Posts

Showing posts from February, 2016

Morali kombëtar në të shkuarën

Image
Morali kombëtar në të shkuarën dhe nevoja sot Nga Roald A. HYSA Rëndom në të gjitha të përditshmet e shkruara dhe gazetat on line hasim në ngjarje dhe në gjëra që tregojnë se ky popull e ka humbur busullën morale. Por përpara se të merremi me ngjarjet e rëndomta të mungesës së moralitetit në popull pa dyshim na duhet të theksojmë se edhe kjo klasë politike po etiketohet si e pamoralshme pikërisht po nga këto media të shkruara, on line apo audio-vizive. Fitimi dhe rrugët që të çojnë drejt tij është gjëja kryesore e të gjitha bisedave. Sipas Aristotelit kur përshkruan mundësitë legjislative të një shtetari është detyrë e tij ta fusë brenda një kornize shoqërinë, e cila do të mundësojë një jetë më të mirë. Ndërsa shteti sipas tij është “një komunitet i mirëqenies në familje dhe një grumbullim familjesh për hatër të një jete të vetëmjaftueshme e të përkryer”. Këto kanë qenë synimet më të hershme për të gatuar një shtetar, i cili do të sillte të nesërmen më të mirë për të gjith

Populli u çua nga skëterra

Image
Populli u çua nga skëterra George Xhumari Një javë përpara se të bëheshin zgjedhjet e para pluraliste, një muaj pasi kishin hequr statujën e qoftëlargut unë isha 15 vjeç dhe ngaqë bënte miting PD-ja tek shkolla ime Partizani, i emocionuar për heqjen e bustit thashë një poezi, që mbase s’kishte ndonjë bukuri letrare, por ishin fjalët e një adoleshenti antikomunist, që përjetonte aktin heroik të popullit tiranas për heqjen e statujës dhe dua t’i ndaj me ju me rastin e 25 vjetorit të atij momenti historik. “Fjalë të thjeshta rreshtuar në poezi, por që e kanë treguar krejt realitetin e asaj kohë dhe mllefin e popullit për diktatorin, dalin sinqerisht, ndoshta pa shumë art siç e thotë vetë autori, por godasin. E falënderoj Gjergjin që më dha të drejtën e publikimit të kësaj poezie në blogun tim.” Roald A. HYSA “Zgjohu popull të thërret Atdheu Se Enveri na gënjeu Na mashtroi keq qafiri Tha do hamë me lugë floriri Zgjohu popull erdhi momenti Që të hiqet

Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam

Image
Karakteristika të Profetit Muhamed alejhi selam vazhdim  8) Dashuria dhe Pastërtia. Muhaxhir ibn Kunfudh r.a. ka njoftuar se ai kishte kaluar nga Profeti a.s. ndërsa ai po urinonte, e përshëndeti atë me Selam, por Profeti a.s. nuk ia ktheu përshëndetjen derisa kërkoi mbrojtjen e Allahut xh.sh. prej shejtanit të mallkuar mori abdes dhe i kërkoi falje, duke i thënë: “ Mua nuk më pëlqen qe të përmend emrin e Allahut xh.sh., kur nuk jam në gjendje të pastër .” (Ibn Huzejmeh nr. 206) 9) Ruajtja dhe pasja kujdes e gjuhës (të folurit). Abdullah bin Ebi Auf r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. i përkushtohej shumë përmendjes së Allahut xh.sh. (dhikrit), ai kurrë nuk fliste më kot. Ai do të zgjaste lutjet e tij dhe do të shkurtonte bisedat (të folurën) dhe kurrë nuk do të hezitonte të ndihmonte apo të kujdesej për nevojat e një nevojtari, të varfëri apo të veje. (Ibni Hibani nr. 6423) 10) Adhurues i shkëlqyer. Aishja r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.

Një mandat amerikan për Shqipërinë?

Image
Një mandat amerikan për Shqipërinë? Roald A. HYSA Me ç’farë anë t’pjerrë Amerika, Anës tjetër i bie pika. Hafiz Ibrahim Dalliu 1919 Hajde nëno mos ki frikë Se ke djemtë në Amerikë... Fan Noli Pak njerëz e dinë që ata që e ngritën Shqipërinë më 1920-ën patën kërkuar asokohe një mandat amerikan për Shqipërinë. Këta politikanë të mëdhenj ishin të mendimit se vetëm Amerika gëzon autoritetin moral të nevojshëm për një mandat mbi Shqipërinë. Ata janë emra të shquar si Faik Konica, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Esat pashë Toptani, Kristo Dako, Mit’hat Frashëri etj., ndërsa Fan Noli me cilësinë e kryetarit të Vatrës kërkonte një ndihmë amerikane më tepër, se sa protektorat. Por është fakt se edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit e kanë marrë seriozisht këtë mundësi. Njerëzit që merren me historinë dhe në forumet internetare ku diskutohen çështjet e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore mund t’i dinë disa gjëra nga këto që përmendëm më sipër dhe që do t’i

Vatra dhe ndihmesa e saj

Image
Vatra dhe ndihmesa e saj për njohjen dhe ruajtjen e kufijve shqiptarë Roald A. HYSA Vatra është një nga shoqatat më aktive të emigrantëve shqiptarë jashtë vendit për çështjen kombëtare. Të gjithë emigrantët shqiptarë u mblodhën rreth kësaj shoqërie, duke dhënë një ndihmesë të shquar dhe njëkohësisht tepër të vlefshme sidomos gjatë periudhës 1912 e deri më 1925, kohë kur u stabilizua problemi i kufijve me fqinjët tonë, të cilët nuk reshtën me përpjekjet e tyre për të shkëputur copa territoresh. Edhe sot e kësaj ditë fqinjët tanë jugore nuk kanë hequr dorë nga pretendimet mbi Vorio Epirin. Përplasjet për Shqipërinë e Jugut kanë nisur më herët se sa ditët e fundit kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë dhe ngritja e një shteti shqiptar me të gjitha atributet. Gjatë kësaj kohe arritën deri në kulm masakrat greke në Çamëri e në të gjithë ato pjesë ku kishte Shqiptarë. Pas vendosjes së Faik Konicës në Amerikë më 1909 do të fillonte një erë e re në përpjekjet kombëtariste

Grabitja e arit në Tiranë

Image
Grabitja e arit në Tiranë Tironcit prej vitesh ishin marrë me tregti dhe ishte krijuar një traditë e mirë në këtë drejtim, ku tregtia dhe puna e ndershme ju kishte krijuar mundësi të mëdha fitimi. Mirëpo kjo gjë nuk ju pëlqente pushtetarëve të rinj, të cilët e grabitën popullin të gjithë në përgjithësi. Nuk lanë këtu manash edhe tironcit, të cilët kishin vënë rezerva të mëdha ari në monedha. Më poshtë do të gjeni një listë me ata që e paguan rëndë gjatë regjimit komunist dhe kështu u shkatërruan familjet tironce vetëm pse kishin vënë pasuri me djersën e ballit dhe punës së ndershme në tregti. Regjimi komunist hartoi ligjin e "Tatimit të jashtëzakonshëm" me të cilin grabiti të gjithë tregtarët e ndershëm kudo ku ishin, kështu në listën e poshtme do të gjeni 46 subjekte tregtare për një shumë 112.469.828 franga ari. Një shumë e jashtëzakonshme edhe për sot, e jo më për atë kohë. Ironia më e madhe ishte se nga ky zullum e pësoi populli, i cili nga ana tjetër vuante zinë