Posts

Showing posts from April, 2016

Mëngjes Bajrami në burg

Image
Kishte pasë ndjehë Bajram Mëngjes Bajrami në burg Ahmet Bushati ( Ahmet Bushati këtë syth dhe shumë informacione të tjera i ka regjistruar në librin e tij me kujtime. Këtu flitet për në Kampin e Çengelajve midis Peqinit dhe Kavajës. Pamja  që na ofron Ahmet Bushati vërtet i takon një dite gëzimi për Bajram, porse një bajram i prangosur që do të mbahet mend pikërisht pse ishte i prangosur. I mahnitur nga pamja madhështore e Bajramit ai na rrëfen ato momente qetësie dhe komunikimi me Zotin e Gjithësisë .) Më ishte infektue keq thembra e njenës kambë, aq sa për disa ditë nuk muejsha me e prekë me te në tokë. Me temperaturë e pushim të mjekut më zue edhe nata e festës së Bajramit, e që prej temperaturës së naltë që kisha pasë, nuk pata ndigjue se ç’mund të ishte folë rreth ditës së nesërme, ditës së Bajramit. Ishte verë dhe të nesërmen në mëngjes heret shumë, nji dritare e vockël që binte mbi kryet tim, bashkë me dritën që sapo kishte nisë me zbardhë, po më fuste ed

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë edhe n