Posts

Showing posts from January, 2018

TË VËRTETAT HISTORIKE

Image
TË VËRTETAT HISTORIKE NUK I MBYT DOT “KAZANI” Nga Avokat Xhafer Sadiku Në diskutimet mediatike, historianët titistë dhe islamofobë të Kosovës, nga “kazanet” e Kosovës vazhdojnë të demonizojnë bejlerët dhe Esad Pashë Toptanin. Të dëndur me urrejtje klasore dhe fetare, këta injorantë nuk kanë idenë se për çfarë flasin. Në respekt të lexuesve, le të japim disa të dhëna arkivore: 1- Esad Toptani ka luftuar me ushtrinë serbo-malazeze (tetor 1912-prill 1913) ballë për ballë dhe e mbrojti Shkodrën deri sa i detyroi Fuqitë e Mëdha në Konferencën e Londrës ta njihnin si pjesë e pandarë e Shqipërisë. Ai rezistoi edhe një muaj pasi u dha vendimi, deri kur ushtarët e tij dhe popullsia civile po vdisnin nga uria. 2- Esad Toptani i shkaktoi ushtrisë serbo-malazeze rreth 10000 të vrarë, ndërsa ushtria e tij pësoi dy herë më pak. 3- Kur fuqitë e mëdha e panë se Shkodra nuk do të rezistonte nga urija, u alarmuan për fatin e popullsisë civile, e cila sipas Berchtoldit mund të kosi