Posts

Showing posts with the label sociale

Kronikë e jetëve të humbura

Image
Kronikë e jetëve të humbura Ing. Orhan Sakiqi Nga Roald A. HYSA Ata që nuk e njohin historinë janë të dënuar ta përsërisin atë . George Santayana Pikërisht ky është edhe thelbi i këtij libri me rrëfime jetësh të ndryshme njerëzore, të cilët dalin nga kujtesa dhe përjetimet e ing. Orhanit zbardhen nëpër gazeta të ndryshme dhe tashmë marrin formën e një libri. Një libër i shkruar me dashuri për të luftuar me harresën zyrtare që ofronte regjimi i kaluar komunist pasi të kishte etiketuar si “armik i popullit”. Mirëpo era e lirisë do të frynte edhe në Shqipëri për t,i dhënë fund represionit dhe dhunës shtetërore komuniste. Tashmë pas rreth 28 vitesh demokraci jemi në një garë me “harresën zyrtare” të imponuar nga komunizmi me etiketat e tij të gatshme “armik i popullit” apo “i deklasuar e kulak”. Së fundmi kemi përjetuar edhe një debat të nxehtë politik, për shkak se vazhdohet ende me mentalitetin që “ne e fituam luftën dhe ne duhet ta bëjmë historinë”. Një histori e m...

Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT!

Image
Kur një GRUA me amanet ia mbledh edhe MBRETIT! (Gruaja që la tokën vakëf për gratë që do të lindnin vetëm vajza) Kalifja Mensur kërkon dorën e një femre, dhe duke qenë se në kohën e tyre martesa me më shumë se një grua ishte më shumë se normale, ERVA apo siç njihej ndryshe UMU MUSA i vendosi kusht Kalifit Mensur, që nuk ia bënte kush fjalën dysh dhe i tha: -Sa të jem unë gjallë s’do të kesh grua tjetër në jetën tënde,- dhe MBRETI pranoi dhe ju përmbajt fjalës së dhënë bashkëshortes së tij. Por kjo grua nuk e bëri të njohur ky veprim, aq sa u njoh me një veprim tjetër: Ajo kishte një tokë të madhe, të cilën e shndërroi në tokë vakëf (pronë që i shërben vetëm një qëllimi të përcaktuar dhe nuk shitet), për të ndihmuar vetëm një kategori njerëzish: PËR GRATË QË LINDNIN VAJZA, duke luftuar në këtë formë mentalitetin e gabuar të parapëlqimit të djemve ndaj vajzave , dhe një luftë e tillë vazhdoi për 100 vjet pas vdekjes së saj. nga hoxhe Gentian Mara

SHËNIMI I JAVËS- 17 maj 2014

Image
SHËNIMI I JAVËS Njerëz të moralshëm kundër njerëzve të pamoralshëm, e mira lufton ndaj së keqes vazhdimisht. Një luftë e vjetër sa e gjithë historia njerëzore. Profetët e Zotit të dërguar në tokë për të rregulluar jetën dhe moralet njerëzore. Kjo luftë do të shuhet veç kur t’i vijë fundi kësaj bote, ndërsa besimtarët do të sprovohen deri në fund. Qëndrueshmëria dhe durimi janë pjesë e betejave. Ne ndjehemi të shqetësuar se me çfarë na duhet të merremi. Vit pas viti dhe kohë pas kohe shoqërisë kërkohet t’i imponohet si e drejtë dhe e mirë, si e shëndetshme dhe e virtytshme, homoseksualiteti  apo një sjellje e tillë.  Mbi shoqërinë ushtrohet një presion i pandalshëm për ta detyruar atë që të mendojë sipas termave të lëvizjes homoseksuale. E gjithë kjo bëhet mbi një bazë të gënjeshtërt dhe të pambështetur në asnjë të vërtetë, as shkencore. Nuk ka asnjë arsye për të zhvilluar parada dhe për të dëshmuar krenarinë e të qenit homoseksual. Homoseksualiteti është mishërim i...

