Posts

Showing posts with the label Hafiz

Kush ka informacion?

Image
Kush ka informacion, apo kush mendon se njeh dikë le të na ndihmojë... Më duhet informacion rreth hoxhallarëve të persekutuar apo që kanë folur kundra regjimit komunist... Në informacionet bazë janë fillimisht: Emër, atësia, mbiemër Çfarë shkollimi ka pasur ? Lloji i persekutimit : pushkatim, burg, i vdekur në burg, internim, dëbim, shpallja kulak, sekuestrim i tokës së tepërt nga Reforma Agrare, tatimet e jashtëzakonshme, diskreditim në publik, heqja e mjekrës, marrja e bibliotekës fetare të hoxhës etj Nëse disponohen dokumente, si fjala vjen dëshmi penaliteti, apo të qëndrimit në burg, apo të internimit... apo çdolloj dokumenti Nëse ka botime lokale ku tregohet mbi jetën e hoxhallarëve Fotografi të hoxhallarëve Nr. Kontakti: 067 25 32 783 E- mail roald.hysa@gmail.com https://www.facebook.com/roald.hysa

Adem Salihi myftiu anti-komunist

Image
Adem Salihi myftiu anti-komunist Krye-Myftiu i qarkut të Kukësit Adem Salihi gjatë kohës së Luftës II Botërore i paralajmëroi njerëzit për rrezikun sllavo-komunist, që i kanosej të gjithë shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë. Ai i kishte kryer studimet në Medresenë e Naltë të Tiranës një shkollim 12 vjecar, ku u edukuan jo vetëm me dashurinë për fenë e Allahut, por edhe me një dashuri të madhe për Shqipërinë. Një Shqipëri së bashku me Kosovën dhe të gjitha viset e tjera shqiptare jashtë kufijve të mbetura padrejtësisht. Madje pse tha të vërtetën, atë të vërtetë historike dhe pse e deshte Shqipërinë etnikë ta shihte në një shtet të vetëm ai vuajti burgjeve të komunizmit. Ai ju tregonte njerëzve se cfarë pasojash do të ketë vendi me vendosjen e regjimit komunist. Ai i tregoi popullit se komunistët nuk do të njohin fenë, se janë vetë të pafe; komunistët nuk e njohin pronën, se vetë nuk kanë pronë dhe duan t’ja marrin pasurinë popullit, për ta kthyer në robëri; ata nuk njohin tradit...

Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën

Image
Dibrani fisnik që la Stambollin për Tiranën Hafuz Xhemali- deputet i parlamentit shqiptar Nga Roald A. HYSA Nga Stambolli vjen në Tiranën tashmë kryeqytetin e Shqipërisë moderne për të dhënë kontributin e vet si legjislator e senator njëkohësisht. Ai është një nga përfaqësuesit e diasporës shqiptare të Stambollit dhe nga ballkoni i klubit Bashkimi në Stamboll ka ngritur flamurin kombëtar më 28 nëntor 1912 së bashku me patër Jul Bonatin. Hafuz Xhemal Mullai ose Dibra njihej nga të gjithë dibranët dhe shqiptarët kudo, si Hafiz Xhemali, madje edhe në listat e parlamentit shqiptar ku ai figuron si senator e deputet shkruhet Hafiz Xhemali. Një burrë fisnik dhe i pashëm me një mjekër që ia shtonte hijeshinë dhe të bënte për vete me fjalët e tij të ëmbla, që me zërin e tij i mahniste dëgjuesit gjatë këndimit të Kuranit dhe të gjithë ata që ishin të pranishëm qanin me lot. Njeri me katër gjuhë të huaja dhe me një bagazh të jashtëzakonshëm intelektual dhe orator. Kështu e...

Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar

Image
Figurat e shquara muslimane dhe 100-vjetori i Shtetit Shqiptar (Një deklaratë e bërë me rastin e Ditës së Pavarësisë 4 vite më parë, por që ka vlerë edhe tashti, sidomos në ditën kur inaugurohet presidenti i Kosovës...) Në ditët që shkuan të festimeve mbi 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë dhe ngritjes së flamurit tonë kombëtar në Vlorë u ndërmorën shumë iniciativa, festime e dekorime të figurave të ndryshme vendore e kombëtare. Megjithëse hoxhallarët shqiptarë kanë dhënë një kontribut të vyer që nga momenti i ngritjes së flamurit të pavarësisë në Vlorë dhe në shumë qytete të tjera, si dhe në vitet e mëpasme në vijim, ku dallojnë emrat e H. Vehbi Dibrës, H. Sherif Langut, H. Ali Korçës, H. Ismail Ndroqit, H. Ibrahim Repishtit, H. Ibrahim Dalliut, H. Xhemal Naipit, H. Kadri Prishtina etj., asnjë prej tyre nuk u përmend në të gjitha këto festime.  Asnjë prej këtyre hoxhallarëve patriotë, të cilët nuk e ndanë nga jeta e tyre binomin “Fe e Atdhe”, nuk mori qoftë ed...

Një mandat amerikan për Shqipërinë?

Image
Një mandat amerikan për Shqipërinë? Roald A. HYSA Me ç’farë anë t’pjerrë Amerika, Anës tjetër i bie pika. Hafiz Ibrahim Dalliu 1919 Hajde nëno mos ki frikë Se ke djemtë në Amerikë... Fan Noli Pak njerëz e dinë që ata që e ngritën Shqipërinë më 1920-ën patën kërkuar asokohe një mandat amerikan për Shqipërinë. Këta politikanë të mëdhenj ishin të mendimit se vetëm Amerika gëzon autoritetin moral të nevojshëm për një mandat mbi Shqipërinë. Ata janë emra të shquar si Faik Konica, Mehmet Konica, Mihal Turtulli, Esat pashë Toptani, Kristo Dako, Mit’hat Frashëri etj., ndërsa Fan Noli me cilësinë e kryetarit të Vatrës kërkonte një ndihmë amerikane më tepër, se sa protektorat. Por është fakt se edhe në Departamentin Amerikan të Shtetit e kanë marrë seriozisht këtë mundësi. Njerëzit që merren me historinë dhe në forumet internetare ku diskutohen çështjet e Shqipërisë të pas Luftës së Parë Botërore mund t’i dinë disa gjëra nga këto që përmendëm më sipër dhe që do t’i ...

Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini

Image
Sulltan Abdyl-Hamidi dhe e vërteta për të nga Tahir Kolgjini Shumë është shkruar dhe shumë është debatuar për sulltan Abdyl-Hamidin, por gjithsesi historia shqiptare mban një qëndrim negativ ndaj tij. Ndërkaq historiani Tahir Kolgjini që ka jetuar jashtë Shqipërisë komuniste dhe për pasojë ka qenë i pa ndikuar nga propaganda komuniste na jep një version të përmirësuar dhe më afër së vërtetës. Një fakt tjetër që dihet pak nga publiku është se patrioti i shquar Isa Boletini ka qenë pjesë e Gardës me ushtarakë shqiptarë që e mbronin sulltan Abdyl-Hamidin. Turqit e rinj apo sic njihen gjerësisht Xhon-Turqit janë ata që e sulmuan ashpër sulltan Abdyl-Hamidin dhe e detyruan të abdikojë. Po ashtu janë partia e Xhon-Turqve që nuk i lejuan pas shpalljes së Hyrrietit-Lirisë më 1908 të merrnin të drejtat e tyre në bazë të premtimeve me të cilat morën pushtetin. Por le t’ia lemë fjalën h. Tahir bej Kolgjinit: Turqit e rij, me qëllim që të marrin sundimin në dorë, nuk patën lanun gja p...

