Posts

Showing posts from January, 2010

Arti Islam

Image
Mbi disa zhvillime në artin dhe arkitekturën islame “ Ajo çka gjendet mbi tokë do të zhduket, ndërsa do të mbetet përgjithmonë Fytyra e Zotit Tënd gjithë Madhështi e Lavdi ”. (Rrahman, 26-27) Vështrim i përgjithshëm Çdo gjë ndryshon, zhvillohet dhe një ditë asaj i vjen fundi. Për këtë kanë qenë të ndërgjegjshëm të gjithë ata që dhanë sadopak ndihmesë në të gjitha këto fusha të artit dhe arkitekturës islame. Ajo çka janë munduar këta artistë të sjellin është që të bashkojnë hyjnoren në kornizën e realitetit bashkëkohor të çastit që jetohet. Kjo ka sjellë ndryshimin, duke ruajtur njëkohësisht edhe thelbësoren në tipologjinë e artit dhe të arkitekturës. Të flasësh për artin dhe arkitekturën islame nuk është një temë që mund të trajtohet lehtë. Do të duheshin disa vëllime dhe një kohë e gjatë studimore për të dhënë një mendim shterues rreth këtij fenomeni karakteristik, i cili shtrihet gjerësisht në kohë dhe në hapësirë. Në kohë, ai nis qysh me ndërtimin e Qabes (Kaaba) prej