Posts

Showing posts from January, 2016

Malkolm X sugjeron kurën për racizmin

Image
Malkolm X sugjeron kurën për racizmin në një letër të zbuluar shkruar me dorë Letra është në shitje për 1,25 milionë dollar Nga Kimberli Riçards Një letër e zbuluar së fundmi me shkrim dore nga Malkolm X më 1964 përshkruan racizmin e asaj kohe si një “kancer të pashërueshëm”, që po “torturon” Amerikën. Blerësi i dorëshkrimeve historike dhe letrave nga Los Anxhelesi Moments in Time rifitoi letrën 6-faqëshe të aktivistit për të drejtat qytetare. Ajo doli në shitje për 1,25 milion dollarë të dielën (e dielë 18 tetor 2015). Geri Zimet president dhe pronar i Moments in Time e mori këtë letër nga një kontakt, i cili e zbuloi në një magazinë në Bronks të Nju Jorkut. Zimet vendosi ta mbajë anonim emrin e personit. -“Është e jashtëzakonshme,”- tregon ai për Huffington Post. –“Unë nuk e kam shitur akoma, por jam i sigurt se është çështje kohe përpara se ta shes.” Letra rrëfen me hollësi një periudhë monumentale nga fundi i jetës së këtij aktivisti: pelegrinazhin e tij

Esat pasha në misionin e tij në Paris 1919, hero apo tradhtar?!...

Image
Esat pasha në misionin e tij në Paris 1919, hero apo tradhtar?!... Roald A. HYSA Esat Pashë Toptani mbetet edhe sot një nga figurat më enigmatike të historisë shqiptare të shekullit të kaluar. Historianët shqiptarë janë marrë shumë me këtë figurë dhe gjithmonë ka rënduar dilema, hero apo tradhtar?!... Për Avni Rustemin me shokë ai ishte një tradhtar që duhej hequr qafe, po ashtu edhe për historinë e regjimit komunist, që tek Esat pasha shihte latifondistin, beun që i merrte shpirtin popullit, dhe politikanin dinak që donte të shkatërronte fatet e atdheut. Ndërsa për disa të tjerë nuk ishte dhe nuk është kështu, fakte të ndryshme janë heshtur dhe janë përmendur në margjinat e kornizës historike. Një herë e një kohë në shtypin e shkruar ndiqej nga afër Esat pasha për qëndrimet politike, ndërsa sot gazetat e kujtojnë më tepër për një parfum francez, që mban emrin e “Esad Paschia”. Qëndrimet e tij ngjajnë kontroversiale dhe rëndom janë etiketuar si qëndrime armiqësore ndaj

Shqipëria në mbarim të Luftave Ballkanike

Image
Shqipëria në mbarim të Luftave Ballkanike Nga Tahir Kolgjini Shqiptarët kishin ramë në një gjamë të madhe. Komisioni Ndërkombëtar tue u mbajtun krah shteteve sulmuese, ma tepër se gjymsën e shqiptarëve i kishte dënue, tue i lanun në robni të Serbis, të Grekis dhe të Malit të Zi. Të tri shtetet shtyheshin me njana tjetrën se kush do të masakroje dhe do të barbarizoje ma tepër. Shqiptarë në grumbuj të mëdhaj në Janinë, në Manastir, në Shkup dhe në Shkodër, në krejt Kosovën, moralisht, materialisht e fizikisht, ishin dënue me vdekje. "Ah, Evropë, moj kurva e motit!" Fishta Për gjymsën tjetër të Shqiptarëve, Belgradi, Athina dhe Cetina, në puthitje me njana-tjetrën, kishin lëshue nga nji akt gjykim për zhdukjen shqimit (përfundimisht) të racës arbnore. Duheshin zhdukur këta njerz me bisht e që nuk vlejnë asnji hutër! Ave, me forca ushtarake, me andartë e me çetnikë mjekërgjatë, iu ishin sulun tokave shqiptare dhe banorëve të tyne si nji mjegull e zezë. Digjshi

Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini

Image
Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini Shumë është shkruar dhe shumë është debatuar për sulltan Abdyl-Hamidin, por gjithsesi historia shqiptare mban një qëndrim negativ ndaj tij. Ndërkaq historiani Tahir Kolgjini që ka jetuar jashtë Shqipërisë komuniste dhe për pasojë ka qenë i pa ndikuar nga propaganda komuniste na jep një version të përmirësuar dhe më afër së vërtetës. Një fakt tjetër që dihet pak nga publiku është se patrioti i shquar Isa Boletini ka qenë pjesë e Gardës me ushtarakë shqiptarë që e mbronin sulltan Abdyl-Hamidin. Turqit e rinj apo sic njihen gjerësisht Xhon-Turqit janë ata që e sulmuan ashpër sulltan Abdyl-Hamidin dhe e detyruan të abdikojë. Po ashtu janë partia e Xhon-Turqve që nuk i lejuan pas shpalljes së Hyrrietit-Lirisë më 1908 të merrnin të drejtat e tyre në bazë të premtimeve me të cilat morën pushtetin. Por le t’ia lemë fjalën h. Tahir bej Kolgjinit: Turqit e rij, me qëllim që të marrin sundimin në dorë, nuk patën lanun gja p