Posts

Showing posts from March, 2014

Java në një ditë- ALBANIA FM radio 29 mars 2014-

Image
Java në një ditë – 29 mars 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios nga Roald Hysa. Përsëri jemi në valët e radios tonë në këtë të shtunë të fundit të muajit, ku pasi kemi kaluar një javë me plot ngjarje të ndryshme, shpresojmë që do të kemi një fundjave të qetë. Kryelajmi i javës ka qenë ditëlindja e Ilir Metës në Gjirin e Lalzit me 600 të ftuarit e tij. Kjo është elita e sotme shqiptare, ku mungonin krerët e opozitës. Meta si politikan diti të godasë fort edhe një herë, duke bërë një shou të jashtëzakonshëm. Megjithatë kjo, as që i pakësoi hallet tona, normal as që edhe i shtoi ato. U harruan ca gjëra, sepse në të gjitha NJUZET u rikthye TRITOLI. Fushë Kruja ka qenë në vëmendjen e kësaj jave, ku një efektivi të policisë së këtij qyteti. Rendi ka reaguar duke i bërë një vizitë dhe duke ndaluar një furgon me tritol të firmës Babasi, e cila merret me shfrytëzimin e një guroreje dhe dinamitin e ka bazën e punës së vet. Një akt i paprecedent ka ndodhur në qytet

Tirana dhe xhamite

Image
Roli i xhamisë në qytetin mesjetar shqiptar e në Tiranë ROALD A. HYSA Xhamia ka luajtur rolin e orientuesit në këto ndërtime. Ndërtimi i xhamive pranë pazareve, është gjithashtu një dukuri e përhapur për kohën. Roli organizues i xhamive në qytetin mesjetar, shoqërohet edhe me theksimin e dalluar të tyre në pamjen e lagjeve, për shkak të kompozimit karakteristik të hedhur në lartësi [1] , ku në peizazhin urbanistik të qytetit, që larg dalloheshin minaret e tyre. Megjithëse pjesë organike të një njësie unitare, qytetit, lagjet ruajnë disa dallime dhe më tej, paraqesin një farë pavarësie relative brenda zonës së banuar të qytetit. Kjo e fundit shprehet në ekzistencën thuajse në çdo lagje të xhamisë, veçanërisht në qytetet e zhvilluara zejtaro-tregtare, e shpesh pranë saj të furrës, eventualisht hamamit, pranë të cilave një shesh i vogël me një çezëm është një shfaqje e zakonshme [2] . Duke studiuar urbanistikën e qytetit të Tiranës, pjesë e pandarë e së cilës është edhe pazar

Java në një ditë- ALBANIA FM radio- 22 mars 2014

Image
Java në një ditë 22 mars 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios nga Roald Hysa. I rikthehemi përsëri temave të nxehta të javës që shkoi, e cila me të vërtetë që ka qenë shumë e nxehtë. Shumë gjëra kanë ndodhur dhe për të gjitha ato do të ishte mirë të tregohej një vëmendje e veçantë. Gjithsesi kjo gjë është e vështirë të tregohet në një emision të vetëm, prandaj do të mundohemi sadopak për të sjellë ato më të nxehtat. Tritoli rikthehet përsëri në vëmendje. Pak orë na ndajnë nga një shpërthim për të cilin nuk e dimë, që ka qenë thjesht një paralajmërim për atë fatziun, apo një fat i lumtur që shpëtoi për momentin. Gjithashtu pak kohë na ndajnë na përgjigjja që presim nga organizmat evropiane, a do të jemi pjesë aktive e BE-së apo jo! Me gjithë këto rrëmuja që ndodhin dhe që po sajojmë vështirë do ta kemi të fitojmë statusin kandidat. Gara politike për të bërtitur më fort se kush do ta çojë Shqipërinë në Evropë nuk ka mbaruar ende. Shumë zëra thonë se ne jem

Java në një ditë- ALBANIA FM 16 mars 2014

Image
Java në një ditë – e dielë 16 mars 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të Albania FM radios, i rikthehemi edhe këtë javë ngjarjeve më shqetësuese që kanë kaluar më herët. Unë jam Roald Hysa dhe ky është emisioni i përjavshëm, ku si zakonisht do të flasim për ato gjëra, që kanë bërë ose nuk kanë bërë bujë gjatë ditëve të kaluara. Ka qenë një javë me shumë trazira, politikë e probleme të ndryshme. Siria është rikthyer në vëmendjen e publikut tonë kësaj radhe me arrestime të bujshme, që janë kryer në pikë të sabahut, dhe mu kujtua një thënie e dikujt, që kur i shkuan për ta arrestuar në kohën e monizmit në mes të natës dhe i thanë: Në emër të popullit je i arrestuar; dhe ai iu përgjigj sigurimsave: Populli është duke fjetur gjumë, hajdeni nesër kur të zgjohet. Gjithsesi këto ndalime kanë sjellë shqetësime jo thjesht pse u ndaluan 7 veta, porse në të gjithë forumet e internetit sapo diskutohet rreth këtyre ngjarjeve plas një urrejtje e paparë, dhe ofendim jashtëzakonisht o

Java në një ditë- ALBANIA FM radio 90,4 mgh 8 mars 2014

Image
Java në një ditë 8 mars 2014 Selam alejkum të nderuar të dëgjues të ALBANIA FM radio. Unë jam Roald hysa dhe po dëgjohemi sërish në 90,4 mgh në këtë të shtunë të dytë të marsit në emisionin tim të përjavshëm “Java në një ditë”. Ditët trokasin njëra pas tjetrës në shpinën tonë për të ikur e për të mos u kthyer mbrapsht. Sipas ditëve që kaluan ka pasur shumë ulje e ngritje në jetën tonë të përditshme. Çmime të ngritura dhe niveli i krimeve që nuk bie. Protestat kanë vazhduar dhe qeveria i ka etiketuar ato si partiake. Partiake apo jo kjo nuk ka kurrfarë rëndësie. Problemet dhe hallet që kanë paraqitur njerëzit nëpër këto mitingje qëndrojnë. Një zhvillim i mirë është se njerëzit e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre, duke i qëlluar me vezë e me gurë qeveritarët e tyre. Nga karafilat e kuq kemi kaluar te karafilat e bardhë të sindikalistëve. Po ashtu goxha para kanë bërë këto ditë dyqanet e luleve dhe të dhuratave dhe ky është një lajm i mirë besoj. Nxënës të lumtur dhe mësues të l