Posts

Showing posts from January, 2014

Java në një ditë- emision radiofonik në ALBANIA FM radio

Image
Java në një ditë  - 25 janar 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të Albania FM radio, përshëndetje nga unë Roald Hysa dhe një fundjave ta kaloni sa më mirë. Një javë e lodhshme iku e një javë tjetër e lodhshme na pret përsëri. Sherret në parlament vazhduan me po të njëjtin ritëm si edhe më parë. Qeveritarë që heshtin dhe fshehin dhe populli që normalisht dhe logjikisht kërkon transparencë për atë që duan të bëjnë të zgjedhurit e tyre. Vrasjet dhe aksidentet rrugore vazhdojnë të nxijnë faqet e para të gazetave dhe titrat e kanaleve televizive. Zëri shabllon i spikerave i përcjell po njësoj këto lajme tragjike. Vrasjet me C4 me sa duket po hyjnë në modë dhe duhet pasur kujdes që celularin ta mbash larg makinës apo lokalit, se nuk po merret vesh se çfarë po ndodh. Audienca e opinionit publik po përjeton një dramë në vazhdim, me të gjitha detajet e hollësishme të përcjellura nga gazetarë të etur për scoop dhe për emër. Rëndom njeriu i gjorë kur lëviz kanalet televizive apo të ra