SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË
SI U SHKRUAJT HISTORIA E SHQIPËRISË Nga Avokat Xhafer Sadiku I. Procesi i shkrimit të historisë së Shqipërisë vazhdoi për vite me radhë. Për hartimin e vëllimit të dytë punuan 13 historianë dhe bashkëpunëtorë të vendit dhe të jashtëm. Maketi i historisë së Shqipërisë u diskutua edhe në Bashkimin Sovjetik dhe Bullgari, diskutim që u quajt shumë i dobishëm për historianët shqiptarë. Pati 50 diskutime nga rusët dhe 20 nga bullgarët. Në vëllimin e parë pati ndikim të veçantë Prof. A. F. Millor dhe diskutimet kryesore të historianëve sovjetikë. Përveç kësaj profesor Millor punoi gjatë dy muajve bashkë me redaksinë në Shqipëri në përgatitjen e atij vëllimi. Vrejtjet e bëra në Moskë e Sofie u morën parasysh edhe në ripunimin e vëllimit të dytë, i cili në formën përfundimtare pësoi ndryshime rrënjësore në krahasim me maketin. Ato kishin të bënin me: 1- Çeshtja e periodizimit Si në Moskë dhe në Sofie pati pikpamje të ndryshme, por çeshtja u zgjidh në bashkëpunim me Prof.