RRETH ZGJEDHJEVE TË XHEMATIT

Image
RRETH ZGJEDHJEVE TË XHEMATIT Sikundër e patëm shkruë në numrin e kaluem sod fillojnë zgjedhjet e xhemati Islamijes, e mbarojnë në pesë të Qershurit, ku në pesmëdhetë t’ati mueji hapet kongresi në kryeqytet, i cili ka për detyrë (për veç kontrollimit të veprimeve dy vjeçare) me rizgjedh (në qoftë nevoja) edhe kryetarin e antarët e këshillit të naltë të sheriatit. Duë t’i urojë vllaznit t’onë për kta zgjedhje të cilat po bahen me lirië e qetësië të plotë nën hijen e flamurit të Qeveriës Republikane. Sa do që shtet i ynë nuk asht i mështetun në ndonji fe zyrtare por si mbas nenit të posaçëm të statutit, Qeverija, tri feënat që gjinden në Shqipnië i nderon; jo vetëm se i nderon, por edhe me sa mundet ju ndihmon: prandaj si në të gjitha punët shtetnore, ashtu edhe në pikpamje fetare, komb’ i ynë asht fort i lumtun. Dihet se feëja asht nji nga ndjenjat naturale të njerziës, për ket shkak si kur doherë edhe sod, s’ka as nji komb në faqe të dheut që t’jetë pa feë; na shqiptarët s...

Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam

Image
Pranimi i profecisë nga i Dërguari i Zotit alejhi selam Kur Profeti a.s. arriti moshën 40-vjeçare atij iu zbrit shpallja hyjnore. Ai gjendej në shpellën Hira. Nëna e besimtarëve Aishja ka thënë: Shenjat e parat që iu shpallën të Dërguarit të Allahut a.s kur ai gjendej ne shpellën Hira në Mekë ishin ëndrrat e bukura, sa herë ai do të shihte një ëndërr, ajo do t’i bëhej e vërtetë dhe e qartë si drita e agimit. Më vonë i Dërguari i Allahut xh.sh. ndjeu dëshirën të rrinte vetëm për të medituar. Ai kalonte një kohë të gjatë, ditë dhe net për të përmbushur këtë qëllim në Shpellë, përpara se te kthehej pranë familjes së tij. Ai do të merrte një furnizim të vogël me ushqim për udhëtimin e tij. Kur kthehej te bashkëshortja e tij Hatixhja, ai do të merrte një sasi të freskët ushqimi dhe do të kthehej sërish tek e njëjta shpellë për të vazhduar meditimin e tij. Shpallja iu zbrit aty ndërsa gjendej në shpellën e Hirasë. Engjëlli Xhibril a.s. iu afrua Muhamedit a.s dhe e urdhëroi...

HOXHË SULEJMAN ISLAM KODRA

Image
HOXHË SULEJMAN ISLAM KODRA Hoxha q ë me guximin e tij e mbrojti fen ë deri n ë pik ë n e fundit t ë jet ë s Lindi n ë fshatin Vil ë z t ë Tiran ë s n ë vitin 1913 n ë nj ë familje me tradita fetare, ku edhe babai i tij ishte hoxh ë . N ë moshën dy vjeçare i vdes babai dhe rritet n ë n kujdesin e xhaxhallarëve t ë tij. Ata kujdesen për shkollimin e nipit t ë tyre, q ë me mbarimin e arsimit fillor e dërgojnë n ë mejtep me mësues Hasan Efendiun dhe Mulla Limanin. I përkushtuar ndaj mësimit t ë Fesë Islame, dhe atij t ë Kuranit, n ë moshën 20 vjeçare përfundon shkollimin dhe paraqitet pranë Myftinis ë s ë Tiran ë s, n ë komisionin e vlerësimit për t ë marr ë dekretin e imamit. Komisioni e vlerësoi shum ë mir ë përgatitjen e Sulejmanit dhe e pajisi me dekretin e imamit për n ë fshatin e tij. N ë fillim punon me hoxh ë Abdulla Hysenin, i cili m ë pas largohet me banim n ë Tiran ë dhe e zëvendëson Sulejmani. Me sjelljen e tij t ë mir ë , me përkusht...