Dilema: I varfër apo i pasur?
Dilema: I varfër apo i pasur? A është varfëria virtyt... Nga Roald A. HYSA Shumë njerëz e kujtojnë profetin tonë të dashur Muhamedin alejhi salatu ue selam, si një njeri të varfër dhe pa përkrahje, nuk kishte për të ngrënë, sepse zjarri në shtëpinë e tij nuk ndizej për muaj të tërë. Ai dhe familja e tij ushqehej me pak hurma dhe qumësht, e mbi këtë bazë fantazojnë teori nga më të ndryshmet. Po ashtu Ai alejhi salatu ue selam ndërroi jetë i varfër me mburojën, që e kishte lënë peng tek një çifut, e shumë gjëra të tilla të ngjashme. Ndërkaq është krejtësisht e kundërta. Ai alejhi salatu ue selam dhe shokët e tij ishin tregtarë pasanikë, madje shumë të pasur. Omeri radijAllahu anhu qau dhe u prek shumë kur pa shenjat e rrogozit në shpinën e bekuar të njeriut të tij më të dashur dhe i kujtoi atij alejhi selam mirësitë dhe lukset në të cilat jetonin Persianët dhe perandori i tyre, porse mori si përgjigje që nuk ishte kjo dynja synimi i tyre, ishin xhenetet e larta të F