Posts

Showing posts with the label shqipe

Esat pasha në misionin e tij në Paris 1919, hero apo tradhtar?!...

Image
Esat pasha në misionin e tij në Paris 1919, hero apo tradhtar?!... Roald A. HYSA Esat Pashë Toptani mbetet edhe sot një nga figurat më enigmatike të historisë shqiptare të shekullit të kaluar. Historianët shqiptarë janë marrë shumë me këtë figurë dhe gjithmonë ka rënduar dilema, hero apo tradhtar?!... Për Avni Rustemin me shokë ai ishte një tradhtar që duhej hequr qafe, po ashtu edhe për historinë e regjimit komunist, që tek Esat pasha shihte latifondistin, beun që i merrte shpirtin popullit, dhe politikanin dinak që donte të shkatërronte fatet e atdheut. Ndërsa për disa të tjerë nuk ishte dhe nuk është kështu, fakte të ndryshme janë heshtur dhe janë përmendur në margjinat e kornizës historike. Një herë e një kohë në shtypin e shkruar ndiqej nga afër Esat pasha për qëndrimet politike, ndërsa sot gazetat e kujtojnë më tepër për një parfum francez, që mban emrin e “Esad Paschia”. Qëndrimet e tij ngjajnë kontroversiale dhe rëndom janë etiketuar si qëndrime armiqësore ndaj...

Emri SHQIPTAR

Image
Emri SHQIPTAR sipas osmanistit të shquar tiranas Osman MYDERRIZI Në gjysmën e dytë të shek. XVIII emëri i ri (Shqiptar), duket e fitoi luftën në shkallë kombëtare dhe e zëvendësoi të vjetrin plotësisht. Johan Thunman, duke u mbështetur në dëshminë e një voskopojari, Kostë Haxhi Jorgji Xhehanit shkroi më 1774 për emërin e vjetër (Arbëri, Arbër, Arbani, Arbën): “Populli vetë e përbuz këtë emër dhe nuk do të emërohet më me të”. Ç’ngjau, pse e përbuzi populli ynë emërin e vjetër në gjysmën e dytë të shek. XVIII dhe adoptoi një emër tjetër të ri pa histori? Në shek. XVIII ngjau një kthesë e madhe në Shqipëri. Shumica e popullit tonë për arsye të ndryshme e la Krishterimin dhe kaloi ne myslimanizëm. Emëri i vjetër nuk tregonte vetëm kombësinë, po edhe besimin. Me ndërrimin e besimit u ndje nevoja edhe e ndërrimit të tij. Emëri i ri SHQIPTAR që u adoptua si emër kombëtar bazohej në gjuhën, në një nga elementet kryesore të kombësisë. Ky emër mund të jetë përdorur si emër kombëtar n...

Shqipja standard dhe problemet

Image
Shqipja standard dhe problemet e shkaktuara n ë t ë folmen e p ë rditshme Shqipja standard u normua n ë baz ë t ë folmes s ë Tosk ë ris ë dhe jo vet ë m kaq, porse u imponua ligj ë risht nëpë r mjet Kongresit t ë Drejtshkrimit i vitit 1972. Normal q ë t ë gjith ë udh ë heq ë sit komunist ë t ë koh ë s vinin n ë shumic ë nga jugu i Shqip ë ris ë dhe p ë r pasoj ë Enver Hoxha, Mehmet Shehu e kompani i detyruan gjuh ë tar ë t e koh ë s q ë Tosk ë rishtja t ë ishte baza e norm ë s letrare e gjuh ë sore t ë shqipes, duke l ë n ë m ë njan ë Geg ë rishten, e cila flitej nga Shkumbini e deri n ë veri t ë Kosov ë s. Megjithatë gjuhëtarët e Kosovës e pranuan standardin dhe vështirësitë që sillte në jetën e përditshme kjo e folme për hatër të unitetit kombëtar. Normalisht që u hasën vështirësi në futjen e standardit, porse Partia me një këmbëngulje shembullore dhe me aksion ia doli ta imponojë gjithandej. Vetëm se në jetën e përditshme është e vështirë ta i...