Posts

Showing posts from March, 2015

HOXHË SULEJMAN ISLAM KODRA

Image
HOXHË SULEJMAN ISLAM KODRA Hoxha q ë me guximin e tij e mbrojti fen ë deri n ë pik ë n e fundit t ë jet ë s Lindi n ë fshatin Vil ë z t ë Tiran ë s n ë vitin 1913 n ë nj ë familje me tradita fetare, ku edhe babai i tij ishte hoxh ë . N ë moshën dy vjeçare i vdes babai dhe rritet n ë n kujdesin e xhaxhallarëve t ë tij. Ata kujdesen për shkollimin e nipit t ë tyre, q ë me mbarimin e arsimit fillor e dërgojnë n ë mejtep me mësues Hasan Efendiun dhe Mulla Limanin. I përkushtuar ndaj mësimit t ë Fesë Islame, dhe atij t ë Kuranit, n ë moshën 20 vjeçare përfundon shkollimin dhe paraqitet pranë Myftinis ë s ë Tiran ë s, n ë komisionin e vlerësimit për t ë marr ë dekretin e imamit. Komisioni e vlerësoi shum ë mir ë përgatitjen e Sulejmanit dhe e pajisi me dekretin e imamit për n ë fshatin e tij. N ë fillim punon me hoxh ë Abdulla Hysenin, i cili m ë pas largohet me banim n ë Tiran ë dhe e zëvendëson Sulejmani. Me sjelljen e tij t ë mir ë , me përkusht

Hafiz Qamil Sulejman Luniku

Image
Xhamia e Ballies një monument i vjetër i Elbasanit e prishur nga regjimi komunist në 1967 Hafiz Qamil Sulejman Luniku figurë e shquar fetare e Elbasanit (1897-1970)- Myfti dhe imam i persekutuar nga regjimi komunist Ai ishte një qytetar elbasanas me personalitet të pavarur dhe me karakter të palëkundur, brezi i katërt në familjen Luniku si hoxhë. Ai e vuri jetën e tij në shërbim të Zotit dhe nuk u përul ndonjë herë pavarësisht se u persekutua nga regjimi komunist. Si shembull i një kleriku musliman ai është prezantuar kudo e kurdoherë me dinjitet të plotë, me kulturë të gjerë, atdhetar dhe që ngelet një figurë e shkëlqyer dhe një personalitet me vlera aktuale. Ai lindi në Elbasan në vitin 1897 dhe vazhdoi traditën e familjes të dokumentuar në katër breza: Hafiz Sulejmani i parë, Haxhi Hafiz Seiti (i biri i Sulejmanit), Hafiz Sulejmani (i biri i Seitit) dhe Hafiz Qamili, i biri i Sulejmanit. Arsimin fillor-mejtepin e bëri në vendlindje. Arsimin e mesëm e kreu në Manastir. Du

Hoxha që nuk u frikësua ta thotë të vërtetën

Image
Hoxha që nuk u frikësua ta thotë të vërtetën Imam Adem Mehmet Hoxha – (1914-1979) Ka lindur më 28 maj 1914 në fshatin Degë, Tropojë. Njeri që gëzonte emër të mirë midis bashkëfshatarëve të vet dhe që u persekutua nga regjimi komunist, për shkak të qëndresës që bëri duke e sulmuar publikisht regjimin. Hoxhë Ademi kujtohet nga të gjithë në fshatin e tij të lindjes, si një njeri i dijes, që nuk u pajtua asnjëherë me padrejtësinë, me krimet e komunizmit dhe me reformat diktatoriale. “Komunizmi,- thoshte ai,- të len pa besim, të len pa gjë pas shpirtit, të largon nga të mirat dhe i zëvendëson me të zeza, që i quan socialiste.” Kur doli nga burgu erdhën për ta takuar njerëz nga të gjitha anët, deri edhe komunistët e fshatit, të cilët e paguan shtrenjtë këtë gjë. Hoxhë Ademi është dënuar dy herë gjatë regjimit komunist, herën e parë bën dy vite burg, ndërsa herën e dytë bën 9 vite burg nga 6.4.1964 deri më 20.1.1973. Më 29 janar 1954 , me vendim nr. 8 Gjykata e Lartë e Kolegjit Us