Posts

Showing posts from April, 2015

Dinastia Abaside

Image
Dinastia Abaside Abasidët - (750-1258) Abasidët është një nga dinastitë e mëdha kalifale që diktuan për shekuj të tërë një nga perandoritë më të suksesshme islame. Ato erdhën në fuqi pasi shkatërruan një tjetër dinasti të shkëlqyer atë umajade. Umajadët u shkatërruan nga grupe të kombinuara Shiite, iraniane, muslimane e jo-muslimane të pakënaqura nga regjimi umajad. Kryengritësit udhëhiqeshin nga familja abaside, pasardhës të Profetit Muhamed nga xhaxhai i tij Abasi. Qysh nga viti 718 abasidët përgatiteshin të merrnin drejtimin e kalifatit, duke dërguar agjentë në pjesë të ndryshme të Perandorisë Muslimane për të bërë propagandë kundër umajadëve. Më 747 kishin siguruar mbështetje të mjaftueshme për të organizuar një kryengritje në veri të Iranit, Horasan, e cila çoi në shpartallimin e umajadëve tre vjet më vonë. Abasidët e lëvizën kryeqytetin e perandorisë në Bagdad dhe morën shumë nga ceremonitë dhe madhështia e ish-mbretërve persianë për oborrin e tyre. Duke filluar më 750 me

Shtypen liritë fetare ne Kine

Image
Shtypen liritë fetare: Imamët kinezë detyrohen me forcë të kërcejnë në rajonin e Ksin-Jangut Ksin-Jang: Në një përpjekje tjetër për shtypur liritë fetare Kina i detyron me forcë imamët rajonit të vet lindor me shumicë myslimane të kërcejnë në rrugë dhe të betohen, se ata nuk do t’ua mësojnë fenë fëmijëve. Imamët janë detyruar gjithashtu t’iu thonë fëmijëve që falja është e dëmshme për shpirtin. Imamët muslimanë janë detyruar më tej të thonë me zë të lartë sloganin: “Fitimet tona vijnë nga Partia Komuniste e Kinës dhe jo nga Allahu.” Në lajmet shtetërore kineze thuhet, se imamët i kanë mbledhur në një shesh në emër të civilizimit, ku ata janë detyruar të kërcejnë dhe të këndojnë slogane në mbështetje të shtetit. Sloganet përfshijnë deklarime që glorifikojnë shtetin mbi fenë si fjala vjen “paqja e atdheut i jep paqe shpirtit”. Janë mbajtur fjalime, të cilat i janë drejtuar rinisë që t’i qëndrojnë sa më larg xhamive dhe që falja është e dëmshme për shëndetin. Në vend të fa

RRETH ZGJEDHJEVE TË XHEMATIT

Image
RRETH ZGJEDHJEVE TË XHEMATIT Sikundër e patëm shkruë në numrin e kaluem sod fillojnë zgjedhjet e xhemati Islamijes, e mbarojnë në pesë të Qershurit, ku në pesmëdhetë t’ati mueji hapet kongresi në kryeqytet, i cili ka për detyrë (për veç kontrollimit të veprimeve dy vjeçare) me rizgjedh (në qoftë nevoja) edhe kryetarin e antarët e këshillit të naltë të sheriatit. Duë t’i urojë vllaznit t’onë për kta zgjedhje të cilat po bahen me lirië e qetësië të plotë nën hijen e flamurit të Qeveriës Republikane. Sa do që shtet i ynë nuk asht i mështetun në ndonji fe zyrtare por si mbas nenit të posaçëm të statutit, Qeverija, tri feënat që gjinden në Shqipnië i nderon; jo vetëm se i nderon, por edhe me sa mundet ju ndihmon: prandaj si në të gjitha punët shtetnore, ashtu edhe në pikpamje fetare, komb’ i ynë asht fort i lumtun. Dihet se feëja asht nji nga ndjenjat naturale të njerziës, për ket shkak si kur doherë edhe sod, s’ka as nji komb në faqe të dheut që t’jetë pa feë; na shqiptarët s

