Posts

Showing posts from February, 2014

Java në një ditë- ALBANIA FM radio -90,4 mgh

Image
“Java në një ditë” 22 shkurt 2014 Selamu alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM nga unë Roald Hysa, po dëgjohemi përsëri në valët e radios tonë pas një jave. Ditët shkuan një nga një dhe ne gjendemi pak më të plakur disa, e disa të tjerë mungojnë, kurse disa rriten dhe nisin udhëtimin e vështirë të jetës në këtë botë. Këto ditë kanë qenë të pasur me lloj lloj ngjarjesh, sa nuk di nga t’ia filloj kësaj radhe. Kronika e zezë ka qenë shumë e nxehtë kësaj radhe, një autobus del nga rruga e rrëzohet ndoshta edhe për shkak të shoferit, të cilët në më të shumtën e rasteve tregohen të pakujdesshëm. Tashmë e shoh si urgjente jo thjesht disiplinimin e shoferëve dhe drejtuesve të mjeteve nëpërmjet ligjit, por duhet patjetër të sensibilizohen të gjithë pa përjashtim për rregullat e trafikut, brenda qytetit dhe jashtë. Ndoshta një orë mësimi nëpër shkolla duhet të bëhet mbi rregullat dhe lëvizjet në rrugë për të gjithë. E këtu nuk mund të harrojmë pa përmendur, se aksidentet në rrugë

Hasan ibn Thabit

Image
Hasan ibn Thabit Poeti i parë i Islamit dhe zëdhënësi i profetit Muhamed a.s. në Medine Hasan ibn Thabiti ishte një nga poetët e mëdhenj arabë të kohës së vet, gjithashtu edhe një nga sahabet apo shokët e Profetit Muhamed, paqja e Allahut qoftë mbi të. Në këtë shkrim të shkurtër do të mundohemi të japim një pasqyrim të përmbledhur mbi jetën dhe veprën e tij. E gjithë vepra e tij qarkullon në formën e një divani, i cili është i përhapur gjerësisht edhe në bibliotekat e botës, edhe në perëndim. Vargjet e tij janë studiuar dhe përkthyer edhe në gjuhët perëndimore, po ashtu edhe në anglisht e rusisht. Madje në të dyja këto gjuhë ka një traditë të pasur përkthimi nga kolosët e lindjes muslimane, ku prej rusishtes janë përkthyer e botuar në një përmbledhje këta kolosë. Tradita e përkthimit në gjuhën shqipe e letërsisë arabo-persiane është e hershme dhe nis qysh me Mevludin e Hasan Zyko Kamberit, po ashtu edhe format e vargëzimit sipas traditave arabo-muslimane datojnë qysh herët

Java në një ditë- ALBANIA FM radio 15 shkurt 2014

Image
Java në një ditë 15 shkurt 2014 Selamu alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio nga unë Roald Hysa. Pas një jave po dëgjohemi përsëri në valët e radios tonë në pritje të javës në vazhdim, e cila shpresojmë se do të jetë më e mirë. Shumë halle e shumë telashe iu ranë mbi shpinë njerëzve tonë gjatë kësaj jave dhe ndoshta ky fundjave do të jetë më i mirë për të gjithë ne. Shumë nëna u veshën me të zeza, e shumë njerëz derdhën lotë për të afërmit e tyre të vrarë në aksidentet automobilistike. Një bilanc tragjik na thotë se brenda një dite javën që shkoi humbën jetën e tyre 13 frymë të moshave të ndryshme... të nderuar dëgjues asgjë nuk i sjell më në jetë ata njerëz, kini kujdes për më tej. Bota e artit humbi disa nga ata artistë që mbajtën peshën kryesore të një të kaluare. E qeshura e Skender Sallakut u fik dhe pritet edhe ajo e Met Begës, në mos është shuar në këto çaste që po flasim. Politika vazhdon rrugëtimin e vet të përditshëm me shfaqjet e saj për konsum. Të rinj

JAVA NË NJË DITË – ALBANIA FM RADIO 90,4 mgh

Image
JAVA NË NJË DITË – 8 shkurt 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të Albania FM radio në këtë të shtunë të dytë të shkurtit nga unë Roald Hysa. Shpresoj që të kemi kaluar një javë të mirë dhe ju uroj një fundjave të këndshëm sinqerisht kësaj radhe.  Java iku shpejt dhe tashti po e shohim, se ajo ka shtuar diçka mbi barrën e halleve që kemi. Kronika e zezë e shoqërisë tonë si brenda familjes, po ashtu edhe jashtë vazhdon të pasurohet brenda ditës. Katër djem të një bande grabitësish karburantesh janë kapur pasi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe opinioni publik i tmerruar ka ndjekur pamjet se si punonjësit e karburanteve goditeshin vazhdimisht me grushte e kaçavida për t’ju grabitur paratë. Me siguri që do të dënohen me aq vite burg sa parashikon ligji, por a do të marrin dënimin e merituar? A do të zhdëmtohen ato njerëz që u goditën barbarisht në kokë e në trup me kaçavida? Vallahi e dyshoj këtë gjë! Politika vazhdon përplasjet e veta në Kuvend e Presidencë, lig