Posts

Showing posts with the label profet

Drita e Zotit

Image
Drita e Zotit- Muhamedi alejhi salatu ue selem Nga errësirat e shekujve në heshtje vjen një kumbim, I pazëshëm luhatet nëpër hapësirat qiellore Mentarët dhe të urtët qiellit i drejtohen në meditim, Asgjë s’u bën përshtypje prej lodrave fëminore. Nga vetja i kthejnë sytë të shohin sa më mirë Por vështrimi ngadalë iu kthehet mbrapsht i molisur, Asgjë nuk shohin më dhe ngjajnë si të mpirë Megjithëse natyra përreth me ngjyra është e harlisur. Të humbur, të mpirë ata dhe të shpërqendruar Koten e tunden rreth vetes ashtu t’ rraskapitur... Më kot përpiqen e lodhen ata duke kërkuar, Tërmeti shkallmon shpirtrat e tyre të tronditur. O ZOT, krijues i pashoq i kësaj gjithësie, Me hap të drejtohemi e TI drejt nesh me vrap, Sado mundohemi me ngulmin e një fëmije, Madhështinë Tënde me mend askush nga ne s’e kap. Kudo i hedhim sytë mbushur e ke me mrekulli, Me male, shpend, yje, lule tokën e ke ngjyrosur, Në zemrat tona TI ke futur shumë dashuri Ta...

Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi

Image
Morali “i harruar” i Profetit tonë alejhi salatu ue selem si model suksesi “Unë jam dërguar për të përsosur moralet e larta... Muhamedi alejhi salatu ue selem .” Synimi i moraleve të mira është që t’ia lehtësojnë jetën njeriut dhe në shoqëri të arrihet një mirëkuptim më i madh i grupimeve të ndryshme të saj. Në vijim po ju përcjell një diskutim publik me hoxhë Dorian Balliu nga Elbasani mbi një hadith të Profetit tonë të dashur Muhamedit alejhi selam. Diskutimi me hoxhën na sjell në vëmendje, se do të ishte mirë, jo vetëm mirë, por një domosdoshmëri, një detyrim për të gjithë ne që e duam Profetin alejhi selam, jo vetëm të pajisemi me moralet e larta profetike, por këto morale t’i jetësojmë sa më realisht dhe me nijetin e pastër dhe sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Mendoj se është e nevojshme, që fillimisht të nisi një fushatë sensibilizuese në rrjetet sociale mbi këtë temë e më pas të ngrihet një mexhlis i madh, ku të diskutohet e të përcillen moralet e larta të më të ...

Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam

Image
Karakteristika të profetit Muhamed alejhi selam /3 15) Besim i fortë dhe mbështetja tek Allahu xh.sh. Ebu Bekri r.a. ka thënë: “U shikoja këmbët paganëve, kur ishim në shpellë (në shpellën Theur). Unë thashë: O Profet i Allahut xh.sh., nëse dikush prej tyre e hedh shikimin poshtë te këmbët e veta, ai do të na shohë. I Dërguari i Allahut xh.sh. tha: “ O Ebu Bekër, a nuk e di se kur janë dy persona, Allahu i Madhëruar është i Treti i tyre .” (Muslimi nr. 1584) 16) Shpirtbutësia dhe dhembshuria. Ebu Katadeh r.a. ka thënë: “I Dërguari i Allahut ndërsa po e kryente faljen mbante në krahë një vajzë të vogël, e cila quhej Umame, e bija e Ebul Asit. Kur ai përulej në ruku, e ulte atë në tokë dhe kur ngrihej e mbante sërish në krahë. (Buhari nr. 5650) 17) Thjeshtësimi dhe lehtësimi. Enesi r.a. thoshte se i Dërguari i Allahut xh.sh. ka thënë: “ Unë e fillova faljen, me qëllim që ta zgjasja atë, por dëgjova një të qarë fëmije. Atëherë unë e shkurtova namazin, sepse un...

Fjala e Lamtumirës e Profetit Muhamed alejhi selam

Image
Fjala e Lamtumirës e Profetit Muhamed alejhi selam në Malin e Arafatit gjatë Haxhit të fundit Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit O njerëz, dëgjoni se çfarë do t’ju them, se nuk e di a do t’ju takoj më në këtë vend pas këtij viti! O njerëz, frikësojuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e kurbaneve në emër të Allahut. Vërtet, gjaku, nderi dhe pasuria janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend. Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e personalitetit. Njeriu është vepër madhështore e Allahut. Mjerë ai që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së Tij! O njerëz, ju sigurisht do t’i ktheheni Allahut të Madhëruar dhe Ai do t’ju thërrasë të përgjigjeni për veprat dhe punën tuaj. O besimtarë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatke...

Muhamedi i Derguari i fundit...

Image
MUHAMEDI alejhi salatu ue selam Muhamedi personi me i larte i te gjithe koheve eshte nje fletepalosje e shperndare ne vitin 2006 ne formen e nje reagimi qytetar ndaj fyerjeve qe iu bene ne Danimarke dhe Evrope profetit tone te dashur Muhamed alejhi salatu ue selam... mund ta lexoni ne vijim.

Islamofobia dhe presionet

Image
Bota muslimane nën presionin e qarqeve islamofobike sërish ( Një film krejtësisht i trilluar me nxitje të qarta islamofobike kuptohet që nuk synon të vërtetën, por reagimin e ashpër të botës muslimane. Vazhdimisht gishti mediatik është ngritur ndaj ekstremizmit dhe radikalizmit të Islamit, e fatkeqësisht kësaj i kanë shërbyer ndjenjat euforike të disa muslimanëve .) Një film krejtësisht i sajuar dhe i trilluar me akuza të rreme mbi Profetin Muhamed alejhi selam dhe muslimanët si terrorista e vrasës ordinerë ka ngjallur zemërimin e të gjithë botës muslimane. Reagimet kanë qenë tejet të ashpra madje edhe kanë kaluar në ekstrem, ku janë sulmuar ambasadat amerikane në disa vende muslimane pa qenë ato përgjegjësit e drejtpërdrejt të këtij filmi irritues e fyes ndaj profetit tonë të dashur alejhi selam. Fatkeqësisht vrasja e diplomatëve amerikanë në Benghazi ka përkuar edhe me përkujtimet e 11 shtatorit dhe kështu duke krijuar konotacione negative e për pasojë duke e rritu...

Resul-Allahu

Image
Muhamedi, figura më unikale e historisë njerëzore Hyrje Për Muhamedin është shkruar shumë dhe vazhdon të shkruhet edhe gjatë kësaj kohe që po shkruaj këto radhë modeste për të Dërguarin e fundit të Zotit, Muhamed ibn Abdullahun a.s.. Në këtë varg temash përreth Islamit nuk kisha se si të mos shkruaja disa mendime rreth jetës së njeriut që i diktoi njerëzimit idetë, mendimet dhe e shtriu influencën e tij shpirtërore në një hapësirë gjeografike bukur të madhe që nis nga Maroku e përfundon në Malajzi e deri në Ishujt Filipine. Të shkruash për figurën e tij nuk arrin asnjë herë që ta shterosh nga fillimi deri në fund dhe të japësh një mendim të plotë për jetën e tij por edhe pa e trajtuar nuk mund ta linim dhe jam munduar ta kap nga disa këndvështrime kryesore me të cilat ndikimi i tij vazhdon të ndihet edhe sot në ditët tona pas rreth 1.350 vjetësh që Ai është ndarë nga kjo botë dhe ka ndërruar jetë. Jeta e Muhamedit (Paqja dhe bekimet e Zotit qofshin mbi të) është më e sakt...