Posts

Showing posts from September, 2015

Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht

Image
Pamjet origjinale te botuara nga te gjithe portalet apo faqet e internetit te skicave paraqesin gjera intime, dhe per arsye etike nuk po ua percjellim. Imazhe të shtrembëruara mediatikisht dhe historikisht Roald A. HYSA Turku që përdhunon dhe na pushton është një klishe e stërmunduar tashmë nga penat e shkruesve dhe të skicuesve perversë. Bombat dhe shashkat mediatike nuk kanë të sosur, sidomos kur vjen fjala për turqit dhe shqiptarët. Deri dje Rilindasit tonë u përpoqën maksimalisht për të shmangur përplasjet midis besimeve fetare, duke i ndriçuar Shqiptarët mbi gjuhën dhe kombësinë e tyre. “Njëri thot jam Shkja/ Tjetri Latin,/ Njëri jam grek,/ Tjetri kam din/ Po jeni Shqiptarë të gjithë more t’mjerë...”. Porse Rilindasit nuk e kishin parashikuar që këta të sotmit, do t’i frynin zjarrit të përçarjes përsëri nëpërmjet imazhit të Turkut pushtues e zullumqar, i cili po përdhunon gratë e krishtera dhe po ju bie më qafë të krishterëve të pafajshëm për ndoca interesa të kës