Posts

Showing posts from May, 2014

Shënimi i JAVËS - 31 MAJ 2014

Image
Shënimi i JAVËS Busulla politike dhe busulla njerëzore në të shumtën e rasteve nuk përputhen. Një nga dilemat më të forta jetësore për ata që kanë frerët e politikës është t’i përputhin dy gjilpërat e këtyre busullave në një të mesme të artë. Gjithsesi politikanët e kanë rëndom përfaqësimin e popullit në kuvend dhe që e marrin çdo katër vjet nëpërmjet votimeve të përgjithshme, si dhe nëpërmjet të zgjedhurve lokalë. Në këto 23 vjet tranzicion një mesazh është i qartë, arena politike është e polarizuar ndërmjet dy partive kryesore dhe aleatëve të tyre, partisë socialiste dhe demokratike. Në gjithë këto vite pushteti ka pësuar një rotacion sa nga njëri krah në tjetrin. Pavarësisht retorikave të fryra mediatike dy gjëra po vërehen qartas në të dy krahët. Partia socialiste është trashëgimtarja në vijimësi me gjithë ndryshimet relevante historike të pas 1990-ës e së majtës ekstreme, e cila humbi betejën moralisht në favor të demokratizimit të shoqërisë dhe pluri-partitizmit. Pa

Java në një ditë ALBANIA FM 31 maj 2014

Image
Java në një ditë  31 maj 2014 Të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios selamu alejkum dhe mirë se erdhët në emisionin tim të përjavshëm Java në një ditë. Unë jam Roald Hysa dhe së bashku kemi nisur një udhëtim që prej disa kohësh, ku në qendër të vëmendjes kemi hallet dhe problemet e përditshme. Aktualiteti i ngjarjeve të politikës dhe atyre shoqërore është tejet akut, dhe kjo javë nuk bën përjashtim nga të tjerat. Niveli i ashpërsisë së përplasjeve politikë u rrit përsëri me një grevë të re të ish-të dënuarve politikë, të cilët kërkojnë të merren seriozisht nga qeverisja socialiste. Fillimi i grevës së urisë u shënua me përplasje me policinë e shtetit, e cila u përpoq maksimalisht t’i ndalonte ish-të dënuarit. Debate të ashpra u transferuan edhe në parlament, si dhe në zyrat e kuvendit midis deputetëve demokratë e socialistë. Madje socialistët e sulmuan fizikisht me të shtyra deputetin Strazimiri. Një pjesë e debatit social në media u fokusua me komunitetin LGBT, të cil

SHËNIMI I JAVËS 24 maj 2014

Image
SHËNIMI I JAVËS – Vrasja e një vajze nga nëna e vet dhe më pas vetëvrasja e kësaj të fundit me të njëjtën armë me të cilën vrau të bijën është e denjë për një skenar tragjik të një filmi horror, i zhvilluar brenda 12 orëve. Po të hysh në thellësi të kësaj ngjarje fatkeqe mund të bëhen studime të fushave të ndryshme, të cilat do të sillnin në vëmendjen tonë vetëm një gjë; rritjen e kriminalitetit, të abuzimit, të dhunës në familje. Qasjet ndaj këtij problemi mund të vijnë nga disa anë, si fjala vjen ekonomike, sociale, të komunikimit, të mbarëvajtjes etj. Një nënë që vret vajzën e vet, një kandidate potenciale për vazhdimësinë e jetës dhe të familjes është një mesazh negativ, një dhimbje e pafund për të gjithë të afërmit e tyre. Tronditja e farefisit të këtyre dy femrave ka qenë e jashtëzakonshme. Për vite me radhë nuk do të shlyhet nga kujtesa kjo tragjedi e hidhur me shumë pasoja. Ka ardhur koha që të mos merren vetëm forcat e rendit duke evidentuar thjesht rastin dhe

Java në një ditë –ALBANIA FM 24 maj 2014

Image
Java në një ditë – 24 maj 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio nga unë Roald Hysa në këtë të shtunë të parafundit të majit. Tashmë temperaturat e motit janë ngritur dhe vapa ka filluar zyrtarisht duke na sinjalizuar hyrjen e verës, stinës së nxehtë shumë të preferuar nga Shqiptarët. Në këtë javë si edhe në javët e kaluara politika ka vazhduar të luajë rolin e vet kryesor me protagonizmin  e  saj, por nuk duhet të harrojmë se politika është vetë jeta e jonë e përditshme. Droga dhe opozita shqiptare janë fjalët më të klikuara të kësaj jave. Lajmet e kapjes së sasive të ndryshme droge kanë qenë të shumta dhe në fokusin e agjencive të lajmeve, duke i dhënë argumente më shumë opozitës, e cila e ka emërtuar qeverinë Rama, qeveria e narkotrafikut. Batutat dhe kundërbatutat npër mediat e ndryshme janë shkëmbyer pa rezerva nëpër mediat e ndryshme nga të dyja palët kryesore të politikës së sotme. Gjithsesi asnjëra nga palët nuk ka lëvizur nga pozicioni i vet, qeveri

