Posts

Showing posts from April, 2017

Kompetencat presidenciale pas referendumit turk

Image
Kompetencat presidenciale pas referendumit turk Nga Amir Ahmeti Referendumi në Turqi: 51.3% PO - 48.7% JO Përveç që ushtrisë i hiqen kompetenca politike, nuk fuqizohet aq shumë pozita e presidentit siq trumbetohet. Ja ndryshimet kushtetuese rreth presidencës: 1. Presidenti nuk ka të drejt të nxjerrë vendim ekzekutiv që prekun të drejtat fundamentale të njeriut, ato personale dhe politike. 2. Ai nuk mund të nxjerrë vendim ekzekutiv për çështje që qartësisht janë të rregulluara me ligj. 3. Në rast të kontradiktës mes vendimit ekzekutiv të presidentit dhe ligjeve, aplikohen ligjet e jo vendimi i presidentit. 4. Në rast se Parlamenti vendos për një çështje të njëjtë, vendimi ekzekutiv i presidentit anulohet dhe mbetet ai i Parlamentit. 5. Çdo vendim i Presidentit është subjekt i rishikimit nga Parlamenti dhe Gjykata Kushtetuese. 6. Dhe e fundit për këtë ilustrim, sipas sistemit presidencial të tanishëm presidenti turk mund të ndiqet penalisht vetëm për tradhti dhe

Prilli i thyer i Shqiptarisë

Image
Prilli i thyer i Shqiptarisë* Nga Roald A. HYSA Prilli është një muaj i mbushur me shumë data të rëndësishme për historinë moderne të Shqiptarëve, edhe ma herët se sa ditëvdekja e diktatorit. 7 prilli, apo e premtja e zezë është dita e parë, e cila shenjon fillimin e ndryshimeve të rëndësishme për keq apo për mirë, gjykimin po ua lejmë juve. Kasta politike e kohës hoqi dorë nga sovraniteti juridik dhe i vendimmarrjes politike në disa drejtime, dhe mbajtën për veten e tyre ngarkesën administrative të problemeve. Më 9 Prill 1961 ndërroi jetë në Francë "Zogu I-rë Mbret i Shqiptarëve".   Me emrin e tij lidhet ngushtë krijimi i shtetit të parë shqiptar dhe ishte arkitekti dhe mbrojtësi i "Kongresit të Lushnjes" nga ku u emërua ministër i brendshëm i qeverisë së parë shqiptare, e cila i dha jetë Shtetit Indipendent.   Pak vite më pas në vitin e errët 1967, kur në prill u sekuestruan të gjithë pronat e komuniteteve fetare pas një lufte të ashpër e të drejtëpërd

Kush ka informacion?

Image
Kush ka informacion, apo kush mendon se njeh dikë le të na ndihmojë... Më duhet informacion rreth hoxhallarëve të persekutuar apo që kanë folur kundra regjimit komunist... Në informacionet bazë janë fillimisht: Emër, atësia, mbiemër Çfarë shkollimi ka pasur ? Lloji i persekutimit : pushkatim, burg, i vdekur në burg, internim, dëbim, shpallja kulak, sekuestrim i tokës së tepërt nga Reforma Agrare, tatimet e jashtëzakonshme, diskreditim në publik, heqja e mjekrës, marrja e bibliotekës fetare të hoxhës etj Nëse disponohen dokumente, si fjala vjen dëshmi penaliteti, apo të qëndrimit në burg, apo të internimit... apo çdolloj dokumenti Nëse ka botime lokale ku tregohet mbi jetën e hoxhallarëve Fotografi të hoxhallarëve Nr. Kontakti: 067 25 32 783 E- mail roald.hysa@gmail.com https://www.facebook.com/roald.hysa