Posts

Showing posts from December, 2013

FETVAJA KUNDËR KAMATES KRYETARIT TË KOMUNITETIT MUSLIMAN BEHXHET SHAPATI

Image
FETVAJA KUNDËR KAMATES E KRYETARIT TË KOMUNITETIT MUSLIMAN BEHXHET SHAPATI PAS HYRJES SË ITALIANËVE NË SHQIPËRI Kryesia e Komunitetit Musliman të Shqipërisë Tiranë, me 21-XI-1939 QARKORE Të gjithë Kryemyftive, Myftive, N-Myftive, e Imametnive në Shqipni Kemi pasur rastin të dëgjojmë se disa predikues kanë predikuar se të dhënët të holla me kamatë, tue përdorur atë sistemin e dredhisë (hile), që disa kësaj dredhije i kanë futur dhe shtuar dhe një bisht legjitim, është e lejueshme, d.m.th. ajo vepër e bën të lejueshme kamatën, që me fjalën e qartë dhe të preme të Perëndisë, u madhëroftë Emri i Tij (Ue harreme Rriba), që d.m.th. E ndaloi Kamatën, është kryekëput e ndaluar. Me predikimin e atij sistemi që do ta shpjegojmë më poshtë të bëhet e lejueshme (Halal), ky lloj predikimi ose shpjegimi është një gabim trashanik sepse duhet të kuptohet prej të gjithëvet që, në Kur’an gjendet e ndaluese me një argument të premë; me të vënit në veprim të tillë dredhi a hile, të bëh