Hamami dhe kultura e të larit në botën muslimane

Image
Hamam ne Mostar, Bosnje-Hercegovine Pamje e brendshme e nje hamami Hamami dhe kultura e të larit në botën muslimane Roald A. HYSA Në të gjitha qytetet muslimane e gjen edhe hamamin, si një shenjë dalluese e këtij qytetërimi. Islami i kushton një vëmendje të veçantë pastërtisë trupore sidomos në çaste të veçanta. Banjat publike hasen edhe në qytetërime të tjera më të hershme, si në lindje te kinezët po ashtu edhe në Perëndim te Romakët, e po ashtu edhe në vendet e veriut me saunat dhe banjat ruse. Hamamin ose banjën publike e gjen si një ndërtesë të veçantë dhe funksionale në të gjitha qytetet muslimane gjatë të gjitha kohëve e deri më sot. Sipas madhësisë mund të kishin edhe më shumë se dy hamame (në rast se qyteti kishte dy ose më tepër hamame, njëri përdorohej vetëm nga gratë), por hamami gjendet edhe në ndërtimet private. Përdorimi i hamameve bëhej me radhë, fillimisht përdorohej nga burrat e më pas nga gratë (fëmijët meshkuj pa mbrritur moshën madhore futeshin s...

Xhamia dhe disa zhvillime

Image
Monumentet osmane në rrezik Roald A. HYSA Shumë monumente të periudhës osmane në trevat shqiptare janë vënë tashmë nën rrezikun e shkatërrimit për mungesën e mirëmbajtjes. Një nga monumentet që është vënë në rrezik dhe ka më shumë nevojë për ndërhyrje është Xhamia e Et’hem beut në kryeqytet. Pikërisht xhamia që është kthyer në një ikonë përfaqësuese të kryeqytetit. Një shikim i vëmendshëm dhe dëmet dallohen qartë nëpër peisazhet e mureve të mafilit të xhamisë si dhe ato të brendshmet. Megjithë “ndërhyrjet” e shkuara përsëri janë peisazhet ato që janë më të rrezikuarit ato prej pavëmendjes së studiuesve dhe restauruesve të Institutit të Monumenteve që deri në këto çaste janë treguar shumë refraktarë ndaj këtij problemi. Megjithë sensibilizimin e medias televizive dhe fushatës të ndërmarrë nga myftiu i Tiranës, Bledar Myftari, prapëseprapë nuk ka pasur asnjë reagim pozitiv nga Instituti i Monumenteve. Ato që janë më të dukshme janë plasaritjet e mëdha të peisaz...

Islami dhe shoqeria

Image
Feja në shoqërinë bashkëkohore Roald A. Hysa Për çfarë na duhet feja dhe si duhet ta kuptojmë atë në kontekstin e sotëm bashkëkohor?!… Këto janë dy pyetje që e kanë shqetësuar publikun e gjerë shqiptar gjerësisht pas viteve ’50 të shekullit të kaluar dhe vazhdojnë ta shqetësojnë edhe sot. Në shekullin e kaluar këto pyetje nuk qenë aq të thjeshta sa ne po i paraqesim në këto rreshta, ato kushtuan jetë njerëzish dhe tortura e përndjekje pa fund. Megjithatë falë Zotit shqiptarët i kaluan ato 50 vjet të vështira, të cilat për jetët njerëzore të kësaj bote nuk janë pak, ndërsa për historinë përkthehen në tonelata dokumentesh. “Për çfarë na duhet feja?” u kthye në një pyetje retorike, me të cilën u mundua t’iu mbyllej goja njerëzve të thjeshtë dhe që pasojat e saj ishin tragjike jo vetëm për ato që i vuajtën në kurriz, por pasojat e saj ishin katastrofike edhe në lëmin shoqëror. “Feja është opium për popullin” dhe populli u la pa mjetet komunikuese dhe ndërlidhëse me të cilat si...