Posts

Showing posts from October, 2017

Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi

Image
Vdekja e Enver Hoxhës dhe Abdulla Berberi Vdekja e Enver Hoxhës u përjetua në forma të ndryshme nga njerëz të ndryshëm në qytet dhe në fshat. Vetëm se kryeqyteti ka qenë një problem mbi jetën publike, ku nuk mund të shfaqeshe në asnjë mënyrë si dikush që nuk e kishe ndjerë “humbjen” e udhëheqësit. Mjetet për t’u informuar, pra, radiot e televizorët ishin në numër të kufizuar dhe jo kushdo kishte aparate të tilla. Kjo është historia se si e përjetoi marrjen e lajmit të vdekjes së Enver Hoxhës një ish-i dënuar politik i burgjeve të regjimit komunist Abdulla Berberi. Monarkist dhe anti-komunist i orëve të para kalon nëpër ferrin e burgjeve dhe pasi arrin të dalë nga burgu me shumë sakrifica martohet dhe kryen shkollën e ndërtimit natën e del inxhinier. Ngado që punoi e ndoqi biografia e keqe nga mbrapa, atë, gruan e tij dhe të dy djemtë. Me shumë sakrifica arrin të dali në pension pikërisht atë kohë kur vdes Enver Hoxha. Abdullai nuk e kishte marrë vesh akoma më 11 prill që Enve