Posts

Showing posts from October, 2015

Luto Islami dhe gomari

Image
Malet e Golemit Luto Islami dhe gomari Apo historia e gomarit që u bë spiun (Ngjarje e vërtetë nga vitet e largëta 1970) Luto Islami ishte një fshatar nga Golëmi i Gjirokastrës, një fshat malor 1200m mbi nivelin e detit në jug të Shqipërisë. Dimri atje është i vështirë dhe e mbulon bora në pjesën më të madhe të stinës dhe bën shumë ftohtë. Lutua ishte nisur për të bërë dru për dimër që ta kalonte dimrin sa më lehtë. Golemi si fshat e kishte pyllin ku bënin dru nga ana tjetër e malit dhe Lutua kishte marrë gomarin me vete dhe bëri dru nga shqopa, shkoza e kështu me radhë. Në kthim gomari mezi po ecte, se ishte i ngarkuar, dhe rruga ishte malore, dhe me shumë kthesa dhe Lutua e nxiste gomarin: -Ysh, o baba ysh,- e gomari mezi ecte dhe i lëshonte pordhët litar... Lutua u mërzit se gomari nuk ecte, se rruga ishte edhe me baltë e llohë, dha e dha e i tha gomarit: -Ysh, o baba ysh, se më je bërë si komunist Brahua- ndërkohë rreth e rrotull nuk kishte njeri, veç pemë, pyll

Lenini dhe boria e veturës

Image
Lenini dhe bori a e veturës Lenini së bashku me një delegacion sovjetik zbritën nga një anije, e cila e kishte transportuar delegacionin për të shkuar në Amerikë për disa takime zyrtare me qeveritarët e lartë amerikanë. Në anije kishin marrë edhe një makinë prodhim sovjetik ZIL (zavot imja Lenin) për të treguar arritjet e mëdha të klasës punëtore sovjetike. Nga porti deri në vendin e hotelit ku do të strehohej delegacioni ishin rreth 25km rrugë. Punëtorët e portit e zbresin makinën dhe Lenini me bashkëpunëtorët e vet e ndezin dhe nisen për në destinacion. Pas një kilometri rrugë makina fiket dhe megjithëse e provuan ta ndezin, ajo nuk ndizej aspak. E provuan të gjithë me radhë, përsëri makina nuk ndizej. Lenini ju thotë shokëve të vet, që ta shtyjnë, sepse nuk mund të përdorin makinat e borgjezisë punëtorët sovjetikë si mjete transporti për udhëtarët. E shtynë makinën për disa kilometra, porse përfaqësuesve të klasës punëtore sovjetike iu doli llapa nga lodhja, dhe iu