Posts

Showing posts from 2016

Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe

Image
Fqinjët tanë, Luftërat Ballkanike dhe Lufta e Madhe Roald A. HYSA ( Në prag të shpalljes së Ditës së Pavarësisë, ditës së flamurit, më 28 nëntor në kujtesën tonë historike duhet të rikujtojmë gjithë ato masakra që pësoi popullsia shqiptare në pjesën më të madhe muslimane nga fqinjët tanë. Ngritja e Flamurit nuk zgjidhi gjithçka, ashtu si menduan patriotët, sepse masakrat dhe grabitjet vazhduan mbi shqiptarët, duke i etiketuar ata si turq për ta pasur më lehtë që t’i rreshtonin shqiptarët me humbësit. ) Luftërat ballkanike kanë shërbyer në një farë mënyre edhe si prelud i Luftës së Parë Botërore, e cila solli shkatërrime dhe dëme materiale të jashtëzakonshme për kohën. Një nga fatkeqësitë e mëdha të kësaj lufte ishte edhe numri i viktimave që shkon në total për të gjitha palët 38 milionë njerëz. Në tetor të 2010 do të mbyllej edhe pagesa e fundit e reparacioneve nga ana e Gjermanisë, e duke i futur këto ngjarje përfundimisht në sëndukët e errët të historisë. Dëmet që

Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq

Image
Marshimi mbi Romë dhe Tetori i kuq Roald A. HYSA Tetori dhe nëntori janë dy muaj që në historinë e afërt përmbajnë brenda vetes ngjarje të mëdha me ndikime të pallogaritshme për të gjithë historinë njerëzore. Përplasjet Lindje – Perëndim nuk u vërejtën thjesht në luftërat botërore, por edhe në lëmin ideologjik prej të cilit burojnë të gjitha problemet, debatet, diskutimet e më pas edhe luftërat, që deri tashti i kanë kushtuar njerëzimit disa qindra milionë njerëz të vrarë e të zhdukur për shkak të përplasjeve të mëdha ideologjike. Pas Luftës së Parë Botërore rendi ndërkombëtar pësoi ndryshime të ndjeshme nga një presion në rritje i grupimeve të ndryshme majtiste, të cilët aspironin të merrnin pushtet, kudo në të gjithë Evropën. Revolucioni i Tetorit është nga ngjarjet më me rëndësi të kësaj periudhe, e cila në përfundim të Luftës së Madhe i dha fund Perandorisë Ruse dhe themelimit të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike me në krye Vladimir Iliç Uljanovin- i njohu

STALINI DHE PIJANECI

Image
STALINI DHE PIJANECI Një i dehur, tepër i pirë qëndron para Mauzoleumit në Sheshin e Kuq të Moskës në mesnatë dhe ia nis të bërtasë me të madhe: -"Vdekje diktatorit me mustaqe! Vdekje diktatorit me mustaqe!" Rojet që rrinin përpara Mauzoleumit bëjnë sikur nuk e vërejnë pijanecin, duke pritur që ai të largohet vetë me shumë padurim. Por pijaneci qëndronte aty me këmbëngulje dhe në drejtim të Kremlinit, ngrinte kohë pas kohe grushtin lart dhe lëshonte parullën e vet. Më në fund u detyruan rojet të telefononin dhe të njoftonin oficerin dezhurn për pijanecin. Koloneli dezhurn pasi e shqyrton situatën dhe e sheh si është puna, e arreston pijanecin dhe që nga vendroja i raporton Stalinit, se ka arrestuar një armik të keq, që thërriste kundër udhëheqësit të lavdishëm: "vdekje diktatorit me mustaqe"?!!...- Stalini i thotë oficerit se për momentin ishte i zënë me një mbledhje të rëndësishme dhe nuk mund të merrej me rastin, por t'ia dërgonin "armikun

Adem Salihi myftiu anti-komunist

Image
Adem Salihi myftiu anti-komunist Krye-Myftiu i qarkut të Kukësit Adem Salihi gjatë kohës së Luftës II Botërore i paralajmëroi njerëzit për rrezikun sllavo-komunist, që i kanosej të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë. Ai i kishte kryer studimet në Medresenë e Naltë të Tiranës një shkollim 12 vjecar, ku u edukuan jo vetëm me dashurinë për fenë e Allahut, por edhe me një dashuri të madhe për Shqipërinë. Një Shqipëri së bashku me Kosovën dhe të gjitha viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të mbetura padrejtësisht. Madje pse tha të vërtetën, atë të vërtetë historike dhe pse e deshte Shqipërinë etnikë ta shihte në një shtet të vetëm ai vuajti burgjeve të komunizmit. Ai ju tregonte njerëzve se cfarë pasojash do të ketë vendi me vendosjen e regjimit komunist. Ai i tregoi popullit se komunistët nuk do të njohin fenë, se janë vetë të pafe; komunistët nuk e njohin pronën, se vetë nuk kanë pronë dhe duan t’ja marrin pasurinë popullit, për ta kthyer në robëri; ata nuk njohin tradit

