Posts

Showing posts from June, 2014

Shënimi i JAVËS 14 qershor 2014

Image
Policet duke penguar hyrjen ne greven e urise Shënimi i JAVËS 14 qershor 2014 Greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë në një çadër të ngritur para parlamentit ka tre javë të mira që vazhdon. Qysh në momentin e parë të hyrjes në grevë u vu re një ndërhyrje e policisë së rendit për ta ndaluar këtë grevë. Po ashtu u veprua me grevën e punonjësve të administratës të larguar nga puna me vendime të padrejta. Edhe dy mitingje më herët u ndaluan nën justifikimin absurd, se nuk kemi forca rendi të mjaftueshme për të garantuar mbarëvajtjen e tyre, porse justifikimi i heshtur ishte statusi i vendit kandidat të Shqipërisë. Tingëllon paksa absurde kjo, kur duam të hyjmë në BE dhe shkelim të drejtën elementare qytetarit, atë që garantohet me ligj. Pikërisht të drejtën për të protestuar, në një kohë që kjo gjë është krejtësisht normale për një shoqëri pluraliste dhe demokratike. Por për çfarë po protestojnë ish-të përndjekurit? Ata përsëri po kërkojnë dëmshpërblimin dhe kësaj r

Java në një ditë 14 qershor 2014 ALBANIA FM

Image
Java në një ditë 14 qershor 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios nga 90,4 mgh, unë jam Roald Hysa dhe ky është emisioni im i përjavshëm nga aktualiteti shqiptar, i cili përherë e më tepër të emocionon me lajmet që na vijnë. Të nderuar dëgjues, edhe kjo javë vazhdon të jetë e mbarsur me ngjarje nga më të ndryshmet dhe më tensionueset, pasi edhe temperaturat e motit kanë qenë të larta dhe ka nisur vapë e madhe. Politika dhe parlamenti vazhdojnë të bëjnë zhurmë në media, ndërkaq që policia tashmë e ka drejtuar vëmendjen te policët e vet. Një i tillë u ndalua në Laç, për shkak se kishte mbledhur një arsenal të tërë armësh dhe eksplozivi, kush e di se kujt i shërbente?... Çekia dhe Franca me sa duket janë dy vendet që do ta mbajnë peng marrjen e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë. Qeveria po merret me këtë problem seriozisht dhe ka marrë një seri masash, të cilat do t’i merrni vesh në vijim, sidomos për ata që nuk paguajnë dritat. Kot nuk thonë që qe

Shënimi i JAVËS 7 QERSHOR 2014

Image
Shënimi i JAVËS 7 QERSHOR Përurimi i katedrales ortodokse javën që shkoi ishte një nga evenimentet më të mëdha për komunitetin ortodoks. Në këtë ngjarje morën pjesë funksionarë të lartë shtetërorë me në krye presidentin Nishani dhe kryeministrin Rama etj. Deri këtu nuk ka gjë, por pjesa tjetër ishte shumë shqetësuese për të gjithë opinionin vendas. Prania e peshkopëve serbë Ireneut dhe Amfilohijes ishte burimi kryesor i shqetësimit vendas. Ky shqetësim u shtua më tepër nga deklaratat e peshkopit serb Ireneut, i cili vazhdon ta konsiderojë Kosovën djepin e Serbisë së Vjetër, dhe për më tepër reagimi qeveritar ndaj këtyre deklaratave ishte i vakët, thjesht sa për të bërë një reagim. Plagët e shqiptarëve të Kosovës akoma nuk janë mbyllur dhe vazhdojnë disa mijëra kosovarë të mbeten të zhdukur. Reçaku kullon gjak dhe pret të rivarrosen edhe shumë të tjerë që akoma nuk gjenden. Ndërkaq një fakt i ka munguar vëmendjes së medieve vendase, trualli ku është ndërtuar kjo Katedr

Java në një ditë ALBANIA FM 7 qershor 2014

Image
Java në një ditë 7 qershor 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM nga 90,4 mgh nga Roald Hysa. Si për çdo javë po takohemi përsëri në valët e Radio Albanias për të ndarë me ju disa nga hallet dhe problemet shqetësuese. Shenjtërimi i Katedrales Ortodokse nga në një festë është kthyer në një burim shqetësimi për të gjithë. Katedralja është rrethuar me forcat speciale të policisë shqiptare, të cilat kanë garantuar mbarëvajtjen normale të ceremonisë, dhe njëkohësisht nuk kanë lejuar asnjë lloj demonstrimi kundër këtij eventi. Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë funksionarët më të lartë të Shtetit Shqiptar, presidenti Nishani, kryeministri Rama etj., si dhe një mori patriarkësh ortodoksë nga e gjithë Lindja. Në të gjithë rrjetet sociale shpërtheu një valë zemërimi ndaj deklaratave të peshkopit serb Ireneut, që e cilësoi në një deklaratë Kosovën tokën e shenjtë të Serbisë. Një nga vizitorët e shquar të Janullatosit ka qenë edhe Nikolas Gejxh i njohur për anti-shqiptar