Posts

Showing posts from July, 2014

Fatime Fihrija dhe Universiteti më i vjetër në botë

Image
Fatime Fihrija dhe Universiteti më i vjetër në botë Roald A. Hysa Tingëllon paksa e habitshme, por është një grua ajo që ka themeluar institucionin më të vjetër arsimor në botë. Një grua e mençur, e cila donte të nxirrte maksimumin në përkujtim të babait të saj. Ajo quhet Fatime Fihrija, ose siç njihej në kohën kur ajo jetoi Umu Banine (Nëna e fëmijëve) dhe jetoi në shek. IX (?-880). Nuk dihet shumë për jetën e saj, përveç se ajo e shpenzoi një pjesë të madhe të pasurisë së trashëguar nga i ati për të ndërtuar një xhami dhe medresenë aty përskaj, e cila do të kthehej shumë shpejt një institucion prestigjioz edukimi, lider shpirtëror dhe një qendër historike e botës muslimane. Xhamia e Karauinit dhe medreseja e saj aty ngjitur është një nga institucionet më të vlefshme që muslimanët e më posaçërisht një grua do t’i dhuronin të gjithë botës. Ai është institucioni më i vjetër i lartë arsimor në botë, që vazhdon të jetë funksional sipas UNESCO-s dhe Librit të Rekordeve Guinne