Posts

Showing posts from December, 2017

Bolshevizma dhe Myslimanizma

Image
  Bolshevizma dhe Myslimanizma HAFIZ ALI ( Një këndvështrim interesant nga Hafiz Aliu mbi kotësinë e teorive barazitare të majta dhe urtësitë kuranore se si duhet ta shohi një besimtar veten e vet dhe rolin e tij në këtë botë. Ndryshimet në pasuri dhe në atë që i ka furnizuar Zoti besimtarët e vet Hafiz Aliu i sheh si nxitje për të punuar dhe për t’u dalluar secili prej nesh me përpjekjet e veta. Njerëzia nuk mund të jenë “njësoj apo të barabartë”, sepse kjo do të ishte padrejtësi dhe Zoti i Madhëruar është i Drejti. Por më mirë le të lexojmë atë mesazh që na përcjell dijetari i shquar Hafiz Ali Korça. )           Para se të fillojmë të flasim për çështjen, të flasim pak përmbi rrënimet njerëzore dhe qytetërore që i ka sjellë botës rreziku i kuq e i zjarrtë i bolshevizmit. Për ta ndriçuar duhet të tregojmë thelbin e këtij ajeti që urdhëron Zoti në Suren Shura (ajeti 27): و لو بسط الله الرزق لعباده لبغوا في الأرض و لكن ينزل بقدر ما يشاّء إنه بعباده خبير بصير “Zo

Viti i Zi 1967

Image
Viti i Zi 1967 Në atë vit të largët u mor një vendim shumë i zi për të gjithë ata që besonin në Zot, si të Krishterë po ashtu edhe Muslimanë. Edhe në Kuranin Famëlartë ku flitet për shtëpitë, ku përmendet shumë emri i Zotit të Madhëruar Allahut, Dhul Xhelali uel Ikram, xhamitë e kishat, e sinagogat, vende ku i luten njerëzit Zotit, mu këto vende u mbyllën me ligj për të mos i hapur më (normalisht kjo për një afat të shkurtër fare, se Zoti nuk mund ta lejonte një gjë të tillë vazhdimisht). Njerëzve iu mësohej ateizmi nëpër shkolla fillore, 8-vjeçare, të mesme e të larta dhe një fëmijë në një shkollë të Tiranës mbasi kishte mbaruar mësimin, ku i kishin thënë që nuk ka Zot shkon me vrap te gjyshja e vet dhe e gjen tek oborri i shtëpisë. Plaka ishte ulur dhe po tymoste një cigare e qetë, duke mendu për hallet e veta. Djali i shkon me vrap dhe i thotë: -O ije, o ije, ku osht Zoti mi ta shof, ho mi pra... -Tyt he dreq, po ku ke bythë ti me e pa Zotin? Mër QAFIR- plaka hoqi nal