SHËNIMI I JAVËS- 17 maj 2014

Image
SHËNIMI I JAVËS Njerëz të moralshëm kundër njerëzve të pamoralshëm, e mira lufton ndaj së keqes vazhdimisht. Një luftë e vjetër sa e gjithë historia njerëzore. Profetët e Zotit të dërguar në tokë për të rregulluar jetën dhe moralet njerëzore. Kjo luftë do të shuhet veç kur t’i vijë fundi kësaj bote, ndërsa besimtarët do të sprovohen deri në fund. Qëndrueshmëria dhe durimi janë pjesë e betejave. Ne ndjehemi të shqetësuar se me çfarë na duhet të merremi. Vit pas viti dhe kohë pas kohe shoqërisë kërkohet t’i imponohet si e drejtë dhe e mirë, si e shëndetshme dhe e virtytshme, homoseksualiteti  apo një sjellje e tillë.  Mbi shoqërinë ushtrohet një presion i pandalshëm për ta detyruar atë që të mendojë sipas termave të lëvizjes homoseksuale. E gjithë kjo bëhet mbi një bazë të gënjeshtërt dhe të pambështetur në asnjë të vërtetë, as shkencore. Nuk ka asnjë arsye për të zhvilluar parada dhe për të dëshmuar krenarinë e të qenit homoseksual. Homoseksualiteti është mishërim i egoizmit

Java në një ditë ALBANIA FM 17 maj 2014

Image
Java në një ditë 17 maj 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio nga unë Roald Hysa. Gjatë gjithë kësaj jave që shkoi mbizotëroi moti me shira të dendur dhe temperaturat ranë ndjeshëm. Porse temperaturat e politikës u ngjitën për lart dhe shkuan në pikat më të nxehta të mundshme. Politika vazhdon të kryesojë me temën hit të avionëve të drogës dhe grindjet mediatike ishte apo s’ishte. Na ishte se ç’na ishte… e gjitha kjo sikur nuk ka ndodhur për pozitën dhe opozitës nuk i mbetet gjë tjetër port ë dalë para parlamentit që të protestojë për të arritur në një debat parlamentar. Ama, nuk po i del fundi kësaj pune dhe me siguri që nuk ka për t’i dalë edhe në vitet në vijim. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Aleksandër Arvizu nëpërmjet një mesazhi i kërkon popullit shqiptarë të bashkohet me Amerikën për të mbrojtur së bashku pavarësinë, demokracinë dhe lirinë e Ukrainës.  Mirë, nuk jemi kundra mor zotni, por po kemi shumë halle për vete për të zgjidhur hallet e të

Java në një ditë – ALBANIA FM- 10 maj 2014

Image
Java në një ditë – 10 maj 2014 Selamu alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radio nga 90,4 mgh, unë jam Roald Hysa dhe ky është emisioni im Java në një ditë. Ditët e kësaj jave ikën me vrpa dhe përsëri po takohemi në valët e radios tonë. Jeta jonë është bërë shumë intensive dhe të shtu nën shohim që java iku e na mbetet diçka për të bërë pushim. Ngjarje nga më të ndryshmet na kanë shqetësuar e në fokus të vëmendjes mund të sjellim shumë prej tyre, por vendi dhe koha janë të kufizuara dhe ne do të vazhdojmë me programin tonë. Koleksionisti Gjergji Thimio ankohet nga banka e të akuzuarit, ku e kanë vendosur, se çdo gjë ka qenë e sajuar ndaj tij, dhe se kjo që po i ndodh është një vjedhje e legalizuar. Një i moshuar u mbyt nga zjarri në shtëpinë e vet dhe shumë të tjerë po vuajnë dramën e moshës së tretë nëpër azilet e pleqve. Kreu më i lartë i policisë i trembet babait të Flamur Pislit dhe e dërgon në qelinë e komisariatit. Ka njerëz që jetojnë mbi ligjin dhe njerëz që j