Posts

Showing posts from November, 2017

Tingëllimë

Image
Tingëllimë Disa dhimbje t'i nxjerrin vargjet rrëke Disa të tjera ta bllokojnë edhe lotin Të parat me shpresën lidhen, përmbi dhé, Të dytat përmendin veçse Zotin. Ka dhimbje mendt t'i marrin, kohën ta hanë kot të tjera me kohën miqsohen, e t’nesërmet mbeten përherë sot Ato të parat si kripa treten, ngadalë, Të dytat merren vesh si vaji me ujin, pa fjalë... Ndërsa jeta ec nga dhimbja në dhimbje, me gëzimet përqafuar Koka don me ik prej supeve e zemra prej kraharorit, E këto të dyja njëra-tjetrën duke kërkuar. Shkojnë ndër rrugë t’erandshme, zhavorrit, Zbathur mendimesh në rrugëtimin e hënës, Me dhimbjet e babës e lotët e nënës… A. HYSA  &  R.A. HYSA        ⇊            ❤❤

Sa bote interesante!!!!????

Image
Sa bote interesante!!!!???? nga Ditari Shvejkut Kur Barack Obama fitoi zgjedhjet e dyta si president i SHBA, i gjithe establishmenti i majte liberal (e jo vetem) ngelen duke i thurur lavde aftesive te mahniteshme te Obamas dhe rrjetit Facebook. Modeli i fushates se Obamas, i cili mundi nje kandidat serioz si Romney, u mor ne konsiderate dhe nisi te studiohej edhe ne fushen e shkencave politike dhe komunikimit.  C'beri Obama? Perdori algoritmet e FB ne interesin e fushates se tij. Ndertoi nje fushate  te bazuar ne FB dhe gjithe postimet e tij perpiqeshin te krijonin nje target grup ne FB. Disa vite me vone, kur Facebook u perdor ne te famshmen Pranvere Arabe apo edhe revolucione te tjera (perfshire edhe protesten kunder armeve kimike ne Shqiperi) u konsiderua si nje pushtet ne sherbim te demokracise. Sot, Facebook nuk konsiderohet si nje mik i liberaleve (e nese s'je i liberaleve nuk je as i demokracise). The Economist, kishte nje numer te dedikuar rrjeteve soc

Kamikazet dhe Era Hyjnore

Image
Vajza gjimnaziste që përshëndesin kamikazet që po nisen me mision me degë të lulëzuara Kamikazet dhe Era Hyjnore Kamikaze – në kuptimin e sotëm dihet që kamikazët janë luftëtarë që shkojnë me ndërgjegje të plotë drejt vetë-asgjësimit. Në momentin e parë të sjellin në kujtesë pikërisht ata luftëtarë japonezë që me avionët-bomba shkatërruan flotën amerikane të Perl Harbor dhe kështu nisi Lufta e Dytë Botërore edhe për Shtetet e Bashkuara. Në fakt kuptimi i fjalës Kamikaz në japonisht do të thotë Era Hyjnore, apo Era e dërguar nga Zoti, dhe i referohet vitit 1278 kur Mongolët ngritën një flotë për të pushtuar Japoninë. Hordhitë mongole të Khubilai Khanit të përbëra nga mongolë, koreanë e kinezë të transportuara nga një flotë gjigante për kohën ankoruan në brigjet japoneze për ta pushtuar Japoninë. Gjatë qëndrimit të ankoruar në pritje të urdhrit për luftë një erë e fuqishme shkaktoi furtunë dhe e shkatërroi pothuajse të gjithë flotën mongole, duke e bërë të pamundshme pushti