Populli u çua nga skëterra
Populli u çua nga skëterra
George Xhumari
Një javë përpara se të bëheshin zgjedhjet e para pluraliste, një muaj pasi
kishin hequr statujën e qoftëlargut unë isha 15 vjeç dhe ngaqë bënte miting PD-ja
tek shkolla ime Partizani, i emocionuar për heqjen e bustit thashë një poezi, që
mbase s’kishte ndonjë bukuri letrare, por ishin fjalët e një adoleshenti antikomunist,
që përjetonte aktin heroik të popullit tiranas për heqjen e statujës dhe dua t’i
ndaj me ju me rastin e 25 vjetorit të atij momenti historik.
“Fjalë të thjeshta rreshtuar në poezi, por që e kanë treguar krejt
realitetin e asaj kohë dhe mllefin e popullit për diktatorin, dalin sinqerisht,
ndoshta pa shumë art siç e thotë vetë autori, por godasin. E falënderoj Gjergjin
që më dha të drejtën e publikimit të kësaj poezie në blogun tim.”
Roald
A. HYSA
“Zgjohu popull të thërret Atdheu
Se Enveri na gënjeu
Na mashtroi keq qafiri
Tha do hamë me lugë floriri
Zgjohu popull erdhi momenti
Që të hiqet monumenti
I armikut, diktatorit
Që të dha ndjenjën e terrorit,
S’kishe bukë e të qante fëmija
Duhej të thërrisje Rroftë Partia
S’kishe mish, s’të pëlqente gjiza
Krahë hapur të priste Bulqiza
Dhe kur s’të pëlqen talloni
Të priste polici dhe rajoni
I sëmurë tuj shkri prej të nxehtit
Thuj jam mirë po plas prej shëndetit
Je tuj vdek thuj jam për së mbari
Se ndryshe të pret litari...
Kohët e fundit kish rrit flokët
Ky vampir që hante shokët
Me Qemalin e filloi
fort te zverku e kafshoi.
Te nesërmen zu me qa si fëmija
Ç’ke Enver i tha Nexhmija
Mbaje veten bëhu trim
Mos e qaj të dashtmin tim
Sa të liga kanë ngjarë,
nga komandant e komisar
I urryer, i mallkuar
Ç’poshtërsi që pat treguar
Vrau, preu e shkretoi
Botën me gjak e mbuloi.
Nuk la të zezë pa bërë
Mbyti Shqipërinë të tërë.
Tash e ndjejnë se i iku koha
E ndjejnë se po i merr lumi
Prandaj thotë Pranvera Hoxha
U çuan kafshët nga gjumi...
Po vërtetë moj Pranvera
U çua populli nga skëterra
Ku e pati lënë yt atë
Duke e vrarë ditë e natë...
Por ikën-ikën ato vite
Kur na vritnit për një fjalë
Kur shpata mbi krye ndriste
E një zë pas na thoshte ndal...
Ikën vitet e robërisë
Po vijnë ditët e lirisë
Po vijnë kohërat fisnike
Kur fryn erë demokratike...
E nga ta dija unë një
15 vjeçar, se çdo të bëhej më pas, thjesht ëndërroja dhe Zoti bëftë më të mirën
për Popullin tim të shumëvuajtur... Amin!
Courtesy of George
Xhumari
Comments
Post a Comment