Censusi Global dhe të dhënat mbi konvertimet fetare

Image
Censusi Global dhe të dhënat mbi konvertimet fetare Roald  A. HYSA* Përpara pak kohësh na ra në dorë një shkrim studimor me shumë të dhëna të vlefshme mbi konvertimet nga muslimanë në të krishterë protestanë, ortodoksë apo katolikë. Theksi kryesor vihet tek ata të konvertuar që i përkasin kryesisht kishave dhe misioneve ungjillore nëpër botë. “Besimtarë të Krishti nga një e kaluar muslimane- një census global”, është rishikim i një punë shumë-vjeçare mbi konvertimet dhe arsyet e mundshme të këtyre konvertimeve dhe një vështrim kritik ndaj burimeve të informacionit nga janë marrë këto të dhëna. Autorët janë Patrik Xhonstone një misionar protestant, dhe Duejn Aleksandër Miler profesor në San Antonio, Teksas. Autorët përdorin akronimet BMB për të treguar, besimtarët në Krishtin me të kaluar Muslimane. Xhonston dhe Miler shprehen, se “në mbyllje ne e njohim ambiguitetin (dykuptimësinë) e termit “besimtar”, kur ai përdoret për të nënkuptuar pasuesit e besimit të krishterë. (fq.

Dy gëzimet e dhjetë ditëshit të fundit dhe Nata e Kadrit

Image
Dy gëzimet e dhjetë ditëshit të fundit dhe Nata e Kadrit Roald A. HYSA I lodhur dhe i kënaqur njëkohësisht, kjo mund t’i ndodhë vetëm një besimtari në 10 ditëshin e fundit të Ramazanit. Lodhja e ditës dhe e natës e përfshin besimtarin nga një ditë e përfshirë me punë dhe njëkohësisht me adhurimin e këtij muaji të madhnueshëm , agjërimin. Pa bukë e pa ujë gjatë gjithë ditës, paraqitet në vendin e punës dhe punon me përkushtim deri në përfundim të orarit. Largohet nga puna dhe në këtë 10 ditësh të fundit të Ramazanit përkushtohet më fort ndaj adhurimeve të ndryshme. Lexon Kuran, përkujton e përmend Zotin, lexon pjesë nga jeta e Profetit Muhamed paqja e Zotit qoftë mbi të, dhe me durim pret mbrëmjen kur do të shtrohet në tavolinën e iftarit, ku zbret mëshira e Zotit dhe më pas një seri veprimesh tradicionale e bashkojnë atë me të gjithë besimtarët e tjerë në sofrat e gëzimit. E në këtë dhjetë ditësh Allahu i Madhëruar ka fshehur një natë, një natë që është sa 1,000 muaj, nj

Ceni i Lakut dhe modeli i tij

Image
Ceni i Lakut dhe modeli i tij Nga Roald A. HYSA Përpara pak ditësh faqja Venaliu.al vuri në qarkullim një jetëshkrim të shkurtër me pak komente mbi një nga figurat emblematike tironase, por jo vetëm në Tironë, por në të gjithë Shqipërinë i njohur për ndihmën që ua ka dhënë pa kursim njerëzve ngado që vinin, ngado që ishin, pa dallim feje. Ai njihej si Ceni i Lakut apo Hysen Kazazi dhe deri sa ishte gjallë në këtë botë ai kishte respektin dhe dashamirësinë e të gjithëve. Kjo tashmë dihet dhe më e bukura është në gjithë këtë mesele, se dashamirësia e publikut tiranas dhe kujtimet e lidhura me këtë njeri të jashtëzakonshëm e babaxhan nuk janë harruar akoma. Pasi u shpërnda ky shkrim mbi Babë Cenin, kështu kishte qejf ta thërrisnin atë të gjithë me të cilët kishte kontakt, në faqen e Venaliut në FCB pati një shpërndarje virale të shkrimit dhe komente të shumta nga më pozitive e dashamirëset. Të gjithë ata që komentonin e kujtonin me mall Babë Cenin këtë njeri të jashtëzak

Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën

Image
Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën Hafuz Xhemali- deputet i parlamentit shqiptar Nga Roald A. HYSA Nga Stambolli vjen në Tiranën tashmë kryeqytetin e Shqipërisë moderne për të dhënë kontributin e vet si legjislator e senator njëkohësisht. Ai është një nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare të Stambollit dhe nga ballkoni i klubit Bashkimi në Stamboll ka ngritur flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912 së bashku me patër Jul Bonatin. Hafuz Xhemal Mullai ose Dibra njihej nga të gjithë dibranët dhe shqiptarët kudo, si Hafiz Xhemali, madje edhe në listat e parlamentit shqiptar ku ai figuron si senator e deputet shkruhet Hafiz Xhemali. Një burrë fisnik dhe i pashëm me një mjekër që ia shtonte hijeshinë dhe të bënte për vete me fjalët e tij të ëmbla, që me zërin e tij i mahniste dëgjuesit gjatë këndimit të Kuranit dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm qanin me lot. Njeri me katër gjuhë të huaja dhe me një bagazh të jashtëzakonshëm intelektual dhe orator. Kështu e

