Posts

Showing posts from July, 2015

Hëna e Ramazanit

Image
........... Hëna e Ramazanit Në një natë të Ramazanit, Shkoi Profeti në Hira. Të mësojë prej Zotit t’Tij, La ilahe il-all-llah. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Shkëlqeu dielli i profecisë, Ndriçoi hëna pesëmbëdhjetë, Përmbi faqe t’Gjithësisë, Historia ndërroi fletë. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. I lavdëruar do të jesh, Udhëzim për njerëzinë. O njeri paqe do t’gjesh, Po të ndjekësh rrugën e Tij. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Gjer në Ditë të Kijametit, Do t’përmendet emri yt. Sa her’ të kujtojmë emrin, Me lotë na lagen sytë. Refren: O Profet, Profet i dashur, Për të gjithë neve je Ti. Si mëshirë e Zotit ardhur, Veç me hajr e mirësi. Dedikuar Profetit t

Dinastitë moghule

Image
Dinastitë moghule Nga Francis Robinson Francis Robinson po kërkon për tipare dallueshmërisht tolerante të sundimit moghul në Indi dhe të atyre dinastive islame që lidhen me Iranin dhe Azinë Qendrore.  Njëkohësisht ai nxjerr në pah edhe anët e errëta të këtyre sunduesve, të mbushur plot me vese dhe etje për pushtet. Rreth 10 vite më parë unë u ftova për të kontribuar mbi një seri librash që mbulonin sundimtarët e shoqërive më të mëdha në botë. Zona ime ishte Bota Muslimane. Kishte kaq shumë sundimtarë muslimanë për t’i futur në një volum të vetëm, saqë u desh të ndahen në dy pjesë- sundimtarët e botës perëndimore myslimane dhe ata të botës lindore myslimane. Duke përdorur një shkallë selektiviteti u bë e mundur për të sjellë së bashku disa nga sundimtarët e botës lindore myslimane deri rreth 1900-ës, si një grup mjaftueshmërisht koherent. Ata janë: dinastitë e Sulltanatit të Delhit 1206-1526, e cila krijoi strukturën e nënkontinentit indian, deri në shek. XXI, duk

Agjërimi në vite

Image
Agjërimi në vite MEDITIM- MBI TË KALUARËN Roald A. HYSA Proceset demokratike u përshpejtuan edhe nga rivënia në funksionim e objekteve të kultit, të cilat i patën shpëtuar rrebeshit komunist të vitit 1967. Në dhjetor 1990 do të rivihej në funksionim Xhamia e Plumbit në Shkodër, ku populli i Shkodrës me një manifestim madhështor festoi kthimin e lirisë së besimit. Më pas në mes të janarit 1991 do të rihapej në Tiranë xhamia e Haxhi Et’hem Beut, ku i gjithë sheshi para saj u bllokua nga një turmë e pazakontë. Një muaj më pas do të rihapej dhe do të fillonte funksionimin e saj Xhamia e Kokonozit, e kështu me radhë hap pas hapi do të merreshin një nga një ato xhamia që kishin mbetur si objekte të tjetërsuara nga marrëzia komuniste, e cila i kishte hapur luftë Zotit. Por Allahu e ka vendin në zemrat e njerëzve, në zemrën e një besimtari, e cila rreh nga dashuria që ka për Zotin, Allahun e Lartësuar. Në vitin 1992 kam agjëruar për herë të parë dhe ka qenë një përvojë e jas

Xhamitë e Shkodrës

Image
Harta e xhamive Shkoder Xhamitë e Shkodrës dhe fundi i tyre gjatë periudhës së sundimit të egër komunist Regjimi komunist gjatë gjithë kohës që sundoi në Shqipëri e luftoi fenë dhe traditat fetare. Lufta nisi qysh ditët e para kur e morën pushtetin komunistët dhe deri në ditën kur e dorëzuan. Prishja e xhamive dhe ndryshimi i destinacionit të këtyre objekteve të shenjta ka qenë pjesë e kësaj lufte. Një kampion i tillë mund të studiohet në qytetin e Shkodrës, i cili ka qenë një nga qytetet ndër më të pasurat me objekte kulti myslimane. Nga 39 të listuara më poshtë 30 xhami dhe shumë varreza u shkatërruan krejtësisht, duke ndryshuar paraqitjen urbanistike të qytetit. Gjëja e parë që u bë në vitin 1967 ishte rrëzimi i minareve dhe kthimi i këtyre objekteve në destinacione të tjera, si salla mbledhjesh për Frontin Popullor, sallë kinemaje, teatër, zyra për pushtetin lokal, magazina, depo, ofiçina etj. Më pas këto objekte kulti së bashku me disa varreza u shkatërruan e u rrafsh