Posts

Showing posts from May, 2013

Parimet e Ekonomise Islame PEI

Image
Ekonomia Islame - nga parimet në praktikë Nga Muhamed Eshref Shumë njerëz përpiqen gjithmonë t’i përshtasin Parimet Ekonomike Islame brenda terminologjisë moderne ekonomike, në vend që të marrin një qasje të anasjelltë, pa e kuptuar fare faktin, që kjo terminologji moderne e ka origjinën nga Grekët apo kërkimet e ekonomistëve muslimanë. Me qëllim që ta heqim këtë keqkonceptim me këtë artikull do të përpiqemi të ndriçojmë origjinën e koncepteve moderne ekonomike dhe aspektet kyçe të Ekonomisë Islame, duke përfshirë këtu edhe politikat monetare e fiskale nga parimet në praktikë. Bazat e politikës monetare Politika konvencionale monetare mund të gjurmohet mbrapa në kohë deri nga fundi i shek. XIX, kur standardi ishte ari, i cili në formën moderne njihet kallëpi standard i arit (KSA). KSA është një sistem në të cilin nuk qarkullojnë monedha ari, por në të cilin autoritetet kanë rënë dakord të shesin kallëpe ari sipas kërkesës për një çmim të fiksuar në këmbim të monedh

Tragjedia e Camerise 1943-1945

Image
Krimineli ZERVA Gjate shpernguljeve me dhune ZERVA me oficeret e shtabit Nji pasqyrë nga tragjedija e Çamërisë Ç’na thotë nji imam nga qarku i Filatit. Ngjarjet e 1943-1945 Ishte ditë e hanë. Ndodheshim në sallën e Kryesisë së Komunitetit Musliman. Aty na erdhi nji hoxhë prej Çamrije, i quejtun Uzejr Dauti. Kishte qenë imam në nji nga katundet e Filatit. Kishte ardhur për të kërkuar punë dhe Kryesija e Komunitetit, pa humbë kohë, mori masat e duhura për me i bâ nji vend që kështu t’i pakësojë vuejtjen që kishte pësue. E pyetëm mandej se ç’e kishte shtye me e lanë vendin e vet dhe me ardhë në Shqipëri të lirë? – Na u përgjegj me buzë të dredhur dhe me sy të përlotur mbi gjithë ato masakra që kishte parë me syt e tijpërtej kufirit disa kohë më parë kundër popullatës së pafajshme myslimane shqipëtare. Ësht për të theksuar se edhe tiparët e fytyrës së tij tregonin kjartë vuejtjet dhe terrorin që kishte shijuar nga monarko-fashistët Grekë. Ai i shprehte hollës