut (s.u.t.), i biri i Mullait, Haxhi Et’hem Beu, i pasur, me dije dhe pozitë, arriti të plotësojë minaren e xhamisë. Ai bëri dekorimin me peisazhe të xhamisë, ndërtoi tavanin e portikun dhe kështu mundi të përfundojë xhaminë me 1830/31. Që pas kësaj kohe Ezani filloi të dëgjohej nga kjo xhami në

Muhamedi i Derguari i fundit...

Image
MUHAMEDI alejhi salatu ue selam Muhamedi personi me i larte i te gjithe koheve eshte nje fletepalosje e shperndare ne vitin 2006 ne formen e nje reagimi qytetar ndaj fyerjeve qe iu bene ne Danimarke dhe Evrope profetit tone te dashur Muhamed alejhi salatu ue selam... mund ta lexoni ne vijim.

Xhamia dhe disa zhvillime

Image
Monumentet osmane në rrezik Roald A. HYSA Shumë monumente të periudhës osmane në trevat shqiptare janë vënë tashmë nën rrezikun e shkatërrimit për mungesën e mirëmbajtjes. Një nga monumentet që është vënë në rrezik dhe ka më shumë nevojë për ndërhyrje është Xhamia e Et’hem beut në kryeqytet. Pikërisht xhamia që është kthyer në një ikonë përfaqësuese të kryeqytetit. Një shikim i vëmendshëm dhe dëmet dallohen qartë nëpër peisazhet e mureve të mafilit të xhamisë si dhe ato të brendshmet. Megjithë “ndërhyrjet” e shkuara përsëri janë peisazhet ato që janë më të rrezikuarit ato prej pavëmendjes së studiuesve dhe restauruesve të Institutit të Monumenteve që deri në këto çaste janë treguar shumë refraktarë ndaj këtij problemi. Megjithë sensibilizimin e medias televizive dhe fushatës të ndërmarrë nga myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, prapëseprapë nuk ka pasur asnjë reagim pozitiv nga Instituti i Monumenteve. Ato që janë më të dukshme janë plasaritjet e mëdha të peisaz

Islami dhe shoqeria

Image
Feja në shoqërinë bashkëkohore Roald A. Hysa Për çfarë na duhet feja dhe si duhet ta kuptojmë atë në kontekstin e sotëm bashkëkohor?!… Këto janë dy pyetje që e kanë shqetësuar publikun e gjerë shqiptar gjerësisht pas viteve ’50 të shekullit të kaluar dhe vazhdojnë ta shqetësojnë edhe sot. Në shekullin e kaluar këto pyetje nuk qenë aq të thjeshta sa ne po i paraqesim në këto rreshta, ato kushtuan jetë njerëzish dhe tortura e përndjekje pa fund. Megjithatë falë Zotit shqiptarët i kaluan ato 50 vjet të vështira, të cilat për jetët njerëzore të kësaj bote nuk janë pak, ndërsa për historinë përkthehen në tonelata dokumentesh. “Për çfarë na duhet feja?” u kthye në një pyetje retorike, me të cilën u mundua t’iu mbyllej goja njerëzve të thjeshtë dhe që pasojat e saj ishin tragjike jo vetëm për ato që i vuajtën në kurriz, por pasojat e saj ishin katastrofike edhe në lëmin shoqëror. “Feja është opium për popullin” dhe populli u la pa mjetet komunikuese dhe ndërlidhëse me të cilat si

Emra Muslimane

Image
Mbi kuptimin e disa emrave të përveçëm turko-arabë Abdi - Nga arabishtja (abd), rob, njeri. Abdyl - Nga arabishtja (abd), rob, njeri. Abdullah - Emër i përbërë nga bashkimi i dy emrave Abd+Allah , ku Allah është emri i Zotit: Rob, Njeri i Zotit. Në shqip shkruhet dhe shqiptohet Abdulla, pa “h”-në hundore ku dihet se në këtë rast është bashkëtingëllore e pazëshme. Abdurrahman - Abd+Rrahman , ku Rrahman është një nga emrat e Zotit që në shqip do të thotë: I gjithëmëshirshëm. Rob i të Gjithëmëshirshmit. Në zonën verilindore përdoret edhe në formën dialektale Adraman. Abdurrahim - Abd+Rrahim . Abd u shpjegua më sipër ndërsa Rrahim, përsëri është një nga emrat e Zotit që do të thotë: Mëshirëplotë. Abedin - Adhurues. Adem - Emër profeti dhe i njeriut të parë të krijuar në tokë nga Zoti. Në gjuhët perëndimore njihet si Adam . Adil - I drejtë. Ahmed - Lavdërues, falenderues. Tjetër emër i Profetit Muhamed. Në formë dialektale edhe Ahmet . Aishe - B

Urtesi nga Kurani Famelarte

Image
Copëza urtësie nga Kurani Famëlartë … Roald A. HYSA “... E nuk ka dyshim se në këtë (rrënim) për një popull që kupton ka argument ”. (Neml, 52) “... S’ka dyshim se në këtë ka argument për secilin njeri që kthen mendjen te Zoti ”. (Sebe’ë, 9) [1] “... Vërtet që në këtë ka një shenjë treguese të qartë për ata që besojnë ”. (El-Ankebut, 44) [2] “... kjo është me të vërtetë argument për njerëzit të cilët mendojnë ”. (Nahl, 11) [3] Ajetet e sipërcituara kanë qenë, janë dhe do të jenë nxitës të arsyes së shëndoshë për të gjithë, jo vetëm për dijetarët e fesë, për të gjetur urtësitë e pafundme që gjenden në Kuranin Famëlartë [4] . Këto ajete i nxisin ata që besojnë në Zotin e Madhëruar dhe mendojnë me arsye të ftohtë drejt shkencës së vërtetë dhe studimeve për këtë Libër Hyjnor por edhe për natyrën dhe gjërat që na rrethojnë. Pikërisht fjalët e larta të këtyre ajeteve më nxitën për të shkruar këto pak rreshta rreth ajeteve të mëposhtëm, e për të dhënë një mendim modest r