Posts

Showing posts with the label java

Shënimi i JAVËS 14 qershor 2014

Image
Policet duke penguar hyrjen ne greven e urise Shënimi i JAVËS 14 qershor 2014 Greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë në një çadër të ngritur para parlamentit ka tre javë të mira që vazhdon. Qysh në momentin e parë të hyrjes në grevë u vu re një ndërhyrje e policisë së rendit për ta ndaluar këtë grevë. Po ashtu u veprua me grevën e punonjësve të administratës të larguar nga puna me vendime të padrejta. Edhe dy mitingje më herët u ndaluan nën justifikimin absurd, se nuk kemi forca rendi të mjaftueshme për të garantuar mbarëvajtjen e tyre, porse justifikimi i heshtur ishte statusi i vendit kandidat të Shqipërisë. Tingëllon paksa absurde kjo, kur duam të hyjmë në BE dhe shkelim të drejtën elementare qytetarit, atë që garantohet me ligj. Pikërisht të drejtën për të protestuar, në një kohë që kjo gjë është krejtësisht normale për një shoqëri pluraliste dhe demokratike. Por për çfarë po protestojnë ish-të përndjekurit? Ata përsëri po kërkojnë dëmshpërblimin dhe kësaj r...

Java në një ditë ALBANIA FM 31 maj 2014

Image
Java në një ditë  31 maj 2014 Të nderuar dëgjues të ALBANIA FM radios selamu alejkum dhe mirë se erdhët në emisionin tim të përjavshëm Java në një ditë. Unë jam Roald Hysa dhe së bashku kemi nisur një udhëtim që prej disa kohësh, ku në qendër të vëmendjes kemi hallet dhe problemet e përditshme. Aktualiteti i ngjarjeve të politikës dhe atyre shoqërore është tejet akut, dhe kjo javë nuk bën përjashtim nga të tjerat. Niveli i ashpërsisë së përplasjeve politikë u rrit përsëri me një grevë të re të ish-të dënuarve politikë, të cilët kërkojnë të merren seriozisht nga qeverisja socialiste. Fillimi i grevës së urisë u shënua me përplasje me policinë e shtetit, e cila u përpoq maksimalisht t’i ndalonte ish-të dënuarit. Debate të ashpra u transferuan edhe në parlament, si dhe në zyrat e kuvendit midis deputetëve demokratë e socialistë. Madje socialistët e sulmuan fizikisht me të shtyra deputetin Strazimiri. Një pjesë e debatit social në media u fokusua me komunitetin LGBT, të...

Java në një ditë- ALBANIA FM 3 maj 2014

Image
Java në një ditë 3 maj 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM  radios në 90,4 mgh, nga unë Roald Hysa. Në këto ditë të para të majit po shohim që ritmi i gjëra të papëlqyera po rritet për ditë e më shumë. Nga java në javë tonet e nxehta të debatit nuk kanë njohur veçse rritje. Po ashtu edhe problemet e hallet tona. Politika dhe debatet e saj vazhdojnë me një ritëm përherë e më të nxehtë, ndërsa njerëzit po mbeten në rolin e spektatorit të thjeshtë e janë mpirë e ngjeshur nëpër karriget e shtëpive apo të kafeneve. Dikush grabit xhiron ditore të një supermaketi të madh dhe gjëja e parë që bën ky njeriu, shkon dhe e luan në bixhoz e aty normalisht edhe kapet nga forcat e rendit. Një baba i dy vajzave humbet sasi të mëdha parash në bixhoz shkon e pret damarët dhe i le në mjerim të plotë vajzat e tij. Epo kjo nuk është zgjidhje e problemeve për fëmijët e tu duke i lënë me një njollë e me borxhe në kurriz. Drama familjare shkon edhe më tej; një nënë e re mbyt f...

Java në një ditë- ALBANIA FM radio -90,4 mgh

Image
“Java në një ditë” 22 shkurt 2014 Selamu alejkum të nderuar dëgjues të ALBANIA FM nga unë Roald Hysa, po dëgjohemi përsëri në valët e radios tonë pas një jave. Ditët shkuan një nga një dhe ne gjendemi pak më të plakur disa, e disa të tjerë mungojnë, kurse disa rriten dhe nisin udhëtimin e vështirë të jetës në këtë botë. Këto ditë kanë qenë të pasur me lloj lloj ngjarjesh, sa nuk di nga t’ia filloj kësaj radhe. Kronika e zezë ka qenë shumë e nxehtë kësaj radhe, një autobus del nga rruga e rrëzohet ndoshta edhe për shkak të shoferit, të cilët në më të shumtën e rasteve tregohen të pakujdesshëm. Tashmë e shoh si urgjente jo thjesht disiplinimin e shoferëve dhe drejtuesve të mjeteve nëpërmjet ligjit, por duhet patjetër të sensibilizohen të gjithë pa përjashtim për rregullat e trafikut, brenda qytetit dhe jashtë. Ndoshta një orë mësimi nëpër shkolla duhet të bëhet mbi rregullat dhe lëvizjet në rrugë për të gjithë. E këtu nuk mund të harrojmë pa përmendur, se aksidentet në rrugë ...

JAVA NË NJË DITË – ALBANIA FM RADIO 90,4 mgh

Image
JAVA NË NJË DITË – 8 shkurt 2014 Selam alejkum të nderuar dëgjues të Albania FM radio në këtë të shtunë të dytë të shkurtit nga unë Roald Hysa. Shpresoj që të kemi kaluar një javë të mirë dhe ju uroj një fundjave të këndshëm sinqerisht kësaj radhe.  Java iku shpejt dhe tashti po e shohim, se ajo ka shtuar diçka mbi barrën e halleve që kemi. Kronika e zezë e shoqërisë tonë si brenda familjes, po ashtu edhe jashtë vazhdon të pasurohet brenda ditës. Katër djem të një bande grabitësish karburantesh janë kapur pasi janë regjistruar nga kamerat e sigurisë dhe opinioni publik i tmerruar ka ndjekur pamjet se si punonjësit e karburanteve goditeshin vazhdimisht me grushte e kaçavida për t’ju grabitur paratë. Me siguri që do të dënohen me aq vite burg sa parashikon ligji, por a do të marrin dënimin e merituar? A do të zhdëmtohen ato njerëz që u goditën barbarisht në kokë e në trup me kaçavida? Vallahi e dyshoj këtë gjë! Politika vazhdon përplasjet e veta në Kuvend e Presidencë,...