Kurejshët nuk e pranojnë profecinë

Image
Kurejshët nuk e pranojnë profecinë e Muhamedit alejhi selam dhe e keqtrajtojnë atë Besimi i Islamit është një mënyrë e kompletuar jetese, e cila përkon me çështjet fetare, politike, sociale dhe ekonomike. Përveç kësaj besimi i Islamit jo vetëm që i fton dhe i bën thirrje atyre të adhurojnë Allahun xh.sh. të vetëm e pa rival, dhe të braktisin të gjithë idhujt dhe sendet që ata adhuronin, madje ai i ndalonte ato prej veprimeve që ata i quanin të kënaqshme sikurse përdorimi i alkoolit, kryerja e marrëdhënieve jashtëmartesore dhe bixhozi. Islami i ftonte njerëzit të ishin të drejtë dhe të ndershëm me njëri-tjetrin dhe të dinin se nuk kishte dallime apo ndryshime midis njerëzve përveç atyre më të devotshmëve. Si ka mundësi që Kurejshët (fisi më fisnik ndërmjet arabëve) të lejonte të trajtoheshin ata njësoj me skllevërit. Ata jo vetëm që refuzuan kategorikisht Islamin, por e dëmtuan dhe e fajësuan atë duke thënë se ai ishte njeri i çmendur, magjistar dhe gënjeshtar. Ata e fajësua

Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam

Image
Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam Kur Profeti a.s. arriti moshën 40-vjeçare atij iu zbrit shpallja hyjnore. Ai gjendej në shpellën Hira. Nëna e besimtarëve Aishja ka thënë: Shenjat e parat që iu shpallën të Dërguarit të Allahut a.s kur ai gjendej ne shpellën Hira në Mekë ishin ëndrrat e bukura, sa herë ai do të shihte një ëndërr, ajo do t’i bëhej e vërtetë dhe e qartë si drita e agimit. Më vonë i Dërguari i Allahut xh.sh. ndjeu dëshirën të rrinte vetëm për të medituar. Ai kalonte një kohë të gjatë, ditë dhe net për të përmbushur këtë qëllim në Shpellë, përpara se te kthehej pranë familjes së tij. Ai do të merrte një furnizim të vogël me ushqim për udhëtimin e tij. Kur kthehej te bashkëshortja e tij Hatixhja, ai do të merrte një sasi të freskët ushqimi dhe do të kthehej sërish tek e njëjta shpellë për të vazhduar meditimin e tij. Shpallja iu zbrit aty ndërsa gjendej në shpellën e Hirasë. Engjëlli Xhibril a.s. iu afrua Muhamedit a.s dhe e urdhëroi

Vendlindja dhe rinia e Muhamedit alejhi selam

Image
Vendlindja dhe rinia e Muhamedit alejhi selam Profeti a.s. u lind ne vitin 571 (sipas kalendarit diellor) në fisin kurejsh (i cili shquhej për fisnikëri te të gjithë arabët), në Mekë (e cila konsiderohej edhe në atë kohë kryeqyteti fetar i të gjithë Gadishullit Arabik). Arabët kryenin Haxhin në Mekë dhe vinin rreth e rrotull Qabes, e cila ishte ndërtuar prej profetit Ibrahim a.s. dhe biri të tij profetit Ismail a.s. Allahu xh.sh e lartësoftë emrin e tyre. Profeti a.s. mbeti jetim. Babai i tij vdiq para se ai të lindte dhe nëna e tij vdiq kur ai ishte 6 vjeç. Gjyshi i tij Abdul Mutalibi u kujdes për të dhe kur vdiq, xhaxhai i tij Ebu Talibi u kujdes më pas për të. Fisi i tij dhe fiset e tjera adhuronin idhuj të bërë prej guri, druri dhe madje disa prej ari. Disa nga këto idhuj ishin vendosur rreth Qabes. Njerëzit besonin se këto idhuj mund të shmangnin të nxehtin ose të shtonin dobitë. Pofeti a.s ishte i besueshëm tek njerëzit dhe shumë i ndershëm. Ai nuk dinte kurrë të sil