Posts

Showing posts with the label profeti

Drita e Zotit

Image
Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ue selem Nga errësirat e shekujve në heshtje vjen një kumbim, I pazëshëm luhatet nëpër hapësirat qiellore Mentarët dhe të urtët qiellit i drejtohen në meditim, Asgjë s’u bën përshtypje prej lodrave fëminore. Nga vetja i kthejnë sytë të shohin sa më mirë Por vështrimi ngadalë iu kthehet mbrapsht i molisur, Asgjë nuk shohin më dhe ngjajnë si të mpirë Megjithëse natyra përreth me ngjyra është e harlisur. Të humbur, të mpirë ata dhe të shpërqendruar Koten e tunden rreth vetes ashtu t’ rraskapitur... Më kot përpiqen e lodhen ata duke kërkuar, Tërmeti shkallmon shpirtrat e tyre të tronditur. O ZOT, krijues i pashoq i kësaj gjithësie, Me hap të drejtohemi e TI drejt nesh me vrap, Sado mundohemi me ngulmin e një fëmije, Madhështinë Tënde me mend askush nga ne s’e kap. Kudo i hedhim sytë mbushur e ke me mrekulli, Me male, shpend, yje, lule tokën e ke ngjyrosur, Në zemrat tona TI ke futur shumë dashuri Ta...

Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi

Image
Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi “Unë jam dërguar për të përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem .” Synimi i moraleve të mira është që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet e larta të më të ...

Fjala e Lamtumirës e Profetit Muhamed alejhi selam

Image
Fjala e Lamtumirës e Profetit Muhamed alejhi selam në Malin e Arafatit gjatë Haxhit të fundit Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit O njerëz, dëgjoni se çfarë do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti! O njerëz, frikësojuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e kurbaneve në emër të Allahut. Vërtet, gjaku, nderi dhe pasuria janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend. Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Njeriu është vepër madhështore e Allahut. Mjerë ai që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Tij! O njerëz, ju sigurisht do t’i ktheheni Allahut të Madhëruar dhe Ai do t’ju thërrasë të përgjigjeni për veprat dhe punën tuaj. O besimtarë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatke...

Muhamedi i Derguari i fundit...

Image
MUHAMEDI alejhi salatu ue selam Muhamedi personi me i larte i te gjithe koheve eshte nje fletepalosje e shperndare ne vitin 2006 ne formen e nje reagimi qytetar ndaj fyerjeve qe iu bene ne Danimarke dhe Evrope profetit tone te dashur Muhamed alejhi salatu ue selam... mund ta lexoni ne vijim.

Bota muslimane...

Image
Bota Muslimane i kërkon OKB-së ta deklarojë islamofobinë si krim Nga Ferhan Ikbal Abu Dabi: Bota mund të jetë një vend i paqshëm për t’u jetuar vetëm kur një qenie njerëzore respekton ndjenjat e tjetrit dhe i lejon atij të zgjedhi lirisht stilin e jetesës, besimin, praktikat dhe fenë e tij pa u bërë i rrezikshëm për asnjërin. Këto këndvështrime janë shprehur nga dijetarët muslimanë, ndërsa theksojnë rëndësinë e tolerancës në një shoqëri, ku si rrjedhojë e një filmi blasfemik anti-islam, i cili lëndoi ndjenjat e muslimanëve dhe ata protestuan fuqimisht kundër tij në të gjithë globin. Ata thonë se toleranca dhe respekti i feve të tjera do të ndalonte kësi ngjarjesh të dhimbshme. Ekspertët gjithashtu kanë theksuar se çfarë kuptimi ka realisht fjala “Liri e Shprehjes”. Liria e shprehjes nuk lejon ndokënd të sulmojë çdolloj feje apo personat e shenjtë të ndonjë feje në veçanti. Nëse ndokush vepron kështu ai do të ndizte një situatë, e cila do të bëhej e pakontrollueshme, ...