Mëngjes Bajrami në burg

Image
Kishte pasë ndjehë Bajram Mëngjes Bajrami në burg Ahmet Bushati ( Ahmet Bushati këtë syth dhe shumë informacione të tjera i ka regjistruar në librin e tij me kujtime. Këtu flitet për në Kampin e Çengelajve midis Peqinit dhe Kavajës. Pamja  që na ofron Ahmet Bushati vërtet i takon një dite gëzimi për Bajram, porse një bajram i prangosur që do të mbahet mend pikërisht pse ishte i prangosur. I mahnitur nga pamja madhështore e Bajramit ai na rrëfen ato momente qetësie dhe komunikimi me Zotin e Gjithësisë .) Më ishte infektue keq thembra e njenës kambë, aq sa për disa ditë nuk muejsha me e prekë me te në tokë. Me temperaturë e pushim të mjekut më zue edhe nata e festës së Bajramit, e që prej temperaturës së naltë që kisha pasë, nuk pata ndigjue se ç’mund të ishte folë rreth ditës së nesërme, ditës së Bajramit. Ishte verë dhe të nesërmen në mëngjes heret shumë, nji dritare e vockël që binte mbi kryet tim, bashkë me dritën që sapo kishte nisë me zbardhë, po më fuste ed

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë edhe n

Arti i një mbishkrimi

Image
Arti i një mbishkrimi Roald A. HYSA Jo shumë kohë më parë faqet e para të shtypit, titujt kryesorë të radiove dhe televizorëve dhe i gjithë interneti u mor me mbishkrimin e Sulejmanit të Madhërishëm në Kalanë e Lezhës, ku normalisht ai mbishkrim tregonte një datë. Ashtu siç pritet shiriti i një vepre madhështore dhe ruhet si një relike, ashtu edhe mbishkrimet janë në një farë mënyre shiriti që ruan një histori të caktuar. Mbishkrimi i një pllake të vogël në sipërfaqe, një pllakë e gdhendur në gur. Një mbishkrim  që përmban pak rreshta, por shumë histori. Një pjesë e madhe e historisë së Tiranës ruhet pikërisht në këto mbishkrime dhe falë përpjekjes të disa njerëzve të shquar ato kanë arritur të mbijetojnë. Mbishkrime që kanë arritur të plota deri në ditët e sotme dhe që gjenden në objektet e kultit janë në xhaminë e Et’hem beut dhe në xhaminë e Kokonozit në Pazarin e Ri. Ndërkaq shumë të tjerë u shuan dhe u zhdukën, por për fat disa prej tyre i gjejmë të ruajtur nëpër l

Koha kur Turqit ishim ne

Image
Koha kur Turqit ishim ne Roald A. HYSA Revolucioni grek i vitit 1821 dhe pasojat e tij sollën një ndryshim të ndjeshëm në atë që ne e njohim sot si Ballkan, apo siç njihej asokohe Rumeli. Ky term u rrudh vit pas viti dhe vendin e tij e zuri Ballkan, emërtimi i një vargmali në Bullgarinë e sotme. Lindja e shteteve të reja kombëtare hapi njëkohësisht edhe kutinë e Pandorës në Evropën Juglindore, e sidomos luftërat Ruso-Turke dhe synimet ekspansive për ta kthyer Stambollin në Kostandinopojën e dikurshme dhe si kryeqytetin e ri të Perandorisë Ruse, risillnin në jetë synimet e hershme, e veçanërisht ato të Ekaterinës së Madhe dhe të dashurit të saj princit Potjomkin. Traktati i Shën Stefanit për pak sa nuk i dha fund këtyre synimeve dhe në të njëjtën kohë e fshinte nga harta e Ballkanit atë që ne sot i themi Shqipëri e madhe, natyrale apo etnike dhe pikërisht kjo kthesë historike, që më pas me Kongresin e Berlinit dhe Fuqitë e Mëdha që u munduan të korrigjojnë pasojat katas

Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam

Image
Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam /3 15) Besim i fortë dhe mbështetja tek Allahu xh.sh. Ebu Bekri r.a. ka thënë: “U shikoja këmbët paganëve, kur ishim në shpellë (në shpellën Theur). Unë thashë: O Profet i Allahut xh.sh., nëse dikush prej tyre e hedh shikimin poshtë te këmbët e veta, ai do të na shohë. I Dërguari i Allahut xh.sh. tha: “ O Ebu Bekër, a nuk e di se kur janë dy persona, Allahu i Madhëruar është i Treti i tyre .” (Muslimi nr. 1584) 16) Shpirtbutësia dhe dhembshuria. Ebu Katadeh r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut ndërsa po e kryente faljen mbante në krahë një vajzë të vogël, e cila quhej Umame, e bija e Ebul Asit. Kur ai përulej në ruku, e ulte atë në tokë dhe kur ngrihej e mbante sërish në krahë. (Buhari nr. 5650) 17) Thjeshtësimi dhe lehtësimi. Enesi r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. ka thënë: “ Unë e fillova faljen, me qëllim që ta zgjasja atë, por dëgjova një të qarë fëmije. Atëherë unë e shkurtova namazin, sepse un