Posts

Showing posts from July, 2013

Bazat Teorike te Ekonomise Islame

Image
Ligji ekonomik islam- Qenia njerëzore dhe natyra Nga P.P. Abdu-Rrezak Nga perspektiva islame gjithçka është e pasur dhe me bollëk në këtë botë. Kjo është e qartë dhe e thjeshtë për këdo vëzhgues. Megjithëse qenia njerëzore është në epiqendër midis miliona specieve të këtij planeti, ai nuk është as më i madhi i të gjitha specieve, as me numrin më të madh, as me jetëgjatësinë më të madhe, as në unazën e parë të zinxhirit të gjallesave. Numri i një lloji të veçantë zogjsh shumëngjyrësh migratorë, që fluturojnë nga pjesa jugore e Amerikës për në Meksikë me ardhjen e dhjetorit është 140 milionë. Ky nuk është i vetmi lloj zogu migrator nga Amerika. Porse ka edhe zogj që qëndrojnë në Amerikë dhe nuk migrojnë. Po ashtu ka zogj të tjerë në pjesën veriore, lindore e perëndimore të Amerikës gjithashtu. Si përfundim ne jemi të sigurtë, që numri i zogjve në Amerikë është shumë herë më tepër më i madh se sa i njerëzve aty. Mendo pak për peshqit në thellësitë e ujërave. Numri

Diogjeni dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë

Image
Diogjeni dhe Aleksandri i Madh i Maqedonisë Diogjeni ishte një nga filozofët e Antikitetit të Greqisë dhe e kishte bërë zakon të mos kishte, as shtëpi, as katandi. Ai jetonte në një vozë dhe shëtiste ditën me një kandil që e mbante para duarve për të ndriçuar rrugën, duke kërkuar një njeri të përsosur. Mirëpo ishte njeri shumë i ditur dhe shumë njerëz shkonin dhe i kërkonin këshilla, si dhe mësonin prej tij. Një ditë Aleksandri i Madh I Maqedonisë shkoi ta takonte dhe njëkohësisht të fitonte ndonjë urtësi prej tij, por njëkohësisht edhe ta shpërblente se ai ishte mbreti i Maqedonisë dhe kishte flori pa hesap, dhe midis tyre u zhvillua një dialog shumë i shkurtër, por me shumë domethënie Ai i doli përpara Diogjenit dhe i tha me mburrje: -Diogjen, unë jam Alaeksandri i Madh i Maqedonisë, kam ardhur të përfitoj prej teje, porse hap gojën e më kërko dhe unë do të jap çfarë të duash…- ndërsa Diogjeni iu përgjigj me shumë qetësi: -Hiqu andej, se më ke zënë diellin…